Lajmet

Kuvendi mban sot seancë plenare ku pritet të votoher sërish projektligji për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së

Kuvendi

Kuvendi i Kosovës do t’i mbajë dy seanca plenare ku pritet të votohen dy projektligje të rëndësishme. Duke nisur në orën 10:00, do të provohet të votohet në parim projektligji për rimëkëmbjen ekonomike, i cili ka dështuar në dy seancat e kaluara të marrë votat e nevojshme. Deputëtët sërish do …

Më shumë...

Krasniqi: Vetëvendosja do t’i ketë votat e PDK-së për rrëzimin e qeverisë, sapo ta sjellë zyrtarisht në Kuvend mocionin

Memli Krasniqi: Është mirë të kthehemi edhe njëherë të qytetarët dhe ta marrim vlerësimin e tyre

Lëvizja Vetëvendosje do t’i ketë votat e PDK-së për rrëzimin e qeverisë, sapo ta sjellë zyrtarisht në Kuvend mocionin, thotë deputeti i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi. “Ne nuk e kemi votuar Albin Kurtin për kryeministër dhe kur ka ardhë një propozim me e heqë prej kryeministrit, e kemi votuar. Nuk …

Më shumë...

BE u kërkon vendeve anëtare të ndërmarrin hapa për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit në vendet e tyre

BE u kërkon vendeve anëtare të ndërmarrin hapa për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit në vendet e tyre

Zyrtarët evropianë të shëndetësisë u kërkuan të enjten në Bruksel vendeve anëtare të ndërmarrin hapa për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit në vendet e tyre për të parandaluar rikthimin e masave të izolimit, të cilat ata i konsideruan shkatërruese për ekonominë. Ata thanë se me afrimin e motit të ftohtë …

Më shumë...

Abbott: Sjellja e dokumenteve konfidencial në zyrat e OVL-UÇK-së është duke u organizuar nga dikush

Nicholas Abbott: Institucionet e drejtësisë në Kosovë të punojnë më shumë për ndjekjen e krimeve të luftës

Nicholas Abbott, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, ka folur rreth zhvillimeve të fundit të Dhomave të Specializuara të Hagës. Ai është pyetur si e sheh punën e Dhomave Specializuara, ku ka thënë se këtyre ditëve është duke u parë një episod tjetër. “Jemi duke parë dokumente që po …

Më shumë...

Mirosllav Lajçak bën të ditur së hënën vazhdon dialogu Kosovë-Serbi, takohen negociatorët Hyseni – Gjuriq

Mirosllav Lajçak

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak ka konfirmuar se të hënën do të zhvillohet takimi mes shefave të ekipeve negociatore të këtyre dy vendeve. Koordinator shtetëror i Kosovës për dialogun me Serbinë, në nivel ekspertësh është, Skender Hyseni, derisa pala serbe përfaqësohet nga …

Më shumë...

Avdullah Hoti: Kryetari i vendit duhet të zgjedhet kur të vije koha, kandidatura e Haradinajt është e hershme

Hoti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti  ka komentuar çështjen e zgjedhjes së kryetarit të Kosovës. “Çështja e presidentit duhet të zgjidhet kur të vije koha, pra në shkurt, dhe është obligim që 120 deputetët e Kosovës ta zgjedhin atë”, ka pohuar Hoti. Ndër tjerash Hoti nuk e ka komentuar kandidaturën e …

Më shumë...

Kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi thotë se janë dy rrugë për votimin e Projektligjit për rimëkëmbjen ekonomike

Berat Rukiqi: Manipulimi statistikor nuk po ndalet, një shifër të ngadalësimit të inflacionit, në një muaj të vetëm kjo qeveri e quan sukses

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se janë dy rrugë për votimin e Projektligjit për rimëkëmbjen ekonomike. Ai ka shkruar se rruga e parë është miratimi në lexim të parë dhe pastaj amandamentimi përmbajtësor në leximin e dytë, ndërkaq rruga e dytë, është tërheqja e versionit …

Më shumë...

Sot në Kosovë janë konfirmuar 63 raste të reja me virusin korona ndërsa janë shëruar 87 pacientë të tjerë

Covid

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 592 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 63 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast …

Më shumë...

Komisionarja e BE-së, Stella Kirjakides i bënë vendeve anëtare që të forcojnë urgjentisht masat anti-COVID

Komisionarja e BE-së për Shëndetësi, Stella Kirjakides i bënë vendeve anëtare që të forcojnë urgjentisht masat anti-COVID

Bashkimi Evropian u bëri thirrje sot vendeve anëtare që të forcojnë urgjentisht masat për të kontrolluar vatrat e reja të epidemisë dhe për të shtypur valën e re të koronavirusit. “Të gjitha vendet duhet të zbatojnë menjëherë dhe me kohë masat në shenjat e para të pikave të nxehta të …

Më shumë...

12 infermierët e FSK-së e përfundojnë misionin e tyre 30 ditësh në ofrimin e shërbimeve për pacientët me COVID

12 infermierët e FSK-së e përfundojnë misionin e tyre 30 ditësh në ofrimin e shërbimeve për pacientët me COVID

Dymbëdhjetë infermierë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë përfunduar misionin e tyre 30 ditësh në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për pacientët me COVID në Klinikën Infektive, Pulmologjisë dhe Mjekimin Intnesiv Qendror Covid të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Me rastin e përfundimit të këtij misioni, Valbon Krasniqi, ushtrues i …

Më shumë...

Selimi diskuton me shefin e Zyrës së KE-së, Frank Power për funksionalizimin e Gjykatës Komerciale

Selimi diskuton me shefin e Zyrës së Këshillit të Evropës, Frank Power në lidhje me ecurinë e ligjit për funksionalizimin e Gjykatës Komerciale

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi sot është takuar me shefin e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Frank Power dhe zyrtarë të KiE-së, të cilët i ka informuar në lidhje me ecurinë e ligjit për funksionalizimin e Gjykatës Komerciale, procesin e hartimit të raportit nga grupi punues për llogaridhënie …

Më shumë...

Arrestohet nga EULEX-i Sali Mustafa, ish-epror i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Llapit

Arrestohet nga EULEX-i Sali Mustafa ish-epror i UÇK-së në Zonën Operative të Llapit

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-shefi i inteligjencës së FSK-së, Sali Mustafa, është arrestuar. Këtë e kanë konfirmuar zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Ibrahim Shala, që thotë se ende nuk ka informatë zyrtare. “Po e konfirmojmë arrestimin e zotit Sali Mustafa zyrtar civil në Ministrinë e Mbrojtjes. Si …

Më shumë...

MEA nënshkruan marrëveshje me Fondacionin e Milleniumit të Kosovës për kualitet të ajrit

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit nënshkruan marrëveshje me Fondacionin e Milleniumit të Kosovës për kualitet të ajrit

Në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit sot u nënshkrua një Marrëveshje Mirëkuptimi mes ministrisë dhe Fondacioni i Milleniumit të Kosovës. Në këtë marrëveshje që u nënshkrua nga ministri i MEA-së, Blerim Kuçi dhe drejtori ekzekutiv i FMK-së, Petrit Selimi, parashihet që të përkrahet aktiviteti “Dig Data”, që ka të bëjë …

Më shumë...

Hoti: Nuk e di nëse do të takohemi më 28 shtator në Bruksel por për Asociacionin nuk do të diskutohet më

Hoti

Kryeministri Avdullah Hoti në një konferencë për media ka mohuar zërat se do të flitet për Asociacionin në Bruksel. “Për Asociacionin, kjo temë nuk diskutohet është mbyllur me marrëveshjen e 2013. Nuk hapet kjo temë”, ka thënë Hoti. I pyetur nëse do të mbahet takimi i ardhshëm në Bruskel, ai …

Më shumë...

Ministri Krasniqi: Do ta luftojmë informalitetin dhe krimin e organizuar në çdo pëllëmbë të Republikës së Kosovës

Ministri Krasniqi: Do ta luftojmë informalitetin dhe krimin e organizuar në çdo pëllëmbë të Republikës së Kosovës

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi së bashku me bashkëpunëtorë, ka vizituar sot pikën kufitare Jarinjë, që ndodhet në pjesën më veriore të vendit në kufirin me Serbinë. Ai bisedoi me pjesëtarët e Doganës dhe Policisë së Kosovës, me ç’rast ka përgëzuar ata për punën e tyre profesionale që …

Më shumë...

Mark Ellis: Gjykata Speciale po rrezikohet, ajo mund të bllokohet tërësisht

Gjykata Speciale

Drejtori ekzekutiv i Shoqatës Ndërkombëtare të Avokatëve, me seli në Londër, dhe ekspert i së drejtës penale ndërkombëtare, Mark Ellis, duke folur lidhur me shpërndarjen e dokumenteve sekrete të Gjykatës Speciale ka deklaruar se kjo  është një krizë e vërtetë”. “Ky është frikësim i pastër dhe sulm mbi gjyqin, mbi …

Më shumë...