Lajmet

Partitë në pushtet kërkojnë të zhvillohet debat për Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë paralajmëruar se do të zhvillohen takime intensive të partive politike me qëllim të krijimit të një koncenzusi kombëtar për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për të gjithë për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi. Ndërkohë, …

Më shumë...

Haradinaj: Marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi duhet të hedhet poshtë

Ramush Haradinaj

Duke folur për demarkacionin me Malin e Zi, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka ripërsërit se kjo marrëveshje duhet të hedhet poshtë. Gjatë intervistës për Radion e Lirë ai ka kërkuar që të formohet një komision qeveritar që të gjendet zgjidhja për këtë çështje para muajit …

Më shumë...

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar interpelancë për kryeministrin Isa Mustafa

Vetëvendosja

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga kryeministri, Isa Mustafa që të vije në interpelancë në Kuvendin e Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje njofton se arsye e thirrjes së kryeministrit Isa Mustafa në interpelancë ka të bëjë me ndërtimin e lagjes “Lugina e Diellit” në pjesën veriore të vendit dhe situatën e përgjithshme në …

Më shumë...

Hoxha: Do të angazhohem që të forcojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

Në kuadër të emërimeve të reja në Qeverinë e Kosovës, ministri i deritanishëm i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ia dorëzoi këtë post ministres të sapo emëruar në këtë pozitë, Dhurata Hoxhës. Duke folur për këtë, ministri, Hajredin Kuçi tha se emërimi i Dhurata Hoxhës në postin e ministres së Drejtësisë është …

Më shumë...

Edi Rama: PD-ja po tallet me partnerët strategjikë të Shqipërisë, Amerikën dhe BE-në

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një konferencë për shtyp pas propozimit të ri të Partisë Demokratike për reformën në drejtësi, theksoi se nuk habitet “nga refuzimi i radhës”, pasi PD-ja “i ka dhënë sinjalet që nuk e do reformën”. “Partia Demokratike e ka bojkotuar procesin për një kohë të …

Më shumë...

Përçarje në PD pas refuzimit të përmbajtjes së Reformës në drejtësi

Përçarje në PD pas refuzimit të përmbajtjes së Reformës në drejtësi

Ka përfunduar me debate të ashpra mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Disa nga deputetët  kanë kërkuar arsyet pse ndryshoi qëndrim e djathta në lidhje me Reformën në Drejtësi. Deputetë që i kanë dalë kundër kryetarit Basha janë Majlinda Bregu, Genc Ruli, Astrit Patozi por dhe të …

Më shumë...

Ilir Meta dekoron Gjukanoviqin e Malit të Zi, ndërkohë opozita pro serbe injoron dhe fyen shqiptarët

Ilir Meta dekoron Gjukanoviqin e Malit të Zi, ndërkohë opozita pro serbe injoron dhe fyen shqiptarët

Në kuadër të vizitës së tij zyrtar në Podgoricë, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta u prit nga kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq me të cilin vlerësuan, sikur thanë ata, ecurinë e marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve. Meta theksoi se progresi i Malit të Zi është …

Më shumë...

AAK dhe Nisma kthehen në Kuvend kur të vihet në rend dite ratifikimi i demarkacionit për ta kundërshtuar atë

AAK dhe Nisma kthehen në Kuvend kur të vihet në rend dite ratifikimi i demarkacionit për ta kundërshtuar atë

Në një konferencë për media,  shefat e grupeve parlamentare të  AAK-së dhe Nisma për Kosovës, Pal Lekaj dhe Valdete Bajrami bën të ditur se do të kthehen në Kuvend vetëm atëherë kur të jetë në rend dite për ratifikim demarkacioni, për ta kundërshtuar atë.   Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, …

Më shumë...

