Ali Ahmeti

Sot në Shkup, Ali Ahmeti, u rizgjodh në krye të Partisë së Bashkimit Demokratik për Integrim edhe për katër vite

Në një atmosferë që më shumë i ngjante një tubim përmbyllës të  fushatave zgjedhore me prezencë të mijëra përkrahësve, Kongresi i katërt zgjedhor i Bashkimit Demokratik për Integrim që u mbajt sot në Shkup rizgjodhi njëzëri,  Ali Ahmetin në krye të kësaj partie  edhe për katër vitet e ardhshme.

Mbi 800 delegatë që ishin të pranishëm  në Kongres, në këmbë dhe me duartrokitje, votuan në përkrahje të Ali Ahmetit që t’i prijë Bashkimit Demokratik për Integrim në fitore të reja. Në Kongres u zgjodhën edhe anëtarët e organeve të reja partiake, Kongresit i vazhdimësisë,  Këshilli Kombëtar, Komisioni qendror zgjedhor si dhe Këshilli i Përgjithshëm i cili më pastaj në mbledhjen e vet konstituive zgjedh kryesinë e partisë, nënkryetarët dhe sekretarët.  Kongresin e nderuan edhe partitë politike LSDM, VMRO, NSDP, LDP, PDSH, RDK, TDP, PS e Shqipërisë, PD e Shqipërisë, LSI, PD e Kosovës, Vetëvendosja, Nisma, përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar dhe të organizatave ndërkombëtare dhe të tjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …