Lajmet

Bankat në Kosovë realizojnë fitime të hatashme

Bankat në Kosovë po realizojnë fitime të hatashme në një kohë kur vendi po përballet me gjendje të rëndë ekonomike. Vetëm gjatë mujorit të parë të këtij viti, bankat private në Kosovë kanë rritur fitimet e tyre për 23 milionë euro më shumë sesa periudha e njejtë e vitit të …

Më shumë...

Beogradi akuzon Prishtinën për “shkelje të marrëveshjeve”

Pavarësisht shkeljeve flagrante të Marrëveshjeve të Brukeslit, Beogradi me propagandën e tij po fajëson Prishtinën për shkelje. Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq bashkë me ekipin e tij, ka shtuar aktivitetet diplomatike në Bruksel për të ushtruar presion ndaj Prishtinës. Gazeta ‘Blic’ citon një burim brenda Qeverisë serbe, i cili ka thënë …

Më shumë...

Procesi i përzgjedhjes së ambasadorëve të rinj është bllokuar nga kryetarja Jahjaga

Pasi kryetarja Jahjaga  nuk po i dekreton propozimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme edhe procesi i përzgjedhjes së ambasadorëve të rinj është bllokuar. Në Zyrën e kryetares  thonë se shumica e propozimeve janë emra politikë, çka bie në kundërshtim me Ligjin, sipas të cilit, në shërbimin diplomatik të Kosovës duhet …

Më shumë...

Gjykata Kushtetuese e Kosovës do ta vërtetojë kushtetutshmërinë e AKS-së

Ambasadori amerikan  në Serbi, Michael D. Kirby, ka deklaruar se pret që Gjykata Kushtetuese e Kosovës do ta vërtetojë kushtetutshmërinë e Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë, ashtu siç ka vepruar edhe më parë me pjesët e tjera të marrëveshjeve të Brukselit, që në prill të vitit …

Më shumë...

Komuna e Prishtinës 10 vjet më parë ia ka dhënë pronën Katedrales vetëm për shfrytëzim

Lokalet afër Katedrales të cilat janë rrënuar tash e sa vite për t’u ndërtuar të rejat sipas planit urbanistik të Komunës së Prishtinës, kanë mbetur në gjysmë. Sipas planit të paraparë ato është dashur të përfundojnë në fillim të vitit 2014, mirëpo deri më tash punimet janë zhvilluar vetëm në …

Më shumë...

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka pritur në Shkup z. Ernst Reichel

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti,  ka pritur sot në Shkup z. Ernst Reichel, i dërguar special i Gjermanisë për Evropën Juglindore, Turqinë dhe shtetet e EFTA-s, si dhe Ambasadoren e Gjermanisë në Maqedoni, Zonjën Christine Althauser.  Lideri i BDIsë Ahmeti dhe diplomati gjerman Reichel diskutuan hapur …

Më shumë...

Prishtina ende nuk zbardh rrethanat e vrasjes së Ndrecajt dhe Rizajt

Megjithë përpjekjet e medieve për të mësuar versionin e institucioneve të Kosovës mbi ngjarjet në Kumanovë, Prishtina zyrtare ende nuk ka kërkuar zyrtarisht sqarime nga ana e autoriteteve të Maqedonisë. Kësisoj, luftimet e 9 dhe 10 majit në Lagjen e Trimave në Kumanovë, vazhdojnë të jenë të mjegulluara nga paqartësitë. …

Më shumë...

Mustafa: Kemi përkrahje ndërkombëtare për Forcat e Armatosura

Kryeministri, Isa Mustafa është shprehur optimist për ndihmën e ndërkombëtarëve në themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. Në një intervistë për RTK-në, ai ka thënë se fillimisht duhet të bindet Beogradi që ka gisht në votën e Listës ‘Srpska’. Sipas tij, për krijimin e ushtrisë së Kosovës ekziston edhe …

Më shumë...

