William Walker

Viliam Voker shprehet pesimist për të ardhmen e procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë

Shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, gjatë kohës së luftës në vitet 1998-1999, Viliam Voker sanksionet e vendosura kundër Kosovës i cilëson si të padrejta. Ai thotë se është e pazakonshme që një vendi demokratik t’i vihen sanksione nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Konsideroj që masat ndëshkuese apo sanksionet, sido që t’i quani ato, janë të padrejta ndaj Kosovës. Masa ndëshkuese u vihen atyre shteteve që i shkelin ligjet ndërkombëtare, siç është rasti me Rusinë. Nuk është normale që BE-ja dhe Amerika  ta sanksionojnë një vend demokratik siç është Kosova. Kjo është me të vërtetë diçka e pazakonshme. Voker  shprehet pesimist për të ardhmen e procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, pasi Beogradi zyrtar  nuk është akoma i gatshëm ta njoh pavarësinë e Kosovës. Për çfarë dialogu jemi duke folur? Krerët shtetërorë serbë e kanë bërë të qartë se nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës. Si mund të jesh optimist për të ardhmen e dialogut kur Serbia nuk është e gatshme të ndryshojë. Tani shikoni se çfarë qasje destruktive ka Serbia, ndërsa Perëndimi i bën presionin vendit më demokratik në rajon, saktësoi Voker.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …