Lajmet

Selimi: Demarkacioni është çështje e brendshme e Kosovës dhe SHBA do të përkrah çdo vendim të Kosovës

Rexhep Selimi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, vizitën zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden, në Kosovë, e ka cilësuar të rëndësishme. Për takimin e Bidenit me liderët e vendit, ai ka thënë se pushtetarët nuk duhet shfrytëzuar vetëm një foto me Bidenin dhe të mendojnë se do të amnistohen nga krimi. Deputeti, Rexhep …

Më shumë...

Nisma: Deklarata e Bidenit për demarkacionin e demantoi Qeverinë

Nisma

NISMA për Kosovën e ka vlerësuar lart vizitën e nënpresidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xho Baiden. Zyrtar të këtij subjekti politik kanë thënë se kjo vizitë ishte rikonfirmim i mbështetjes së Amerikës për vendin tonë. Anëtari i kryesisë së “Nismës për Kosovën”, Bilall Sherifi ka thënë se  ajo …

Më shumë...

U përurua rruga “Beau Biden”

Kanë përfunduar të gjitha përgatitjet për fillimin e ceremonisë në inaugurimin e rrugës me emrin, Beau Biden

Në Sojevë të Ferizajt, afër kampit ushtarak amerikan, “Bondstill” u përurua rruga që mban emrin e djalit të zëvendëspresidentit të SHBA-ve Beau Biden. Me këtë rast zëvendëspresidenti tha se djali i tij i cili vitin e kaluar ka vdekur nga kanceri ishte dashuruar në Kosovën ashtu siq edhe ishte dashuruar …

Më shumë...

Drecun: Kohët po ndryshojnë edhe mbështetja amerikane nuk është më ajo që ka qenë dikur për Kosovën

Milovan Drecun

Zyrtari i lartë i Serbisë për Kosovën, Milovan Drecun, ka deklaruar për B92 se Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 1999 “investuan shumë bomba”, për të arritur pavarësinë e Kosovës, por kohët ndryshojnë dhe amerikanët tani janë të vetëdijshme se pa Serbinë në këtë rajon nuk mund të bëhet asgjë …

Më shumë...

Serbja nga Gorazhdeci ia kthen kurorën Hashim Thaçit duke e konsideruar vrasës

Shoqata “Përkorë”: Kryetari Thaçi të ndaloj vizitat në përmdoret e serbëve ku UÇK-ja quhet organizatë terroriste

Një serbe në fshatin Gorazhdec të Pejës, nëna e njërit nga të vrarët në rrethana të pasqaruar qysh në vitin 2003, ia ka kthyer kurorën me lule, të cilën ditë më parë e kishte vendosur kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi. Ajo sipas medieve në Serbi ka thënë: Ky veprim i …

Më shumë...

Krasniqi: Nënpresidenti Baiden vjen e shkon ndërsa pasojat e demarkacionit mbesin

Deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi thotë se për herë të parë politika po bëhet së bashku përballë Serbisë

Duke komentuar deklaratën e nënpresidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xho Baiden lidhur me demarkacionin, sekretari për Media dhe Komunikim i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi ka deklaruar se nënpresidenti Baidin vjen e shkon ndërsa pasojat e demarkacionit mbesin. E përcollëm konferencën, është interesante që insistimi më i madh sa …

Më shumë...

Bajden: Vendimi për Asociacionin në Veri shumë i vështirë për Kosovën, por i domosdoshëm

Nënkryetari amerikan, Joe Biden në një konferencë të përbashkët për medie tha se Kosova ndodhet para disa vendimeve të vështira, sikur është krijimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Ky do të jetë një vendim shumë i vështirë, por i domosdoshëm dhe punë që duhet të kryhet. Kosova  duhet …

Më shumë...

Biden: SHBA-të do të vazhdojnë të qëndrojnë krah Kosovës

Biden: SHBA-të do të vazhdojnë të qëndrojnë krah Kosovës

Gjatë konferencës për medie, nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden theksoi se vendi i tij do të vazhdojë ta përkrahë edhe në të ardhmen Kosovën. Amerika beson në Kosovën dhe do të qëndrojnë prapa saj në çdo hap. SHBA-të kanë investuar mbi 2 miliardë euro në Kosovë …

Më shumë...