Gjuriq: Prishtina po refuzon Bashkësinë e Komunave Serbe

Drejtuesi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka deklaruar se Prishtina po refuzon nënshkrimin e marrëveshjes për krijimin e Bashkësisë së Komunave Serbe. Në një prononcim për Radio Televizionin Shtetëror të Serbisë, ai ka thënë se përgjatë tri viteve të fundit të bisedimeve, nuk …

Më shumë...

Delawie, ambasadori i ri amerikan në Kosovë

Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka zyrtarizuar diplomatin, Greg Delawie si ambasadori i ri amerikan në Kosovë. Diplomati, Greg Delawie nga shteti i Virxhinias do të zëvendësojë në këtë pozitë ambasadoren, Tracey Ann Jacobson në mandatin e saj trevjeçar si përfaqësuese diplomatike e Uashingtonit në Kosovë. Greg Delawie …

Më shumë...

Jabllanoviq: Nuk pranojmë të trajtohemi si OJQ

Kryetari i Listës ‘Srpska’ ka përsëritur qëndrimin e Beogradit se Bashkësia e Komunave serbe nuk do të jetë organizatë jo-qeveritare. Në një prononcim për të përditshmen serbe ‘Veçernji Novost’, ai ka paralajmëruar ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës, për siç ka thënë ai, themelimin e bashkësisë së komunave serbe. “Prishtina është …

Më shumë...

Haradinaj: Shumë kohë ia ka dhënë OKB-së për ta bërë ligjin në Kosovë, tash u bë mjaft

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një intervistë për Tribuna Channel thotë se është po ai i vitit 2004, kur pati lënë postin e kryeministrit për t’a përfillur kërkesën e drejtësisë ndërkombëtare. Mirëpo, tani po e shohim një realitet të ri. Nëntë vjet, Kosova, i ka dhënë mundësinë OKB-së për …

Më shumë...

Amandamentet për themelimin e Gjykatës Speciale s’ mund të kthehen më në Kuvend

Tri partitë e opozitës: Vetëvendosje, AAK  dhe NISMA për Kosovën kanë publikuar  një deklaratë të përbashkët rreth mundësisë së kthimin në Kuvend të amendamenteve për themelimin e Gjykatës Speciale. Ata kanë deklaruar njëzëri  se amandamentet për themelimin e Gjykatës Speciale nuk mund të kthehen në Kuvendin e Kosovës. “Vendimi i …

Më shumë...

Ligjvënësi amerikan, Eliot Engel, do të qëndrojë për një vizitë në Kosovë

Ligjvënësi amerikan, Eliot Engel, do të qëndrojë për një vizitë në Kosovë nga e marta deri të dielën më 5 korrik. Gjatë vizitës së tij, ai do të takohet me zyrtarë qeveritarë dhe përfaqësues të institucioneve zyrtare. Sot, Engel do të takohet me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, në orën …

Më shumë...

Vuçiq: Delegacionet në Bruksel nuk janë marrë vesh për asnjë çështje

Pas përfundimit të takimeve me delegacionin e Kosovës, kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiq, është cituar të ketë deklaruar se dy delegacionet nuk janë marrë vesh për asnjë çështje. Ai për gazetën “Veçernje Novostit”, ka thënë se dy delegacionet kanë qenë shumë afër arritjes së marrëveshjes për Asociacionin serb të komunave, …

Më shumë...

Pas bisedimeve në Bruksel palët s’ kanë arritur pëlqim për asnjërën prej katër marrëveshjeve

Gjatë bisedimeve në Bruksel, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhe ai i Serbisë Aleksandar Vuçiq, nuk kanë arritur të nënshkruajnë asnjërën prej katër marrëveshjeve për të cilat kanë biseduar.  As, pas takimit 17 orësh Mustafa dhe Vuçiq nuk janë marrë vesh për Asociacionin e komunave, e as për Telekomin. Marrëveshje …

Më shumë...