Partia Demokratike e Kosovës, përmes një komunikate për medie ka bërë me dije se e vlerëson lartë angazhimin e partive politike për ta gjetur një zgjidhje për demarkacionin. “Partia Demokratike e Kosovës vlerëson lart angazhimin e partive politike parlamentare për arritjen e konsensusit nacional për ratifikimin e Marrëveshjes për Shënimin …
Më shumë...Lajmet
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit shtyhet për të premten, në orën 10:00
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit shtyhet për të premten, në orën 10:00. Seanca ishte paraparë të fillonte dje në orën 11:00, është shtyrë për nesër në orën 10:00. Këtë e bëri të ditur kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, në një adresim të tij para deputetëve. Ai si gjithnjë shprehu optimizmin …
Më shumë...Ditmir Bushati nuk merr pjesë në Konferencën e Ministrave të jashtëm të Ballkanit për shkak se nuk është ftuar Kosova
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati ka refuzuar ftesën për të marrë pjesë në Konferencën e Ministrave të jashtëm të Ballkanit Perëndimor. Ai i ka bërë të ditur ministrit boshnjak Igor Crnadak, se shpreh keqardhjen e tij për mosrespektimin e formatit të 6 vendeve të …
Më shumë...Amerika i ka bërë thirrje Edi Ramës që të shmangë, gjuhën e pakujdesshme
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë thirrje Shqipërisë që të shmangë, atë që ata e quajnë “gjuhë të pakujdesshme”, pasi kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, propozoi që Kosova dhe Shqipëria të kenë një kryetar dhe politikë të përbashkët të sigurisë. Edi Rama gjatë fjalimit të tij në Kuvendin …
Më shumë...Tomë Gashi: Aktvendimi i vetëm i drejtë është vërtetimi i pafajësisë për të gjithë aktivistët e Vetëvendosjes
Tomë Gashi, avokati i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqit, ka bërë me dije se Gjykata e Apelit në Prishtinë ka përfunduar seancën në të cilën ka shqyrtuar ankesën e tij për katër aktivistët e kësaj lëvizje, të cilët dyshohen për sulmin mbi objektin e Kuvendit të Kosovës. Gashi ka …
Më shumë...Mbahet takimi i parë i Asamblesë së kryetarëve dhe gjyqtarëve mbikëqyrës të gjykatave
Është mbajtur sot takimi i parë i Asamblesë së kryetarëve të gjykatave dhe gjyqtarëve mbikëqyrës nën udhëheqjen e kryesuesit Bashkim Hyseni – kryetar i Gjykatës Themelore në Ferizaj. Gjatë këtij takimi, janë diskutuar një mori sfida të cilat e përcjellin sistemin gjyqësor në Kosovë, duke filluar nga pika e parë …
Më shumë...Kryetari Thaçi: Ratifikimi i dermakacionit me Malin e Zi, do të thyejë përgjithmonë izolimin e Kosovës
Kryetari i Kosovës Hashim Thaçi ka shkruar në një postim të tij se ratifikimi i dermakacionit me Malin e Zi, do të thyejë përgjithmonë izolimin e Kosovës pasi që krejt bota është duke na shikuar. “Ratifikimi i marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, sot në Kuvendin …
Më shumë...Fajon: Jam duke e ndjekur me interes të madh debatin dhe votimin e demarkacionit në Kuvendin e Kosovës
Deputetja në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, ka thënë se është duke e përcjell me interes të madh debatin dhe votimin e demarkacionit në Kuvendin e Kosovës. “Jam duke e ndjekur me interes të madh debatin dhe votimin e demarkacionit në Kuvendin e Kosovës. Uroj gjithë të mirat për miqtë, partnerët …
Më shumë...Rasim Selmanaj: Nëse raporti i komisionit të Bulliqit nuk bëhet sot me ligj, vota ime është kundër
Komplikohen gjërat, deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj thotë se nëse raporti i komisionit të Shpejtim Bulliqit nuk votohet, ai do të jetë kundër. “Nëse raporti i komisionit Bulliqi nuk bëhet sot me ligj, vota ime është kundër!”, ka thënë Selmanaj, raporton lajmi.net. Kundër futjes në votim të këtij raporti kanë …
Më shumë...Vetëvendosje dorëzon kallëzim penal në Prokurori ndaj kryetarit Thaçi për cenimin e territorit të Kosovës
Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur me anë të një komunikate për media se sot ka dorëzuar në Prokurori kallëzim penal ndaj kryetarit të vendit Hashim Thaçi për cenimin e territorit të Kosovës. “Lëvizja VETËVENDOSJE! sot, 22 shkurt, dorëzoi kallëzimin penal për Presidentin Hashim Thaçi për shkak të dyshimit të …
Më shumë...Ministri Hasani mori pjesë në finalizimin e dokumentit të zbatimit të “Strategjisë së Evropës Juglindore 2020”
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasni, mori pjesë në takimin për finalizimin e dokumentit programues të zbatimit të “Strategjisë së Evropës Juglindore 2020”, që është realizuar nëpërmjet një procesi të sigurimit të të dhënave të mbledhura nga një sërë burimesh nëpërmjet cikleve të strukturuara vjetore, me pjesëmarrjen e një …
Më shumë...Ministri Tahiri: Kosova, i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që kompenson viktimat e krimit
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur sot në takim anëtarët e Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit, në shënim të Ditës Evropiane të Viktimave të Krimit. Duke qenë i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që ka Ligj për Kompensimin e Viktimave të Krimit, ministri Tahiri ka shprehur përkushtimin …
Më shumë...Banorë të fshatit Velikë, në Malit të Zi, përtej Qafës së Çakorrit, nuk pajtohen me marrëveshjen e re për kufirin
Banorë të fshatit Velikë, i cili gjendet në shpatet në pjesën e Malit të Zi, menjëherë përtej Qafës së Çakorrit, në kufirin me Kosovën, kanë deklaruar se nuk do të lejojnë luajtjen e kufirit as për një metër në dëm të Malit të Zi. Shkas për tubimin protestues është aneks …
Më shumë...Sulmohet me bombë ambasada e Amerikës në Podgoricë të Malit të Zi
Një person i panjohur ka hodhi një pajisje shpërthyese në ndërtesën e ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Podgoricë, konfirmoi Qeveria e Malit të Zi. Sulmi ndodhi sot të mëngjes. Një person i panjohur bëri vetëvrasje me një pajisje shpërthyese. Para kësaj, ai hodhi një pajisje shpërthyese nga kryqëzimi pranë …
Më shumë...Qeveria e Kosovës ndanë 6 milionë euro për kompleksin memorial ”Adem Jashari” në Prekaz
Pas alarmit të ngritur në opinionin publik se Kulla e Jasharëve në Prekaz rrezikon që të shembet Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin për ndarjen e mjeteve të nevojshme financiare për rinovimin e saj. Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë deklaruar se për kompleksin memorial “Adem Jashari” janë ndarë 6 milionë …
Më shumë...Seanca e jashtëzakonshme për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi të mbahet sot në orën 11:00
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka miratuar kërkesën e kryeministrit Ramush Haradinaj, që seanca e jashtëzakonshme për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi të mbahet sot në orën 11:00. Partnerët e koalicionit qeverisës, PDK-ja, AAK-ja, Nisma Socialdemokrate dhe AKR-ja, kanë konfirmuar se deputetët e tyre do ta votojnë këtë …
Më shumë...