Thaçi në prani të Xho Bajdenit flet për Demarkacionin dhe AKS-në

Thaçi në prani të Xho Bajdenit flet për Demarkacionin dhe AKS-në

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi  në konferencën e përbashkët me nënkryetarin amerikan, Joe Biden, është cituar të ketë deklaruar se çështja e shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi do të përfundojë shpejt. Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi do të përfundojë në përputhje me interesat tona shtetërore. …

Më shumë...

Kanë përfunduar të gjitha përgatitjet për fillimin e ceremonisë në inaugurimin e rrugës me emrin, Beau Biden

Kanë përfunduar të gjitha përgatitjet për fillimin e ceremonisë në inaugurimin e rrugës me emrin, Beau Biden

Në Sojevë të Ferizajt, afër kampit ushtarak amerikan, “Bondstill” kanë përfunduar të gjitha përgatitjet për fillimin e ceremonisë së inaugurimit të rrugës me emrin e Beau Biden, djalit të ndjerë të nënkryetarit amerikan, Joe Biden. Ceremonia, pritet të fillojë në orën 14:00. Në këtë ceremoni do të marrë pjesë edhe …

Më shumë...

Vuçiq: Gjatë takimit me liderët shqiptarë do bisedoj për të ruajtur interesat shtetërore dhe kombëtare të Serbisë

Vucic-Rama-Mustafa

Takimin në Beograd me nënkryetarin amerikan,  Xho Bajden, kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq e ka vlerësuar si takim për shtendosjen e marrëdhënieve serbo-shqiptare, në radhë të parë sikur u shpreh ai, “duke ruajtur interesin kombëtar dhe shtetëror të Serbisë mbi Kosovën dhe Metohinë”, por duke bashkëpunuar me shqiptarët me qëllim …

Më shumë...

Rusia sulmon forcat kryengritëse në Siri nga bazat ushtarake iraniane

Sulmet ruse

Aeroplanët ushtarakë  rusë kanë sulmuar forcat kryengritëse në Siri nga një bazë iraniane. Kjo është hera e parë që Irani ka lejuar një shtet të huaj ta përdor territorin e vet për sulme mbi një shtet tjetër, qysh prej Revolucionit islamik të vitit 1979. Bombarduesit rusë u ngritën në fluturim …

Më shumë...

Nënpresidenti Biden takohet me përfaqësues të shoqërisë civile dhe pjesëtarë amerikan të KFOR-it

Gjatë qëndrimit në vendin tonë, nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden së bashku me familjen e tij do të ketë takim me përfaqësues të shoqërisë civile i cili do të realizohet në kampin e KFOR-it “Film City”. Më pastaj, së bashku me familje do të niset për …

Më shumë...

Vuçiq i ka bërë të ditur Bajdenit se do të takohet në Beograd me Edi Ramën, Isa Mustafën e Hashim Thaçin

Pas vizitës në Beograd të nënkryetarit amerikan, Xho Bajden, kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se temat kryesore të bisedimeve me z. Biden kanë qenë marrëdhëniet bilaterale, dialogu Beograd-Prishtinë, marrëdhëniet rajonale dhe rruga evropiane e Serbisë. E njoftova z. Biden se brenda një muaji ne do ta mirëpresim këtu …

Më shumë...

Bajden takohet me Veselin dhe Mustafën ndërkohë bisedon edhe me Thaçin

Bajden takohet me Veselin dhe Mustafën ndërkohë bisedon edhe me Thaçin

Gjatë vizitës së tij në Kosovë, nënkryetari amerikan, Xho Bajden është takuar me kryekuvendarin, Kadri  Veseli dhe kryeministrin, Isa  Mustafa, ndërkohë ai po takohet me kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi.  Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë të ditur se ka takuar zëvendëspresidentin amerikan, Joe Biden. Sipas tij …

Më shumë...

Nënkryetari amerikan, Bajden, sot zhvillon bisedime me kryetarin, Thaçi dhe kryeministrin, Mustafa

Zëvendës-kryetari amerikan, Joe Biden, nesër vjen për vizitë zyrtare, dyditore, në Kosovë

Pas arritjes mbrëmë, në Prishtinë të nënkryetari amerikan, Xho Bajden, sot para dite ai to të takohet dhe do të bisedojë  me kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrin, Isa Mustafa. Pas takimeve do të mbahet një konferencë për medie. Ndërkohë bashkëshortja e tij, zonja Xhill do të vizitojë Manastirin …

Më shumë...