Edi Rama: Si mundet dikush të kafshojë të vdekurit për të nxjerrë përfitime politike?

Edi Rama u shpreh i bindur për fitoren e Partisë Socialiste në shumicën e bashkive të vendit

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka zhvilluar një takim me qytetarët në Elbasan të cilëve u ka bërë thirrje që të votojnë për kandidatin, Gledian Llatja, duke theksuar se kandidatët të cilët përfaqësojnë Metën dhe Berishën kanë qëllimin vetëm për të mbajtur peng bashkitë. Edi Rama u shpreh i bindur për fitoren e PS-së në shumicën e bashkive. Ai  tha se do vijojnë investimet dhe projektet e propozuara, dhe nga ana tjetër ambiciet e Metës dhe Berishës për të fituar do zvogëlohen gjithmonë e më shumë. Një gjë është e sigurt pas 14 majit, të nesërmen fitorja e kryetarëve tanë të bashkive do jetë gjëja më e mirë që mund t’u ndodhë jo vetëm socialistëve. Qytetet do pastrohen, do vazhdojnë punën. Do vazhdojmë gjithë projektet e mëdha, do shtojmë numrin e turistëve që vijnë në këtë zonë, ku më parë nuk bëhej fjalë për turistë. Dhe non grata bashkë me florinin do shohin që do u zvogëlohen ambiciet. Dhe drejtësia që ka vonuar aq shumë për ta, çdo ditë e më shumë ka më pak shanse për të harruar”- tha Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …