NISMA

Dega e Nismës në Drenas sot ka zhvilluar një takim, ku kanë aderuar një numër i madh i të rinjve

Në këtë takim i pranishëm ishte kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi, kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, anëtarë të kryesisë dhe deputetë të Nismës, të cilët janë pritur nga kryetari i degës së Nismës në Drenas, Isa Xhemajlaj. Kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi, tha se që 2 vite asnjëherë zyrat e Nismës në Drenas nuk kanë pasur më shumë njerëz. Krasniqi tha se prezenca juaj aq e madhe sot po tregon se Nismës në Drenas tashmë i është lëshuar frymëmarrja. Ju ftoj të punojmë së bashku, sepse Nisma është subjekt që ju krijon hapësirë të rinjve të vendit. Kryetari i Nismës Fatmir Limaj, ju ka uruar mirëseardhje gjithë të rinjve që nga sot i janë bashkuar Nismës në Drenas.  Gjithë këto aderime, gjithë këto bashkime që po i bëhen Nismës në Drenas, janë bashkim për fitore. Nisma ka zgjedhur  një rrugë të vështirë, e vështirë sepse ky vend po qeveriset me gënjeshtra e mashtrime, në nivel qendror e lokal, e Nisma po mundohet ta ndal këtë fakt të hidhur, por duhet të shmangen e distancohet populli nga këta mashtrues. Kosovës më së shumti i duhet ndërtimi i shtetit ligjor, e shtetin ligjor do ta bëjmë ne së bashku me punë dhe angazhim, tha kryetari Limaj. Kryetari i Nismës në Drenas, Isa Xhemajlaj, tha se Nisma tashmë subjekti i dytë më i madh në Drenas, është duke punuar fuqimisht që me punë dhe angazhim të jetë fitues i zgjedhjeve të ardhshme lokale në Drenas.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …