Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpjeguar arsyen e vizitës në Paris dhe në Berlin në ditët e fundit, ndërsa ka njoftuar se ata që sajuan lajmin se ndodhej në spital, i sëmurë do i dërgojë në gjyq. “Në fund të ditës idetë për politikë mund të na ndajnë, por …
Më shumë...Lajmet
Gordon Bardosh, nuk beson se në këtë vit mund të arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë
Ndihmësdrejtori në Institutin Hariman të Universitetit Kolumbia, Gordon Bardosh, ka thënë se nuk është optimist që këtë vit mund të arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Eksperti për Evropën Juglindore, i ka thënë “Radios Evropa e Lirë”, se në Prishtinë dhe Beograd mungojnë kapacitetet politike për të arritur një …
Më shumë...Ministri, Endrit Shala e vendos Kosovën në fokus të investitorëve francezë
Ministri i tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala mori pjesë në simpoziumin lidhur me investimet në Kosovë, të organizuar nga Klubi afarist France Albanie Bussiness (FAB) dhe Klubi afarist frankofon në Kosovë . Në fjalimin e tij në këtë simpozium, ministri Shala tha se Kosova si një shtet i ri ka …
Më shumë...Arkivi i Kosovës nga 25 deri më 29 mars 2019 do të hap dyert e veta për publikun
Arkivi i Kosovës nga 25 deri më 29 mars 2019 ka planifikuar të hap dyert e veta për publikun. Java e arkivit të hapur organizohet për të sensibilizuar opinionin e gjerë lidhur me rëndësinë dhe punën e arkivit si institucion. Këtë javë Arkivi i Kosovës ka shënuar ditën e themelimit …
Më shumë...Haradinaj: Nëna Nurije është shembulli më i mirë i një nëne shqiptare, që i ka rritur djemtë e saj jo për vete, por për atdhe
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka marr pjesë në varrimin e nënës së heroit të kombit, Edmond Hoxha, Nurije Hoxhës. Ai ka thënë se nëna Nurije është shembulli më i mirë i një nëne shqiptare, që i ka rritur djemtë e saj jo për vete, por për atdhe “Nëna Nurije …
Më shumë...Kuvendi i Kosovës unanimisht e ka miratuar rezolutën për pezullimin e aktivitetit të kazinove dhe lojërave në vend
Kuvendi i Kosovës e ka miratuar sot rezolutën për pezullimin e aktivitetit të kazinove dhe lojërave të fatit në vend. Pozitë e opozitë në Kuvendin e Kosovës, kanë mbështetur rezolutën e propozuar për pezullimin e aktivitetit të kazinove dhe lojërave. Deputetët kanë votuar me 74 vota për (një pa kartelë), …
Më shumë...Glauk Konjufca kërkon Qeveria e Kosovës, që ta kthejë prapa koncept dokumentin për lojërat e fatit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka kërkuar nga qeveria e Kosovës, që ta kthejë prapa koncept dokumentin për lojërat e fatit ku thuhet se përmes hapjes së tyre do të ulet papunësia dhe do të ndalet edhe dhuna në familje. “Ky konceptdokumenti i qeverisë për kazino është i mjerueshëm, …
Më shumë...Mbahet Akademia përkujtimore në 20 vjetorin e rënies heroike të heroit të kombit, Asllan Fazliu
Nën përkujdesjen e Kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi sot në Bibliotekën Kombëtare është mbajtur Akademi përkujtimore në 20 vjetorin e rënies së heroit të kombit Asllan Fazliu. Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci në 20 vjetorin e rënies se dëshmorit i kujtoi të gjithë dëshmorët e martirët e Gradicës. Posaçërisht heroin …
Më shumë...Veseli thotë se fati i qytetarëve tanë nuk është Kazino e as lojërat e fatit, por është puna dhe zhvillimi ekonomik
Kryekuvendari Veseli ka thënë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit se rezoluta që do të miratohet sot në Kuvend për mbylljen e kazinove dhe lojërave të fatit, duhet të zbatohet menjëherë nga Qeveria, ndërsa ka kërkuar nga Policia dhe organet tjera të zbatimit të ligjit ti ndërmarrin të gjitha masat. …
Më shumë...MASHT në vitin 2018 realizimi i objektivave është arritur 68% krahasuar me vitin 2017 ku realizimi i tyre ka qenë 55%
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, me mbështetje të GIZ-CDBE (Zhvillimi i Kapaciteteve në Arsimin Fillor), kanë publikuar raportin e vlerësimit të Planit Strategjik të arsimit për vitin 2018. Me këtë rast, është bërë e ditur se në vitin 2018 realizimi i objektivave është arritur 68 përqind, krahasuar me vitin …
Më shumë...Në Viti po mbahet manifestimi “Flakadani i Karadakut” i cili ka filluar dje dhe do të zgjasë deri më 26 mars
Në qytetin e Vitisë, po mbahet manifestimi, “Flakadani i Karadakut” i cili ka filluar dje dhe do të zgjasë deri me 26 mars. Dje u bë hapja solemne e manifestimit dhe ndezja e flakadanit në sheshin, “Nijazi Azemi”. Sot mbahen garat rajonale të recituesve në sallën e Kuvendit në Shtëpinë …
Më shumë...Në 20-vjetorin e rënies së dëshmorëve dhe martirëve të Kotlinës, më 24 mars 1999, mbahen aktivitete përkujtimore
Në 20-vjetorin e rënies së dëshmorëve dhe martirëve, më 24 mars 1999, në fshatin Kotlinë, në përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi dhe në bashkëpunim më Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Kaçanik si dhe Këshillin Organizativ të fshatit Kotlinë organizohet Akademi përkujtimore. Në …
Më shumë...Në 20-vjetorin e rënies përkujtohet dëshmori, Ismet Asllani, Komandant i Logjistikës në Zonën Operative të Llapit gjatë luftës
Familja e dëshmorit të kombit, Ismet Asllani, komandant i Logjistikës në Zonën Operative të Llapit, i njohur gjatë luftës më pseudonimin “Prapashtica”, më anë të një njoftimi ka bërë të ditur se më 24 mars 2019, në 20 vjetorin e rënies heroike të dëshmorit, Ismet Asllani do të organizohen nderime …
Më shumë...OAK jep rekomandimet lidhur me Projektligjin e Punës
Analiza e Projektligjit të Punës dhe Rekomandimet e Odës së Afarizmit të Kosovës, ishin qëllimi i konferencës për media të mbajtur gjatë ditës së sotme nga OAK. Qëndresa Ibrahimi koordinatore në OAK, tha se Ligji i Punes ka për qëllim të rregulloj të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga marrëdhënia …
Më shumë...Ri-inxhinjerimi i Zyrës Kadastrale Komunale Vushtrri
Duke aspiruar ngritjen e kualitetit të shërbimeve të cilat Zyrat Kadastrale Komunale ofrojnë për qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës, Agjencia Kadastrale e Kosovës ka trajtuar secilën mënyrë për ofrimin e ndihmës adekuate për këto zyra. Kjo është arritur si përmes investimeve në trajnime për stafin Komunal që kryen …
Më shumë...Klubi afarist, “France Albanie Bussiness”, e shpreh interesimin për të investuar në Kosovë
Ambasada e Francës në Kosovë, ka bërë të ditur se Klubi afarist, “France Albanie Bussiness”, në bashkëpunim me Klubin afarist frankofon në Kosovë , do të organizojë sot më 22,03,2019 në Prishtinë, një simpozium lidhur me investimet në Kosovë. “France Albanie Business” tubon biznesmenë nga Shqipëria dhe Franca dhe organizon …
Më shumë...