leoni

Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi: Qytetarët dhe opozita e bashkuar e patën filluar mirë e mbarë vitin 2016, por i lëshoi kondicioni

Në një intervistë për “Zërin”, kryetari i Këshillit  Kombëtar të Nismës për Kosovës, Jakup Krasniqi, duke folur për rrjedhat politike të vitit të kaluar  ka deklaruar se qytetarët e Kosovës dhe opozita e bashkuar e patën filluar mirë e mbarë vitin 2016, por si duket të dy palët i lëshoi kondicioni i veprimit dhe i vazhdimit për të protestuar deri në detyrimin e Qeverisë se krimit e të korrupsionit, që të çonte vendin ne zgjedhje te jashtëzakonshme. Opozita nuk e pat gatishmërinë qe e bashkuar të ecte deri në fitoren përfundimtare. Vendi ynë kishte nevojë për ndryshimin e qeverisjes. Një pjesë e opozitës  e filloi luftën për dominim brenda opozitës dhe jo për ta  detyruar koalicionin qeverisës të shkonte në zgjedhje të parakohshme. Nuk e kam asnjë dyshim, se përgjegjëse për ketë ishte Vetëvendosja, e cila u mundua te shkëpuste ndonjë pupël nga AAK-ja e NISMA, por s’bëri gjë tjetër veçse i çoi ndonjë “argat” partive te koalicionit, por as ajo nuk shpëtoi nga shkëputjet e tilla, ka thënë mes tjerash Jakup Krasniqi në intervistën e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Armë, fishekë dhe pajisje teknologjike, janë gjetur nga aksioni i policisë në ministrinë e Mjedisit e Planifikimit Hapësinor të Liburn Aliut

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, është zhvilluar një aksion në Ministrinë e Mjedisit, …