Humbja më e madhe e Iranit në Siri që nga vendosja e forcave të këtij shteti në ndihmë të kriminelit alavit, Assad

Humbja më e madhe e Iranit në Siri që nga vendosja e forcave të këtij shteti në ndihmë të kriminelit alavit, Assad

Teherani zyrtar pranon  se disa prej ushtarëve iranianë janë vrarë gjatë luftimeve në Hapel të Sirisë. Kjo  mund të konsiderohet si humbja më e madhe e Iranit në Siri që nga vendosja e forcave atje për ta mbështetur kryetarin kriminel sirian, Bashar Al-Assad. Agjencia e lajmeve Fars ka cituar sot zyrtarë të Gardës Revolucionare të Iranit të kenë thënë se së paku  13 këshilltarë ushtarakë janë vrarë dhe 21 të tjerë janë plagosur gjatë përplasjeve me kryengritësit islamikë gjatë ditës së djeshme në Khan Tuman, rreth 15 kilometra në jugperëndim të Halepit. Raportet thonë se sulmi në Khan Touman ishte lëshuar nga aleanca e kryengritësve islamikë, të njohur si Jaish al-Fatah, përfshirë edhe Frontin Al-Nusra. Këto burime saktësojnë se që nga fillimi i luftës në vitin 2011, në Siri  kanë mbetur të vrarë rreth 280 mijë sirianë.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …