Partia FJALA, përmes një kumtese për medie dënoi fuqishëm sulmin terrorist që ndodhi në Stamboll, në një klub të natës ku deri më tani raportohet për 39 të vdekur. Ata që organizuan këtë sulm terrorist, duhet ta marrin goditjen e merituar. Terrorizmi dhe terroristët nuk njohin fe, komb, racë dhe vend. Terroristët janë e keqja e njerëzimit. Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për popullin turk dhe popujt e tjerë pasi që një pjesë e viktimave ishin shtetas të huaj. Mbështesin kryetarin Erdogan dhe Qeverinë e Republikës së Turqisë në luftën kundër terrorizmit, thuhet në kumtesën e Partisë FJALA.
Kontrolloni gjithashtu
Armë, fishekë dhe pajisje teknologjike, janë gjetur nga aksioni i policisë në ministrinë e Mjedisit e Planifikimit Hapësinor të Liburn Aliut
Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, është zhvilluar një aksion në Ministrinë e Mjedisit, …