leoni

Lajmet

Janë mbytur 267 veta nga pasojat e tërmetit katastrofal në Italinë qendrore

Janë mbytur 267 veta nga pasojat e tërmetit katastrofal në Italinë qendrore

Deri tani konsiderohen të mbytur nën rrënoja  267 veta nga pasojat e tërmetit katastrofal në Italinë qendrore. Ky është bilanci i fundit aktual  zyrtar i deklaruar gjatë konferencës së shtypit nga Drejtoria e Mbrojtjes Civile. 207 viktima janë rekuperuar në Amatriçe, 11 në Accumoli e 49 në qytezën e Arquata …

Më shumë...

Në Cizre të Turqisë janë vrarë 8 policë, mbi 45 të tjerë janë plagosur

Në Cizre të Turqisë janë vrarë 8 policë, mbi 45 të tjerë janë plagosur

Një makinë bombë ka shpërthyer jashtë një ndërtese të policisë në qytetin Cizre të Turqisë, me ç rast janë vrarë  tetë policë dhe mbi 45 të tjerë janë plagosur. Tash për tash nuk dihet se  kush e ka kryer sulmin, por mediat turke kanë fajësuar militantët e Partisë së Punëtorëve …

Më shumë...

Azem Syla është liruar nga paraburgimi

Azem Syla

Avokati, Tomë Gashi ka konfirmuar lajmin për lirimin nga paraburgimi të ish Komandantit të luftës së UÇK-së, Azem Syla, i akuzuar nga EULEX-i gjoja për krim të organizuar. Ai bashkë me Nuhi Ukën, Arton Vilën, Hajrullah Berishën, Avni Maxhunin e Sabedin Haxhiun,  obligohen  që një herë në javë të lajmërohen …

Më shumë...

Vetëvendosja: Një vit pas nënshkrimit – “Zajednica” e demarkacioni janë ndalur

Vetëvendosja

Në një kumtesë të Vetëvendosjes thuhet se “në fundin e gushtit të vitit të kaluar, Isa Mustafa e Hashim Thaçi, Kosovës ia kurdisën dy dëme shumë të mëdha; marrëveshjen për themelimin e “Zajednicës” dhe atë për demarkacionin me Malin e Zi, që parasheh humbje të territorit të Kosovës. Qeveria kishte …

Më shumë...

Bujar Cakolli sjell fakte lidhur me punësimet e kundërligjshme në komunën e Prishtinës

Bujar Cakolli

Sekretari i Degës së PDK-së në Prishtinë, Bujar Cakolli në konferencën për media, ku janë paraqitur fakte të reja për punësimet e paligjshme në Komunën e Prishtinës nga ana e kryetarit Shpend Ahmeti dhe Vetëvendosjes, ka bërë të ditur se sjellë fakte të reja lidhur me denoncimet që i ka …

Më shumë...

Çitaku: Takimet e Këshillit të Sigurimit për Kosovën, janë humbje kohe

Vlora Çitaku: Deklarata e Vuçiqit për masakrën e Reçakut është çmenduri dhe e papranueshëme

Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka mbajtur seancën e radhës ku është paraqitur Raporti tremujor për situatën në vendin tonë. Gjatë fjalës para të pranishmëve, ambasadorja, Vlora Çitaku ka theksuar se takimet e Këshillit të Sigurimit për Kosovën, janë humbje kohe. Kosova është një republikë e …

Më shumë...

Në Kleçkë u ekspozua vetura e Komandant Kumanovës

Në Kleçkë u ekspozua vetura e Komandant Kumanovës

Në kuadër të shënimit të Ditës së Brigadës 121, në kompleksin e varrezave të dëshmorëve të UÇK-së, “Ismet Jashari-Kumanova”, në Kleçkë u ekspozua vetura e Komandant Kumanovës. Ekspozimi i veturës është përcjellë me homazhe në varrezat e dëshmorëve të kombit si dhe me përurimin e librit “Në çdo lis një …

Më shumë...

Simiq: Lista Serbe mund të mos marrë pjesë në votimin për demarkacionin

Deputeti serb, Igor Simiq: Vjosa Osmani i ka ndjekur korridoreve të Kuvendit deputetët serbë për t'i siguruar votat

Kryetari i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, Sllavko Simiq ka paralajmëruar se deputetët e subjektit politik që ai drejton mund të mos marrin pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës në të cilen do të hidhet për votim Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi. Ai i ka deklaruar …

Më shumë...

Marashi: Atdhetarët e vërtetë nuk po vlerësohen si duhet e tradhtarët po inkurajohen

Pren Marashi: “Kokat” e shtetit që nuk e duan UÇK-në, sot në Koshare edhe familjarët e dëshmoreve nuk i lejuan të shkojnë para tyre

Duke komentuar zhvillimet e fundit në vend që kanë të bëjnë me demarkacionin me Malin e Zi, eprori i shquar i UÇK-së, Pren Marashi ka shfaqur shqetësimin e tij se atdhetarët e vërtetë nuk po vlerësohen si duhet ndërkohë që po inkurajohen tradhtarët. Atdhetarëve po ju humbasin vlerat. Evropa inkurajon …

Më shumë...

Degët e partive politike në Pejë i kanë dhënë mbështetje protestës kundër Demarkacionit

Protesta në Pejë kundër demarkacionit

Degët e të gjitha partive politike në Pejë i kanë dhënë mbështetje protestës kundër Demarkacionit me Malin e Zi, e cila do të mbahet në këtë qytet. Përfaqësues të të gjitha subjekteve politike nga qendra e qytetit të Pejës kanë bërë thirrje për protestë për të kundërshtuar ratifikimin e marrëveshjes …

Më shumë...

Protestë në Prishtinë kundër emërimit të Vuk Jeremiqit në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së

Vuk Jeremiq

Të indinjuara dhe revoltuara me paralajmërimet se kush mund të ketë pozitën më të rëndësishme në Organizatën e Kombave të Bashkuara në të ardhmen e afërt, organizata të shumta në Kosovë kanë paralajmëruar se më 3 shtator do të protestojnë në Prishtinë. Protesta do të bëhet kundër emërimit të Vuk …

Më shumë...

Kryetari Thaçi ka shfaqur bindjen se Marrëveshja për Demarkacionin do të marr votat e nevojshme

Hashim Thaçi

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi ka shfaqur bindjen se Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi do të marr votat e nevojshme. Ai ka thënë se në seancën e Kuvendit të Kosovës më një shtator, kjo marrëveshje do të ratifikohet. Sipas kryetarit të vendit, Hashim Thaçi, Marrëveshja për Demarkacionin me …

Më shumë...

Rafuna: SHBA-të kanë investuar mbi tre milion euro në Doganën e Kosovës

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Lulzim Rafuna, priti në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie. Në takimin në mes tyre u bisedua për punën dhe të arriturat e doganës në zbatimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Me këtë rast, drejtori i Përgjithshëm i Doganave, …

Më shumë...

Qeveria mbajti mbledhjen e radhës

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhjen e radhës gjatë së cilës morë vendim t’i ndaj një milion euro për trajtimin e sëmundjes gungore të gjedhit e cila është shfaqur në Kosovë. Trajtimi parasheh vaksinimin e të gjitha gjedheve. Gjatë mbledhjes së sotme, kabineti qeveritar vendosi sot që të ndajë mjetet për …

Më shumë...

Haradinaj: Fushata e Thaçit, Mustafës dhe Veselit për Demarkacionin është antikushtetuese

Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se fushata që po bënë kryetari i vendit, Hashim Thaçi, kryeministri, Isa Mustafa dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli për ta imponuar nënshkrimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, është antikushtetuese. Kjo është shkelje flagrante e Kushtetutës. …

Më shumë...

Në Raportin e KS të OKB-së do të flitet për Demarkacionin dhe moszabtimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel

Këshilli i Sigurimit të UN

Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të mbaj sotmbajë seancën e tij tremujore për Kosovën.Në faqen zyrtare të Këshillit, thuhet se ekziston mundësia që në mledhjen e Këshillit të Sigurimit Kosova të përfaqësohet nga ambasadorja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ndërsa Serbia të …

Më shumë...