Paskal Milo: Edhe sikur Serbia të ndërgjegjësohet, Moska ka synim që ta mbajë Kosovën në një gjendje krize

Paskal Milo, kritikon hapur ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu

Në kohën kur ambasadori amerikan, në Tiranë, Donald Lu ka lëshuar ultimatum për klasën politike në Shqipëri në lidhje me reformën në drejtësi, Paskal Milo, kryetar i Partisë Demokracia Sociale dhe ish ministër i  Jashtëm, thotë se Shqipëria është shtet sovran dhe anëtar i NATO-s. Ai deklaroi se misionet diplomatike nuk mund ta identifikojnë Shqipërinë me këtë katundari politike.  “Misionet diplomatike të SHBA dhe BE në Tiranë kanë arsye të jenë të lodhur, të zhgënjyer e të zemëruar me klasën politike shqiptare dhe me disa pseudo deputet. Ata nuk e identifikojnë Shqipërinë dhe shqiptarët me këtë katundari politike e parlamentare. Ndaj edhe i bëj thirrje ambasadorit mik amerikan, që për hir të kokëfortësisë së Berishës apo të skifterëve të tjerë të politikës shqiptare, krahët e të cilëve duhet të ishin prerë me kohë, të mos kapërcejë vijën e kuqe të statusit të tij diplomatik, sepse Shqipëria mirë apo keq, ka qenë dhe mbetet një vend i pavarur, anëtar i NATO-s, sovraniteti i të cilit duhet të respektohet në të gjitha rrethanat. Unë e kuptoj simbolikën e mesazheve të tij dhe në përdorimin e gjuhes së pazakontë diplomatike, sepse siç thuhet në Shqiperi “kështu i do mushka drutë”, por nëse mërzitet nga intrigat bizantine të politikes shqiptare, shpenzimet nuk duhet t’i paguajnë të gjithë shqiptarët. Shqipëria është mbi partitë politike”, tha Milo.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …