Gjykatësi paraprak i Gjykatës Speciale në Hagë, ia ka vazhduar masën e paraburgimit, Pjetër Shalës, i cili po akuzohet për gjoja krime lufte në Kosovë. Sipas vendimit të gjyqtarit paraprak lirimi nga paraburgimi i Pjetër Shalës, paraqet rrezik të arratiset, ta pengojë ecurinë e procedurave gjyqësore ose rreziku i kryerjes …
Më shumë...Lajmet
Sot nuk ka vdekur asnjë i infektuar me virusin korona, janë paraqitur 3 raste të reja, janë shëruar 23 të infektuar
Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 321 testime sa janë bërë në nivel vendi, 11 të dyshuar kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore nuk ka …
Më shumë...Në Danimarkë, kritikohet marrëveshja me Kosovën për burgjet, ministri që e nënshkroi, Nik Hakerup, ka dhënë dorëheqje
Ministrja e Drejtësisë, Albulenë Haxhiu. më 26 prill ka nënshkruar traktatin për t’ia dhënë Danimarkës me qira 300 qeli në burgun e Gjilanit, por kjo marrëveshje është kritikuar në Danimarkë, madje ministri që e nënshkroi atë, Nuk Hakerup ka dhënë dorëheqje nga posti. Marrëveshja është kritikuar nga disa organizata të …
Më shumë...Gjenerali Christopher Cavoli është emëruar në postin e gjeneralit kryesor të trupave amerikane në Evropë
Gjenerali, Christopher Cavoli, i cili mban detyrën e shefit të forcave të ushtrisë amerikane në Europë dhe Afrikë, është emëruar nga Presidenti Joe Biden për të mbajtur postin e gjeneralit kryesor amerikan në Evropë, si dhe kreun e Komandës Amerikane në Kontinentin e Vjetër. Sapo të konfirmohet nga Senati, Cavoli …
Më shumë...Ursula von der Leyen zbuloi planin e bllokut evropian për të ndalur importet e naftës dhe bankave ruse në Evropë
Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen zbuloi planin e bllokut evropian për të ndalur importet e naftës dhe bankave ruse, si pjesë e pakos së re të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Kremlinit, pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë. Sipas zonjës Leyen, ndalesa ka për qëllim “presionin maksimal” …
Më shumë...Tani kur Rusia për interesat e veta arsyeton pavarësinë e Kosovës, Sali Berisha kërkon të dëbohet ambasadori rus nga Tirana
Tani kur Rusia për interesat e veta arsyeton pavarësinë e Kosovës, dhe pranon verdiktin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, personi non grata i amerikanëve, Sali Berisha kërkon që Shqipëria ta dëbojë ambasadorin e Rusisë nga Tirana dhe të mos lejojë turistët rusë në Shqipëri, edhe pse nuk ka fare fuqi …
Më shumë...Kancelari, Olaf Sholz, pret në takime të ndara kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Sholz, sot do të presë në selinë e tij, në Berlin, në takime të ndara kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Scholz fillimisht pritet të takohet fillimisht me Kurtin, ku në qendër të diskutimeve do të jetë koordinimi i mëtejshëm mbi …
Më shumë...Gjermania do të mbështesë pranimin e Finlandës dhe Suedisë në aleancën ushtarake të NATO-s
Gjermania do të mbështesë pranimin e Finlandës dhe Suedisë në aleancën ushtarake të NATO-s, u tha krerëve të qeverive respektive kancelari gjerman Olaf Scholz. Sanna Marin dhe Magdalena Andersson, kryeministrat e Finlandës dhe Suedisë, morën pjesë dje në një takim të kabinetit gjerman në Meseberg. “Është e qartë se nëse …
Më shumë...Wolfgang Petritsch: Qëllimi i kancelarit, Olaf Sholz në takimin e sotëm është t’i kontribuojë zgjidhjes së çështjeve, në Ballkan
Ish-i dërguari i Bashkimit Evropian për Kosovën, Volfgang Petritq, vlerëson se qëllimi i kancelarit gjerman, Olaf Sholz me takimin e sotëm në Berlin është që t’i kontribuojë zgjidhjes së çështjeve të pazgjidhura në Ballkan. Ai do që të parandalojë “hapjen e fronteve të reja pas shpërthimit të luftës në Ukrainë”. …
Më shumë...Eksperti për Ballkanin Bodo Veber thotë se është tejet e vështirë, që sot të pritet ndonjë përparim në dialogun mes Kosovës e Serbisë
Eksperti për Ballkanin dhe bashkëpunëtor i lartë i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Berlin, Bodo Veber, ka deklaruar se është shumë e vështirë të pritet ndonjë përparim në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës. Weber thekson se nëse do të kishte iniciativë dhe vullnet politik në nivelet më të larta …
Më shumë...Janusz Bugajski: Takimi në Berlin në mes të Albin Kurtit dhe Aleksander Vuçiqit nuk do të zgjidhë asgjë
Njohësi amerikan i rrethanave ndërkombëtare, Janusz Bugajski, thotë se takimi në Berlin në mes të Albin Kurtit dhe Aleksader Vuçiqit nuk do të zgjidhë asgjë, nëse nuk përfshihet njohja e pavarësisë së Kosovës. “Takimi nuk do të zgjidhë asgjë, pasi është kryesisht një politikë simbolike me tre qëllime. Së pari, …
Më shumë...Haradinaj kërkoi përgjegjësi dhe llogari nga kryeministri, Albin Kurti, për refuzimin e rreshtimit të Kosovës me Amerikën
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka pyetur kryeministrin. Albin Kurti pse nuk është duke marrë pjesë në një ngjarje në Uashington ku sipas tij po diskutohet për largimin e gazit rus. Ai e ka pyetur Kurtin se ose Kosova nuk është duke marrë pjesë në këtë ngjarje. Haradinaj kërkoi …
Më shumë...Kryeministri Kurti bashkëbisedoi me avokatët e ekipeve mbrojtëse të shqiptarëve të akuzuar nga Gjykata Speciale në Hagë
Në ditën kur u njoftua se Gjykata Speciale ka bërë të ditur se Zyra e Prokurorit Special ka dorëzuar aktakuzën e ndryshuar kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, kryeministri i vendit, Albin Kurti bashkëbisedoi me të gjithë avokatët dhe bashkë-avokatët e ekipeve mbrojtëse të shqiptarëve të …
Më shumë...Taulant Balla: Nuk i marr parasysh propozimet ë një politikani si Sali Berisha që e ka mbyllur ciklin e tij politik
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, ka folur për mediat pas deklaratës së Sali Berishës lidhur me propozimet për sanksionet ruse. Balla u shpreh se nuk merren parasysh propozimet ë një politikani që e ka mbyllur ciklin e tij politik dhe hedh tullumbace populiste për të marrë …
Më shumë...Prokuroria sot ka dorëzuar në Gjykatën Speciale, një aktakuzë të re, kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit
Zyra e Prokurorit të Gjykatës Speciale sot ka dorëzuar në Gjykatë, një aktakuzë të re, të ndryshuar, kundër katër krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Në aktakuzën e re, prokurori Xhek Smith ka përfshirë disa krime të paragjykuara në Therandë dhe në Gjilan, për …
Më shumë...Kryeministri, Edi Rama, në Ditën Botërore të Shtypit, nuk i ka kursyer kritikat kundër disa gazetarëve në vend
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Ditën Botërore të Shtypit, nuk i ka kursyer kritikat, shpifjet dhe trillimet kundër disa medieve në vend. Ai thotë se në Shqipëri nuk ka media të intimiduara apo gazetarë të cilëve u pengohet liria. Përkundrazi, në vend ka gjithnjë e më shumë viktima të …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