Përurohet në Tiranë libri: “Libri Prijës fetarë dhe shpirtërorë shqiptarë”, i autorit Faton Mehmetaj

Përurohet në Tiranë libri: “Libri Prijës fetarë dhe shpirtërorë shqiptarë”, i autorit Faton Mehmetaj

Në Muzeun Historik Kombëtar, në sallën e UNESCO, në Tiranë , të premten  duke filluar në ora 11:00, do të përurohet “Libri Prijës fetarë dhe shpritëror shqiptarë- bashkëjetesa ndërfetare dhe kontributi  tyre kombëtar” i publicistit dhe analistit të mirënjohur, Faton Mehmetaj.  Në këtë libër janë prezantuar biografitë e rreth 600 …

Më shumë...

Në raportin drejtuar Bundestagut për ushtarët gjermanë në veri të Kosovës, mohohet prania e shqiptarëve në veri

Në raportin drejtuar Bundestagut për ushtarët gjermanë në veri të Kosovës, mohohet prania e shqiptarëve në veri

Nga 6500  ushtarë gjermanë sa kishte në Kosovë në vitin 1999,  tani kanë mbetur  vetëm 750 ushtarë që veprojnë në kuadër të forcave paqeruajtëse të KFOR-it në vendin tonë. Mirëpo duke qenë se situata e sigurisë në vend është përmirësuar, Qeveria  gjermane do të tërheq nga Kosova edhe 100 ushtarë …

Më shumë...

Opozita do të vazhdojë edhe më tej të kundërshtojë ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi

Demarkacioni

Opozita do të vazhdojë edhe më tej të kundërshtojë ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, duke u bërë thirrje deputetëve që të mos e votojnë atë. Opozita do të përkrah çdo iniciativë që shkon në favor të zgjidhjes së çështjes, në të kundërtën do të vazhdojnë protestat …

Më shumë...

Haradinaj beson se Mali i Zi do të kontribuojë që demarkacioni me Kosovën të ketë përfundim të drejtë

Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se është i bindur që Mali i Zi do të kontribuojë që rasti i demarkacionit me Kosovën të ketë përfundim të drejtë. Haradinaj në faqen e vet zyrtare falënderoi shqiptarët në Amerikë për reagimin lidhur me refuzimin e versionit aktual të marrëveshjes së …

Më shumë...

Donald Lu i zhgënjyer me Lulzim Bashën lidhur me “ Reformën në drejtësi”

Donald Lu

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e kanë fshehur zhgënjimin me përgjigjen e opozitës, por ende nuk kanë hequr dorë nga përpjekjet për kompromis.  Pas publikimit të propozimit të ri të Partisë Demokratike, ambasadori amerikan tha se “është i zhgënjyer me përgjigjen e zotit Basha ndaj propozimit hibrid për reformën …

Më shumë...

Kanë filluar gërmimet për varrezën e dyshuar para kishës serbe të Millosheviqit, në Prishtinë

Kisha serbe

Kanë filluar gërmimet për varrezën e dyshuar para kishës serbe të Millosheviqit, në Prishtinë. Departamenti i Mjekësisë Ligjore ka filluar gërmimet afër kishës serbe, që gjendet në pronat e  Universitetit të Prishtinës. Drejtori i këtij departamenti, Arsim Gërxhaliu, ka thënë se ka dyshime se bëhet fjalë për viktima të përkatësisë …

Më shumë...

Specialistët e papunë të mjekësisë protestojnë para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, ku do të kërkojnë punë

Kuvendi i Kosovës, nuk dha pëlqimin për renovimin e sheshit “Adem Jashari”, në Prishtinë

Specialistët e papunë të shëndetësisë, përmes një njoftimi kanë bërë të ditur se sot  do të protestojnë para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, ku do të kërkojnë punë. Ata nëpërmjet një njoftimi kanë treguar se nesër pritet të vendoset për ata në Komisionin për Shëndetësi. “Presim të jetë diçka pozitive, …

Më shumë...

Kryetari Thaçi pret krijimin e Forcave të Armatosura multietnike të Kosovës

Hashim Thaci

Kryetari Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për agjencinë e lajmeve Beta, ka kërkuar nga  Kosova dhe Serbia duhet t’i përmbushin detyrimet e tyre në bazë të marrëveshjeve, që ai ka arritur në Bruksel me Ivica Daçiqin  në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, Në këtë …

Më shumë...