Brickos

Srebrenica

23 vjet nga gjenocidi serb në Srebrenicë, ku janë vrarë mbi 8.000 njerëz të pafajshëm

Komemoracioni për boshnjakët e pësuar gjatë kohës së ofensivës së forcave serbe në Srebrenicë në korrik të vitit 1995 do të mbahet sot në Qendrën memoriale Potoçar. Fillimi është caktuar në ora 11.30 kur delegacione të shumta do të vendosin lule dhe bëjnë homazhe ndaj viktimave. Pastaj do të pasojë ceremonia fetare e komemoracionit dhe varrosja e mbetjeve mortore të 71 viktimave të identifikuar vitin e kaluar. Viktima më e re e cila do të varroset këtë vit është një djalë 16 vjeçar, derisa Shahin Haliloviq i cili ka pasur 71 vjeç kur është vrarë, është viktima më e moshuar i cili do të varroset sot në Potoçar. Gjykata ndërkombëtare për drejtësi në Hagë më 2007 në aktvendimin sipas ankesës së BeH-së kundër ish-Republikës Socialiste të Jugosllavisë ka konstatuar se në Srebrenicë më 1995 ka ndodhur gjenocid ku janë vrarë mbi 8.000 njerëz.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …