Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës

Sot Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës organizon Kuvendin e 14-të vjetor

Sot Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës, organizon Kuvendin Vjetor të 14-të të anëtareve të vet. Për RrGGK-në, kjo është koha më e rëndësishme e vitit kur ky rrjet fton të gjitha organizatat anëtare, anëtarët individualë, partnerët, miqtë, kolegët, përfaqësuesit e medieve dhe përkrahësit, të na bashkohen në Kuvendin Vjetor të Anëtareve. Është koha kur ne prezantojmë për anëtaret dhe të gjithë ju, suksesin tonë drejt implementimit të Strategjisë 2015-2018, duke u fokusuar në aktivitetet gjatë vitit 2016. Mbi të gjitha, RrGGK shfrytëzon këtë kohë për reflektim (dhe vlerësim), për festim, dhe për mirënjohje të atyre që kanë dhënë kontribut thelbësor drejt avancimit të të drejtave të grave dhe barazisë gjinore në Kosovë dhe jashtë saj.

 RRGGK ka filluar të mbajë Kuvendin Vjetor të Anëtareve në vitin 2003, si pjesë e përgjegjësisë së anëtareve të stafit për të raportuar tek Kuvendi i Anëtareve të RrGGK çdo vit. Në përputhshmëri me Statutin e RrGGK-së, Kuvendi i Anëtareve është organi më i lartë qeverisës, përgjegjës për zgjedhjen e Anëtarëve të Bordit të RrGGK, që mbikqyrë dhe vlerëson punën e RrGGK-së. Ne e marrim shumë seriozisht përgjegjësinë tonë për të raportuar te organizatat anëtare. Në të njëjtën kohë, ne besojmë që është mundësi shumë e mirë për të ndarë informata, t’i japim energji anëtareve, dhe të krijojmë hapësirë për rrjetëzim.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Humolli

Fatmir Humolli, ka njoftuar se nuk do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka thënë se në zgjedhjet e …