leoni

Lajmet

MPJ- hap librin e ngushëllimeve për viktimat në Mynih

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se në Ambasadën në Berlin dhe në Konsullatën në Mynih nga e marta do të hapet libri i ngushëllimeve për viktimat në Mynih. MPJ njofton se nga 26 korriku 2016 deri më 29 korrik 2016, në Ambasadën …

Më shumë...

Ministri i Financave Avdullah Hoti priti në takim Presidentin e BERZH-it Suma Chakrabarti

Avdullah Hoti thotë se formimi i Ushtrisë së Kosovës, do të determinoj paqe dhe siguri në rajon

Ministri i Financave Avdullah Hoti priti  në takim Presidentin e BERZH-it Suma Chakrabarti. Në këtë takim u bisedua për kontributin, marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe BERZH-it, si dhe vazhdimin e bashkëpunimit financiar ndërmjet dy institucioneve, me theks të veçantë në implementimin e projekteve, të cilat ndikojnë në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Gjatë …

Më shumë...

Sulm vetëvrasës në Irak, vriten 17 civilë të pafajshëm

Sulm vetëvrasës në Irak, vriten 17 civilë të pafajshëm

Së paku 17 njerëz janë vrarë nga një bombë e vendosur në veturë jashtë qytetit qendror të Irak-ut, në Khalis.  Sipas zyrtarëve të sigurisë, shpërthimi ndodhi 80 km në veri-lindje të kryeqytetit të vendit, Baghdad. Khalisi është qytet i banuar kryesisht nga shiitë dhe besimtarët e këtij sekti fetar, të …

Më shumë...

Kryetari, Thaçi priti në takim ministren Hoxha

Kryetari, Thaçi priti në takim ministren Hoxha

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot Ministren e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, të cilës i uroi marrjen e detyrës dhe i dëshiroi suksese në detyrën e saj të re. Në këtë takim u konstatua se është bërë progres i madh në Kosovë në instalimin e sundimit të ligjit, që nga …

Më shumë...

Gjermania zhvillon hetime për 60 azilkërkues të dyshimtë

Gjermania zhvillon hetime për 60 azilkërkues të dyshimtë

Zyra Federale e Policisë Kriminale në Gjermani ka njoftuar se autoritetet e këtij shteti po zhvillojnë hetime për 60 azilkërkues që dyshohen për lidhje me organizata terroriste, siç është Shteti Islamik. “Duke pasur parasysh lëvizjen migruese në Gjermani, ne duhet të vlerësojmë se ekzistojnë anëtarë aktivë ose ish-anëtarë, mbështetës dhe …

Më shumë...

Çavuşoğlu: Do të largohen disa ambasadorë të dyshuar për puç

Çavuşoğlu: Do të largohen disa ambasadorë të dyshuar për puç

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu ka paralajmëruar largimin e disa ambasadorëve, të cilët sipas tij, kanë lidhje me grusht-shtetin. Ende nuk bëhet e ditur se cilët janë këta ambasadorë dhe mbi cilat prova ngrihet ky zhgradim. Përndryshe, mediet turke kanë njoftuar se autoritetet e këtij shteti kanë …

Më shumë...

AAK: Në debat të jetë i pranishëm edhe Murat Meha

Murat Meha

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk ka përjashtuar mundësinë që në debatin e 3 gushtit për demarkacionin me Malin e Zi, të jetë i ftuar edhe kryetari aktual i Komisionit Shtetëror për përcaktimin e vijës kufitare, Murat Meha. Zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj ka bërë të ditur se përfaqësuesit e …

Më shumë...

Çepurin vizitoi të shtunën veriun

Kreu shtetëror i Serbisë ka marrë mesazhe nga Kremlini dhe BE-ja lidhur me përcaktimin strategjik

Ambasadori rus në Beograd, Aleksandër Çepurin të shtunën ka bërë një vizitë në veri të Mitrovicës, e cila ishte larg syrit të medieve. Ai me këtë rast ka dhënë mesazhe politike, duke theksuar se problemet në Kosovë duhet të zgjidhen duke respektuar Rezolutën 1244. Ai me këtë rast vizitoi përmendoren …

Më shumë...

Grabovci: Të ndiqet shembulli Kroaci-Slloveni për demarkacionin

Adem Grabovci

Nënkryetari i PDK-së, Adem Grabovci në një intervistë dhënë për gazetën ‘Epoka e Re’ ka folur për çështjen e demarkacionit. Ndonëse ka thënë se kjo marrëveshje duhet të votohet në Kuvend, ai ka këshilluar që për shkak të kundërshtimeve të shumta, të ndiqet shembulli Slloveni-Kroaci, në mënyrë që kjo çështje …

Më shumë...

Ditman: Para anëtarësimit në BE Kosova dhe Serbia duhet t’i normalizojë raportet mes vete

Aksel Ditman

Ambasadori i Gjermanisë në Serbi, Aksel Ditman ka thënë se para anëtarësimit në Bashkimin Evropian Kosova dhe Serbia duhet të normalizojë raportet mes vete. Ai  ka thënë se ende ka një numër të madh të çështjeve që duhet të zgjidhen ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Për të mos importuar konflikte rajonale, …

Më shumë...

Bombardimi i spitaleve nga avionët e Rusisë dhe Assadit, rrezikon trajtimin mjekësor për 200.000 sirianë

Bombardimi i spitaleve

Aktivistët e të Drejtave të Njeriut në Sirisë thonë se katër spitale në qytetin e shkatërruar nga lufta, në Halep, janë bombarduar nga sulmet ajrore të qeverisë së Sirisë pardje, duke rrezikuar ndërprerjen e trajtimit mjekësor për afro 200 mijë civilë, që jetojnë në hapësirat e kontrolluara nga grupet kryengritëse. …

Më shumë...

Në Karpen të Kavajës do të ndërtohet porti më i madh në Mesdhe

Në Karpen të Kavajës do të ndërtohet porti më i madh në Mesdhe

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar Projektligjin për negocimin e kontratës me ‘Star Bridge’ për ndërtimin e një porti në Karpen të Kavajës. Fjala është për një investim strategjik në vlerë prej 5 miliardë dollarë, nga i cili parashihet të hapen 70 mijë vende të reja pune. Drafti mori votat e …

Më shumë...

Kryekuvendari Kadri Veseli do të jetë i pranishëm në Kongresin e Partisë Demokratike të Amerikës

Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe kryetar i PDK-së, Kadri Veseli, ka udhëtuar për në Filadelfia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Me ftesë të Partisë Demokratike, kryetari Veseli do të jetë i pranishëm në Kongresin e Partisë Demokratike të Amerikës, ku Hillary Clinton do të nominohet zyrtarisht kandidate për …

Më shumë...

Një sulm bombë ndodhi në një restorant në qytetin Ansbach afër Nurembergut

Një sulm bombë ndodhi në një restorant në qytetin Ansbach afër Nurembergut

Burimet e lajmeve në Gjermani kanë bërë të ditur se një sirian i moshës 27-vjeçare, ka hedhur vetën  në erë duke zbrazur bombën, në një restorant në qytetin Ansbach afër Nurembergut, me ç’ rast ka lënë të plagosur 12 veta, tre prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Është …

Më shumë...

Protesta masive të opozitës në Turqi kundër përpjekjeve për grusht shtet

ataturk

Forca më e madhe e opozitës, në Turqi, Partia Republikane Popullore së bashku me partinë e Drejtësisë dhe disa parti të tjera kanë mbajtur një protestë në sheshin “Taksim” të Stambollit.  Tubimi përkrahu koalicionin qeveritar dhe institucionet në vend, duke dënuar ashpër përpjekjet e një segmenti të Ushtrisë turke për …

Më shumë...

Ymeri: Falë përpjekjeve të pareshtura arritëm ta ndalim me sukses AKS-në dhe Demarkacionin

Visar Ymeri thotë se pavarësisht "vullnetit të popullit" koalicioni që i ka fituar zgjedhjet po e bllokon formimin e institucioneve

Në mbledhjen Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, kryetari, Visar  Ymeri ka thënë se gjatë këtyre zgjedhjeve të brendshme vetëm pesë kryetarë nga gjithsej 26 prej tyre e kanë marrë mandatin e dytë. “Të gjithë të tjerët janë të rinj në këtë detyrë. Unë shfrytëzoj rastin që t’ua uroj të …

Më shumë...