Lajmet

Philip Kosnett: Duam që Kosova të jetë partner i fuqishëm në rajon, brenda Evropës dhe në botë

Ambasadori Kosnett

Ambasada amerikane në Prishtinë ka shënuar sot 245-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për shkak të gjendjes me pandeminë COVID-19, ceremonia është mbajtur në formë virtuale. Ambasadori Phillip Kosnett në fjalën e tij ka përkujtuar vlerat e demokracisë për të ndërtuar një shoqëri të drejtë …

Më shumë...

Konfirmohen 9 raste të reja me virusin korona, shërohen 12 qytetarë dhe një i sëmurë e humb jetën

Konfirmohen 9 raste të reja me virusin korona, shërohen 12 qytetarë dhe një i sëmurë e humb jetën

9 raste të reja janë konfirmuar së fundi sa i përket infektimit me virusin COVID-19. Si pasojë e këtij virusi në 24 orëshin e fundit ka humbur jetën një pacient, ndërsa sotë janë shëruar 12 pacientë. Tani për tani janë gjithsej 160 raste aktive ndërsa janë vaksinuar gjithsej 205 mijë …

Më shumë...

Në ditë pas marrjes së detyrës se kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi bën homazhe në Prekaz

Në ditë pas marrjes së detyrës se kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi bën homazhe në Prekaz

Në ditë e pas marrjes së detyrës, i pari i PDK-së, Memli Krasniqi bashkë me familje kanë bërë homazhe në Prekaz. Krasniqi gjatë ditës së djeshme ka arritur që të zgjedhet Kryetar i kësaj partie me shumicë votash nga delegatët pjesëmarrës në Konventën zgjedhore të kësaj partie. Në votim morën …

Më shumë...

Fatmir Limaj: Shembulli më i mirë për t’u ndjekur nga shtetet dhe kombet, është pikërisht Amerika

Fatmir Limaj: Shembulli më i mirë për t’u ndjekur nga shtetet dhe kombet, është pikërisht Amerika

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar popullin amerikan për 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë. Ai ka thënë se shembulli më i mirë për t’u ndjekur nga shtetet dhe kombet, janë pikërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kombi amerikan, që ngërthejnë në vete vlerat dhe idealet më civilizuese, …

Më shumë...

Sipas Instituti Riinvest, në 10 vitet e fundit, remitencat kanë arritur vlerën mbi 7 miliardë euro

Shënojnë ngritje remitencat nga diaspora në pesë mujorin e parë të këtij viti krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020

Dërgesat nga bashkatdhetarët sivjet kanë shënuar një trend rritës dhe pritet që deri në fund të vitit të arrijnë mbi 1 miliard euro. Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, në tre mujorin e parë të këtij viti remitencat kanë arrit shumën 250 milionë euro ose rreth 60 milionë euro më shumë …

Më shumë...

Në kazermat e FSK-së sot është ngritur flamuri amerikan në nderim të Ditës së Pavarësisë së Amerikës

Në kazermat e FSK-së sot është ngritur flamuri amerikan në nderim të Ditës së Pavarësisë së Amerikës

Në nderë të Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve, në kazermat e FSK-së sot është ngritur flamuri amerikan. Kështu ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj. Ai ka thënë se ka marrë vendim që në të gjitha kazermat e FSK-së të ngritet flamuri amerikan në kujtim dhe nderim të …

Më shumë...

Vlora Çitaku uron Shtetet e Bashkuara të Amerikës më rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë

Vlora Çitaku uron Shtetet e Bashkuara të Amerikës më rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë

Ish-ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Ditën e Pavarësisë. Ajo ka shkruar se Kosova i është përjetësisht mirënjohëse Amerikës për miqësinë dhe mbështetjen që i dha popullit shqiptar. “Gëzuar 4 korrikun për të gjithë miqtë tanë amerikanë! Kosova është përjetësisht mirënjohëse …

Më shumë...

Adil Behramaj: Opozita ta dërgojë në Kushtetuese kryetaren Osmani për rastin e shkarkimit të Valdete Dakës

Adil Behramaj kërkon nga opozita që ta dërgojë në Kushtetuese kryetaren Osmani për rastin e shkarkimit të Valdete Dakës

Adil Behramaj, ish-këshilltar i ish-presidentit Thaçi po e sheh me një sy tjetër urimin që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i bëri Memli Krasniqit për zgjedhjen në krye të PDK-së. Me anë të një postimi në Facebook, Behramaj ka thënë se Kurtit i ka konvenuar më së paku lëvizja përpara …

Më shumë...

Bekim Haxhiu: Vaksinave që Kosova i ka pranuar Norvegjia tashmë u ka dalë afati i përdorimit

Bekim Haxhiu: Opozita e ka të vështirë të mbajnë qëndrim konstant ndaj veprimeve jokonstante të kryeministrit Kurti

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka denoncuar se vaksinat që pranoi Kosova nga Norvegjia janë të dala afati. Siç pretendon ai, këtyre vaksinave u ka dalë afati i përdorimit më datë 30 qershor, teksa disa të tjerave u skadon më 30 korrik. “Me qëllim të mbrojtjes së shëndetit dhe jetës …

Më shumë...

Avdullah Hoti: Kushdo që e refuzon marrëveshjen e Washingtonit, promovon interesa ruse e kineze

Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka komentuar raportin e studimit të fizibilitetit të realizuar nga ekspertët amerikan lidhur me përdorimin e liqenit të Ujmanit nga Kosova e Serbia. Hoti thotë se kushdo që e refuzon marrëveshjen e nënshkruar në Amerikë, promovon interesa ruse e kineze. E një refuzim të tillë …

Më shumë...

Qeveria i thërret qytetarët që të vaksinohen dhe të aplikojnë për vaksinimin kundër virusit korona

Qeveria i thërret qytetarët që të vaksinohen dhe të aplikojnë për vaksinimin kundër virusit korona

Qeveria e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19. Me anë të një postimi është thënë se sasitë e vaksinave po shtohen vazhdimisht, andaj qytetarët e kualifikuar duhet të vaksinohen sipas grupeve prioritare të vaksinimit. Me këtë rast, qeveria ka ftuar qytetarët që të regjistrohen në …

Më shumë...

Kryeministri, Albin Kurti takohet me senatoren amerikane nga shteti i Iowa-s, Joni Ernst

Kryeministri, Albin Kurti takohet me senatoren amerikane nga shteti i Iowa-s, Joni Ernst

Republika e Kosovës vlerëson partneritetin strategjik dhe mbështetjen e vazhdueshme në të gjitha fushat nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është e përkushtuar për të forcuar këtë partneritet, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takimin me Senatoren nga shteti i Iowa-s, Joni Ernst. Në njoftimin e Zyrës së …

Më shumë...

Mediat turke shkruajnë se pas disa muajsh, kryetari Erdogan do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Shqipëri

Mediat turke shkruajnë se pas disa muajsh, kryetari Erdogan do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Shqipëri

Zëdhënësi i presidencës turke, Ibrahim Kalin ka zhvilluar të premten një takim në Tiranë me kryeministrin Edi Rama. Kjo u bë e ditur nga mediat turke. Ibrahim  Kalin ai që ka deklaruar se Turqia është në bashkëpunim me Shqipërinë në industrinë e mbrojtjes, duke saktësuar se “paqja dhe stabiliteti i …

Më shumë...

Pas zgjedhjes së kryetarit të ri, Memli Krasniqi, PDK miratoi deklaratën politike me 23 pika

Pas zgjedhjes së kryetarit të ri, Memli Krasniqi, PDK miratoi deklaratën politike me 23 pika

Partia Demokratike e Kosovës sot ka mbajtur Konventën e 10-të zgjedhore. Me këtë rast kryetar i partisë  u zgjodh Memli Krasniqi. Pas zgjedhjes së Kryetarit, PDK ka miratuar edhe një Deklaratë Politike e cila  përmban 23 pika. Përmes kësaj Deklarate, PDK shpreh krenarinë për origjinën e saj politike që buron …

Më shumë...

Çitaku: PDK-ja ka nevojë për reformim dhe duhet të ofrojë alternativë për kërkesat që kërkon dekada e re

Vlora Çitaku

Anëtarja e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish ambasadorja e vendit tonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka deklaruar se PDK-ja ka nevojë për reformim dhe duhet të ofrojë alternativë për kërkesat që kërkon dekada e re. “Në të njëjtën kohë duhet të punojmë fuqishëm për t’u …

Më shumë...

Një delegacion i Kongresit amerikan, që udhëhiqet nga senatorja republikane, Joni Ernst po viziton vendin tonë

Një delegacion i Kongresit amerikan, që udhëhiqet nga senatorja republikane, Joni Ernst po viziton vendin tonë. Ambasada amerikane në Prishtinë i ka deklauar Radioos Evropa e Lirë se gjatë qëndrimit në Kosovë, delegacioni i kongresit amerikan do takohet me liderët qeveritarë, sipërmarrësit vendas dhe partnerët e tjerë kosovarë për të …

Më shumë...