leoni

Lëvizja Vetëvendosje: Pa luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar nuk ka liberalizim të vizave

Lëvizja Vetëvendosje: Pa luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar nuk ka liberalizim të vizave

Sot, Lëvizja Vetëvendosje, mbajti konferencë për media në lidhje me mungesën e luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe raportin e ekspertëve të BE-së. Anëtarja e Kryesisë dhe deputetja Fitore Pacolli foli për raportin e ekspertëve evropian në lidhje me luftën që Qeveria e Kosovës po bën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, që është kusht kyç për liberalizimin e vizave. Ky raport vjen vetëm disa ditë para seancës për ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit, që do të thotë se nuk do të mund të ketë liberalizim vizash edhe po të ndodhte një ratifikim i tillë, pa luftim të krimit e korrupsionit.

Anëtarja tjetër e Kryesisë dhe deputetja Albulena Haxhiu foli në lidhje me deklarimet e zbrazëta të qeverive të deritanishme për zero tolerancë ndaj korrupsionit e për më shumë jo që nuk janë ndëshkuar kriminelët asnjëherë, por janë parashkruar shumë rast të rënda të krimit e korrupsionit. Ajo po ashtu foli edhe për procedimin e projektligjit për shqyrtimin dhe vërtetimin e pasurisë së pajustifikueshme. Po ashtu në fund u njoftua se Lëvizja Vetëvendosje, nesër do të ftojë interpelancë me Ministren e Integrimeve në lidhje me të gjeturat e raportit të ekspertëve nga BE.

Kontrolloni gjithashtu

Ka arritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite ka ndërmarrë nga 7 tetori i vitit 2023

Është rritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria …