Politikat e MBPZHR-së në harmoni me politikat e përbashkëta bujqësore të BE-së

Politikat e MBPZHR-së në harmoni me politikat e përbashkëta bujqësore të BE-së

Objektivi kryesor i politikave të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural është zhvillimi i bujqësisë sipas modelit evropian, një bujqësi e qëndrueshme dhe konkurruese. Krahas kësaj, MBPZHR-ja përmes investimeve të saj, synon ngritjen e kapaciteteve të fermerëve dhe agrobizneseve vendore, me qëllim që prodhimet të arrijnë të plotësojnë standardet evropiane dhe të depërtojnë në tregjet e BE-së. Kështu është shprehur sot zëvendësministri i MBPZHR-së, Mevludin Krasniqi, në konferencën “MSA, sfidat dhe problemet që ballafaqohen prodhuesit vendor”, të organizuar nga Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë. Me këtë rast, zëvendësministri Krasniqi, ka thënë se mbështetja e ministrisë dhe partnerëve ndërkombëtarë për bujqësinë kosovare, ka sjellë produktivitet të lartë në sektorin e bujqësisë e bashkë me këtë edhe rritjen e cilësisë së prodhimeve.

“Në harmoni me politikat e përbashkëta bujqësore të BE-së, si dhe me legjislacionin në fuqi, MBPZHR-ja ka shënuar progres në këtë sektor dhe kemi bërë reforma strukturore që janë në përputhje me normat dhe standardet e BE-së. Po ashtu, angazhimin tonë jemi duke  e vazhduar çdo ditë në mbështetje të bujqve, fermerëve dhe prodhuesve vendor për t’ua lehtësuar sfidat me të cilat ballafaqohen ata. Madje, investimet dhe përkrahja institucionale po shkon në ngritjen e cilësisë së produkteve, gjë që është garancë që edhe produktet “Made in Kosova” të depërtojnë edhe në tregun rajonal dhe evropian”, ka thënë Krasniqi, duke shtuar se edhe eksporti i produkteve bujqësore në tregjet e huaja ka shënuar rritje nga viti në vit. Ndryshe, gjatë kësaj konference, përfaqësuesit e IADK-së kanë prezantuar edhe sfidat me të cilat ballafaqohen fermerët, agrobizneset në punën e tyre e të cilat janë të ndërlidhura me MSA.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …