Policia e Kosovës ka filluar t’i ndalojë qytetarët që janë nisur në protestë. Sipas një komunikate të AAK-së, pjesëtarë të Policisë kanë penguar kolonën me makina dhe autobusë në udhëkryqin e Klinës, gjoja për t’i legjitimuar qytetarët. “I bëjmë thirrje policisë së Kosovës që të mos ndërhyjë me arsyetime banale, …
Më shumë...Lajmet
Thaçi: Opozita po vepron kundër liberalizimit të vizave!
Zëvendës-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se dhuna e sotme e përsëritur në protesta nga partitë opozitare është mesazhi më i keq i mundshëm për Kosovën dhe qytetarët e saj. Kjo dhunë është cenim i rendit kushtetues e ligjor. Është cenim i procesit për liberalizimin e vizave, goditje e …
Më shumë...KFOR-i vëzhgon situatën pranë ndërtesave qeveritare
KFOR-i, si një nga institucionet kryesore ndërkombëtare për ruajtjen e sigurisë në Kosovë, është mobilizuar për të vëzhguar për së afërmi protestën e sotme që pritet të nis në orën 14:00. Një automjet i blinduar i misionit paqeruajtës është pozicionuar në afërsi të ndërtesave të Qeverisë dhe Kuvendit. Udhëheqës të …
Më shumë...Po vazhdon përplasja e Policisë me grupe protestuesish
Policia e Kosovës me qëllim të shpërndarjes së protestuesve në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet, ka hedhur shumë gaz lot-sjellës, për të mos lejuar eskalimin e dhunës nga grupe të protestuesve, të cilët kanë sulmuar objektin e Qeverisë. Policia ndërkohë ka vënë në veprim edhe autoblindat me qëllim për të …
Më shumë...Protestues nga të gjitha anët vijnë në Prishtinë
Rreth 10 autobusë nga Ferizaj pritet të nisen sot drejt Prishtinës, për të marrë pjesë në protestën në të cilën do të kërkohet dorëheqja e Qeverisë Mustafa. Organizime të ngjashme për bartjen e protestuesve, janë bërë edhe në komunat e tjera të vendit. Ndërkaq, rreth dy mijë aktivistë të partive …
Më shumë...AAK: Ishte protesta më e madhe e mbajtur që nga paslufta
AAK ka konstatuar se protesta e sotme e mbajtur në Prishtinë, ishte protesta më e madhe e mbajtur që nga paslufta. Kryetari i kësaj partie Ramush Haradinaj, kërkon që të ndërpritet dhuna dhe protestuesit të shpërndahen. Mesazhet e kësaj proteste ishin më të qartat dhe më të vendosurat se kjo …
Më shumë...Zëdhënësi i VV-së thotë se protesta e sotme do të jetë më e madhja e viteve të fundit
Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi ka bërë të ditur se 11 mijë persona kanë konfirmuar pjesëmarrjen në protestën e sotme. “Nga kontaktet telefonike me anëtarët e Vetëvendosjes, pa e përfshirë anëtarësinë e Prishtinës, ardhjen në protestë e kanë konfirmuar rreth 11,350 vetë”, ka thënë Krasniqi. Sipas tij, në këtë numër …
Më shumë...Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, me disa bashkëpunëtorë po qëndron për vizitë në Athinë
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, i shoqëruar nga bashkëpartiaket Musa Xhaferri, Fatmir Besimi dhe Artan Grubi po qëndron për vizitë pune në Athinë të Greqisë ku ka realizuar takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, z. Nikos Koxias. Z. Ahmeti dhe z. Koxias diskutuan …
Më shumë...Kryeministri takoi përfaqësuesin e pensionistëve
Pas vendimit të sotëm të Qeverisë për rritjen e pensioneve bazë të kontribut-dhënësve nga 140 në 158 euro, kryeministri Mustafa ka pritur në takim drejtuesit e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës. Në këtë takim, kryetari i Lidhjes së Pensionistëve, Shaban Kajtazi ka falënderuar Qeverinë për përpjekjet e tyre për pensionistët …
Më shumë...Mustafa: Të hënën do të mbahet një takim për çështjen e vizave
Kryeministri, Isa Mustafa në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar, ka bërë të ditur se të hënën do të mbahet një takim i brendshëm në lidhje me çështjen e vizave. Ai, më tej ka thënë se këtë vit, veçmas këtë muaj do të dinamizohet puna e Qeverisë. Sipas kreut të …
Më shumë...Dodik kërcënon: Bosnja nuk do të ekzistojë gjatë si shtet
Kryetari i të ashtuquajturës “Republika Srpska” në Bosnjë, Millorad Dodik citohet të ketë deklaruar se forma sesi funksionon ky entitet, është si një shtet. Sipas tij, Bosnja dhe Hercegovina nuk do të mund të zgjasë së ekzistuari edhe shumë kohë si shtet, duke qenë se “forcimi i funksionimit të centralizuar do të …
Më shumë...5300 hektarë u përmbytën nga të reshurat e shiut
Ministria e Punëve të Brendshme të Shqipërisë përmes një njoftimi ka bërë me dije se 5300 hektarë janë përmbytur në të gjithë vendin, për shkak të daljes së disa lumenjve nga shtrati. Sasia e madhe e të reshurave të shiut gjatë dy ditëve të fundit, ka bërë që disa lumenj …
Më shumë...Ali Ahmeti dhe një delegacion i BDI-së po qëndrojnë në Athinë
Ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Kotzias ka pritur sot në takim një delegacion të Bashkimit Demokratik për Integrim, që po qëndron për vizitë në Athinë. Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë ka afishuar në rrjetet sociale një foto nga takimi në fjalë, duke theksuar se ka zhvilluar …
Më shumë...Ministri Shala vizitoi Preshevën
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala ka vizituar sot qytetin e Preshevës. I shoqëruar edhe nga zëvendësministri i Kulturës, Rexhep Hoti, Shala zhvilloi një takim me kryetarin e komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa. Me këtë rast, ata nënshkruan Marrëveshjen për Bashkëpunim mes Komunës së Preshevës dhe Ministrisë së …
Më shumë...Partitë opozitare në Kosovë do të protestojnë nesër kundër Qeverisë
Partitë opozitare në Kosovë, pritet që nesër në Prishtinë të protestojnë kundër kabinetit qeveritar të Isa Mustafës. Policia sot shpërndan nëpër njësitë e saja, planin operativ. Në kuadër të organizimeve, opozita ka njoftuar se ka siguruar transportin për aktivistët e Tiranës, të cilët duan të marrin pjesë në protestë. Me …
Më shumë...Mustafa: Protesta të jetë paqësore
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa i ka bërë thirrje opozitës që të protestojë paqësisht. Në mbledhjen e Qeverisë, ai ka bërë me dije se organet e rendit do ta kryejnë punën e tyre. “Kosova ka përjetuar mjaft dhunë dhe nuk është mirë që përmes dhunës të synohet pushteti”, ka porositur …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
