Lajmet

Digjet një veturë e Ministrisë së Infrastrukturës

Persona të panjohur i kanë vënë zjarrin një veture zyrtare, pronë e Ministrisë së Infrastrukturës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë. Sipas raportit të Policisë, nuk ka të lënduar në njerëz, ndërkohë që rasti është duke u hetuar. Përndryshe, gjatë ditës së djeshme është …

Më shumë...

Shala: Kërkesat e opozitës janë të ligjshme

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ka shprehur shqetësimin për ngjarjet e fundit në Kuvendin e Kosovës. Drejtori i këtij Këshilli, Behxhet Shala i ka quajtur të papranueshme skenat e dhunës në Kuvend, meqë kjo sipas tij, po e destabilizon vendin. “Jemi në një situatë ku …

Më shumë...

Haradinaj: Nuk na ndihmoi Policia për gazin lotsjellës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kundërshtuar pretendimin e kryekuvendarit, Kadri Veseli se gjoja shefi i sigurimit të Kuvendit ka ndihmuar deputetët opozitarë për futjen e gazit lotsjellës. Sipas Haradinajt, opozita gjatë tërë kohës kërkon mbështetje nga populli, por kësaj radhe nuk kanë pasur ndihmë nga …

Më shumë...

Çaushi: Nuk do të ndalemi deri në deputetin e fundit

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Driton Çaushi ka vlerësuar se ajo çka ndodhi dje në Kuvendin e Kosovës ka qenë një mbledhje e paligjshme. Sipas fjalëve të tij, arrestimet e deputetëve janë në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit dhe Kushtetutën e Kosovës. “Ne do të vazhdojmë me këto veprime deri në deputetin …

Më shumë...

Kryetarja Jahjaga mban fjalim në Kuvend me 17 dhjetor

Kryetarja e Republikës, Atifete Jahjaga në seancën e 17 dhjetorit, në orën 11:00, do të mbajë fjalimin e saj vjetor drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Kjo u konfirmua gjatë mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, gjatë të cilës u caktua që seanca e radhës të mbahet me 14 …

Më shumë...

Mediet në Kosovë dhe në Shqipëri nuk raportojnë për viktimat civile në Siri

Mediet shqiptare në përgjithësi kanë anashkaluar dhe po anashkalojnë lajmet nga lufta e përgjakshme, në Siri, ku deri tani, bazuar në shifrat e organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut janë vrarë rreth 300 mijë sirianë, shumica dërrmuese nga radhët e popullatës civile. Përderisa mediet i japin hapësirë lëvizjes …

Më shumë...

30 ditë paraburgim edhe për deputeten, Albulena Haxhiu

Edhe deputetës tjetër të Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Në seancën e mbajtur në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, u kërkua shqiptimi i masës së paraburgimit prej 30 ditësh, kërkesë e cila u pranua nga gjyqtari i rastit. Deputetja, Albulena Haxhiu ishte arrestuar gjatë …

Më shumë...

Assadi vetëm në qytetin Dauma ka vrarë më shumë se 7500 civilë

Aktivistët për të drejtat e njeriut nga qyteti, Dauma në veri të Damaskut, kanë drejtuar një apel për ndihmë humanitare, për shkak të bombardimeve masive dhe të pandërprera  të aeroplanëve të Rusisë dhe të regjimit të Assadit. Në shënjestër të bombardimeve janë caqet civile: shkollat, spitalet, vendbanimet, në të cilat …

Më shumë...

Prokuroria: Ivanoviq ishte anëtar i grupeve ushtarake dhe paraushtarake serbe

Prokuroria në Gjykatën Themelore të Mitrovicës beson se Oliver Ivanoviq ishte anëtar i forcave ushtarake dhe paraushtarake serbe prej vitit 1998 deri në qershor të vitit 1999. Në fjalën përmbyllëse në gjykimin e politikanit serb, Oliver Ivanoviq dhe katër serbëve të tjerë që akuzohen për krime lufte ndaj shqiptarëve, prokurori …

Më shumë...

Visar Ymeri: Pushtetit aktual nuk i ka mbetur fytyrë e as legjitimitet

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, thotë se pushtetit aktual nuk i ka mbetur as fytyrë e as legjitimitet, por opozita do ta mbrojë Kuvendin për të mos e lënë klikën e zaptuesve, Mustafa, Veseli  e Thaçi, ta shndërrojnë atë në vegël të interesave të Serbisë. “Egërsia e Mustafës, Veselit e …

Më shumë...

RKL: Elitat që koketojnë me Brukselin, po e vajtojnë mos-liberalizimin e vizave

Ka kohë që liberalizimi i vizave është shndërruar në doktrinë të politikës së jashtme të Kosovës. Mungesa e vizionit për mbarësinë e vendit, duke u përqendruar në ekonominë prodhuese, është kompensuar me përpjekje të sforcuara për ‘rrugën evropiane’ të Kosovës, sintagmë kjo që përsëritet thuajse në mënyrë rituale nga krerët …

Më shumë...

Prokopis Pavlopulos: Në BE nuk ka vend për falsifikuesit e historisë

Kryetari i Greqisë, Prokopis Pavlapulos i ka tërhequr vërejtjen Maqedonisë nga vizita zyrtare në Sofje të Bullgarisë, duke thënë se BE s’ka vend për falsifikuesit e historisë. Ne jemi për perspektivën Evropiane të Maqedonisë”, u shpreh ai duke shtuar se Maqedonia patjetër duhet ta respektojë historinë. “Nuk mund të jetojmë …

Më shumë...

Thaçi zemërohet me BE-në për shkak të mos-liberalizimit të vizave

Ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi ka shprehur ‘zhgënjimin’ për vendimin e Këshillit Evropian për mos-liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. “Për mua është marrëzi nga ana e BE-së, që të mbajë të izoluar kosovarët. Këto vonesa absurde dhe të qëllimshme, jo vetëm që nxisin ekstremizmin në vend, …

Më shumë...

Arabia Saudite formoi një koalicion islamik antiterrorist prej 34 vendesh

Arabia Saudite formoi një koalicion islamik antiterrorist prej 34 vendesh duke përfshirë Egjiptin, Turqinë, Pakistanin dhe Senegalin, njoftoi sot agjencia zyrtare e lajmeve Spa që publikoi një listë të këtyre vendeve duke mos përfshirë Iranin dhe Irakun. “Ky koalicion, i drejtuar nga Arabia Saudite, do të pajiset me një qendër …

Më shumë...

KE: Nuk ka rekomandim pozitiv për liberalizimin e vizave

Këshilli Evropian nuk ka dhënë rekomandimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Në raportin që pritet të dalë së shpejti, Këshilli Evropian nënvizon rëndësinë e përmbushjes së të gjitha kushteve të përcaktuara për liberalizim të vizave. Ky Këshill përmend disa herë, se hyrja në fuqi dhe zbatimi i …

Më shumë...

Çaushogllu: Durimit të Turqisë nga provokimet e vazhdueshme ruse po i vjen fundi

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Melvul Çaushoglu, duke folur për marrëdhëniet mjaft të tendosura me Rusinë ka deklaruar se durimit të Turqisë nga provokimet e njëpasnjëshme të Kremlinit po i vjen fundi. Ne jemi për marrëdhënie të mira fqinjësore me Rusinë, por durimi ynë ka një kufi ka …

Më shumë...