Lajmet

Sot para trupit gjykues të Gjykatës Speciale, në Hagë, po mbahet seanca gjyqësore kundër krerëve të luftës së UÇK-së

Sot në Gjykatën Speciale ka filluar gjyqi kundër krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi

Sot para trupit gjykues të Gjykatës Speciale, në Hagë, po mbahet seanca gjyqësor kundër krerëve të luftës së UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.  Gjykimi ka  filluar në një seancë të mbyllur ku po dëgjohet dëshmitari i katërt në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të …

Më shumë...

Edi Rama e ka quajtur budalla dhe hajvan, Fredi Belerin, pas deklaratës së tij se do të helenizojë Himarën

Kryeministri, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama ka reaguar kundër  kandidatit të  Berishës e Metës në grupin  “Bashkë Fitojmë” për Himarën,  Fredi Beleri, pas deklaratës së tij  se do të helenizojë Himarën. Edi Rama iu përgjigj me gjuhë të ashpër, Fredi  Belerit, duke e cilësuar atë si kandidatin më analfabet dhe më …

Më shumë...

Deputeti, Fatmir Humolli, ka deklaruar se Vetëvendosja e ka acaruar shoqërinë dhe ka nxitur konflikte të brendshme të panevojshme

Fatmir Humolli

Deputeti, Fatmir Humolli, ka deklaruar se Vetëvendosja  e ka acaruar shoqërinë dhe ka nxitur konflikte të brendshme, të panevojshme. Ai  thotë se çështjet, sikur ajo e veteranëve dhe punëtorëve të arsimit, kanë mundur të zgjidhen shumë lehtë dhe pa arrogancë pasi që këto grupe kanë qenë për ardhjen në pushtet …

Më shumë...

Kryeministri Albin Kurti e Martin Berishaj kanë pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Radman

Kryeministri, Albin Kurti dhe ambasadori, Martin Berishaj, kanë  pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grliq Radman, me të cilin kanë  biseduar edhe për procesin e dialogut me Serbinë. Sipas njoftimit të Qeverisë, Albin Kurti e ka njoftuar diplomatin kroat se në takimin e fundit të …

Më shumë...

Nenad Rashiq: Çdo proces i marrëveshjes për Asociacionin duhet të jetë i bazuar në Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës

Rashiq: Asnjëherë më parë nuk ka pasur ndarje kaq të madhe dhe urrejtje në mes të serbëve në Kosovë

Ministri për Komunitete dhe Kthim,  në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, deklaroi se çdo proces i marrëveshjes duhet të jetë i bazuar në Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Duke folur për draft-propozimin e Ekipit Menaxhues, ai  tha se ata do duhej të ishin në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, për …

Më shumë...

Fredi Beleri, është njëri prej të dyshuarve pjesëmarrës në “Masakrën e Peshkëpisë”, në vitin 1994, ku u vranë dy ushtarakë shqiptarë

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Himarën, Fredi Beleri, njëri prej personave të dyshuar pjesëmarrës në “Masakrën e Peshkëpisë”, në vitin 1994, ku u vranë dy ushtarakë shqiptarë, në një intervistë për gazetën Protothema i mëshon tezës së Helenizimit. “Është jetike për helenizmin e Himarës që t’i tejkalojë pengesat që …

Më shumë...

Krerët e UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimit, sot sërish do të dalin para trupit gjykues, në Hagë

Sot në Gjykatën Speciale ka filluar gjyqi kundër krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi

Krerët e UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimit, sot sërish do të dalin para trupit gjykues. Gjykimi ndaj tyre do të vazhdojë me dëgjimin e dëshmitarit të radhës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Në këtë proces deri tani janë dëgjuar tre dëshmitarë të Prokurorisë të …

Më shumë...

Në mesin e disa modeleve të propozuara, Albin Kurti, zgjodhi që vizionin e tij ta bazojë në modelin kroat për pakicat

Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, hodhi poshtë draftin e prezantuar nga Ekipi Menaxhues, në tavolinën e dialogut në takimin e 2 majit në Bruksel. Ai  paraqiti vizionin e tij për themelimin e Asociacionit. Në mesin e disa modeleve evropiane të propozuara, ai zgjodhi që vizionin e tij ta bazojë në …

Më shumë...

Nuredin Ibishi: Bllokimi i hyrjeve në Komunat e Veriut nga strukturat serbe, sjellë tensione, por Policia duhet të veprojë

Nuredin Ibishi

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi thotë se prapa veprimeve të fundit të strukturave paralele ilegale në veri të vendit për të penguar qasjen në objektet e komunave në Zubin Potok dhe në Zveçan qëndron sërish presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe Këshilli serb i Sigurisë. Sipas tij, kjo me …

Më shumë...

Rrezarta Krasniqi: Çdo ditë po shihet se çfarë krimi e korrupsioni po del në sipërfaqe nga Qeveria Kurti

Albin Kurti: Pavarësia është arritur përmes luftës dhe sakrificës, por pavarësia jonë duhet të rritet vetëm përmes punës

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka akuzuar Qeverinë Kurti, për korrupsion. Ajo përmendi rastin e ambasadorit të Kosovës,  në Kroaci, Martin Berishaj, ku sipas saj, e ka skandalin me 4 milionë euro transaksione të dyshimta, e po ashtu edhe drejtorin e KEK-ut, Nagip Krasniqi, për të cilin tha se “ende …

Më shumë...

Nicholas Abbott: Tani është koha që Kosova të propozojë zyrtarisht një draft-statut për Asociacionin

Nicholas Abbott: Anglia mirëpret dëshirën e Kosovës që të jetë pjesë e NATO-s, po ka shumë punë për tu bërë

Ambasadori i Britanisë së madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, është cituar të ketë deklaruar se është koha që Kosova të propozojë zyrtarisht një draft-statut për Asociacionin, duke u mbështetur në vizionin e kryeministrit, Albin Kurti, të prezantuar javën e kaluar. Draft-statuti i ri duhet të jetë po ashtu në përputhje …

Më shumë...

Edi Rama u shpreh i bindur për fitoren e Partisë Socialiste në shumicën e bashkive të vendit

Edi Rama: Si mundet dikush të kafshojë të vdekurit për të nxjerrë përfitime politike?

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka zhvilluar një takim me qytetarët në Elbasan të cilëve u ka bërë thirrje që të votojnë për kandidatin, Gledian Llatja, duke theksuar se kandidatët të cilët përfaqësojnë Metën dhe Berishën kanë qëllimin vetëm për të mbajtur peng bashkitë. Edi Rama u shpreh i …

Më shumë...

Kancelari, Olaf Scholz, i bëri thirrje BE-së, që t’i mbajë premtimet ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor për integrimin e tyre

Kancelari i Gjermanisë,  Olaf Scholz, i bëri thirrje Bashkimit Evropian që t’i mbajë premtimet ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor për integrimin e tyre. Në një fjalim para Parlamentit Evropian për të ardhmen e Evropës, Scholz, bëri thirrje edhe për vazhdimin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Evropa duhet …

Më shumë...

Antonio Guterres: Nuk shoh asnjë mundësi aktuale për arritjen e një armëpushimi për luftën, në Ukrainë

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres apelon për “një plan global vaksinimi” kundër Covid-19

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka deklaruar se nuk sheh asnjë mundësi të menjëhershme për arritjen e një armëpushimi gjithëpërfshirës për luftën në Ukrainë pasi të dyja palët janë të bindura se mund të fitojnë. Guterres, i cili ndodhet  për një vizitë në Spanjë, tha  se OKB-ja po …

Më shumë...

Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin, ka mbajtur një fjalim në Sheshin e Kuq të Moskës, në shënim të Ditës së Fitores kundër nazizmit

Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin, sot më 9 maj,  ka mbajtur një fjalim në Sheshin e Kuq të Moskës për të shënuar Ditën e Fitores kundër nazizmit. Ai fjalimin e tij filloi duke uruar komandantët e operacionit special ushtarak duke shtuar se Dita e Fitores është një festë për të …

Më shumë...

Rezoluta për Kosovën e Serbinë janë temat për të cilat po diskuton sot Parlamenti Evropian, në një seancë plenare, në Strasburg

Parlamenti Evropian: Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, njohja nga të gjitha shtetet e BE-së do të ishte në dobishme

Temat për të cilat diskuton sot Parlamenti Evropian, në një seancë plenare,  që po i zhvillon punimet  në Strasburg janë  dy rezoluta, një  për Kosovën, tjetra për Serbinë. Votimi për to, ndërkaq, do të bëhet të mërkurën. Ky diskutim dhe këto rezoluta do të jenë të fundit me këtë përbërje …

Më shumë...