Lajmet

Protestues nga të gjitha anët vijnë në Prishtinë

Rreth 10 autobusë nga Ferizaj pritet të nisen sot drejt Prishtinës, për të marrë pjesë në protestën në të cilën do të kërkohet dorëheqja e Qeverisë Mustafa. Organizime të ngjashme për bartjen e protestuesve, janë bërë edhe në komunat e tjera të vendit. Ndërkaq, rreth dy mijë aktivistë të partive …

Më shumë...

AAK: Ishte protesta më e madhe e mbajtur që nga paslufta

AAK ka konstatuar se protesta e sotme e mbajtur në Prishtinë, ishte protesta më e madhe e mbajtur që nga paslufta.  Kryetari i kësaj partie Ramush Haradinaj, kërkon që të ndërpritet dhuna dhe protestuesit të shpërndahen. Mesazhet e kësaj proteste ishin më të qartat dhe më të vendosurat se kjo …

Më shumë...

Zëdhënësi i VV-së thotë se protesta e sotme do të jetë më e madhja e viteve të fundit

 Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi ka bërë të ditur se 11 mijë persona kanë konfirmuar pjesëmarrjen në protestën e sotme. “Nga kontaktet telefonike me anëtarët e Vetëvendosjes, pa e përfshirë anëtarësinë e Prishtinës, ardhjen në protestë e kanë konfirmuar rreth 11,350 vetë”, ka thënë Krasniqi. Sipas tij, në këtë numër …

Më shumë...

Policia po përpiqet t’i shpërndajë protestuesit në sheshin “Nënë Tereza” të Prishtinës

Policia e Kosovës me qëllim të shpërndarjes së protestuesve në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet, ka hedhur shumë gaz lot-sjellës, për të mos lejuar eskalimin e dhunës nga grupe të protestuesve, të cilët kanë sulmuar objektin e Qeverisë. Policia ndërkohë ka vënë në veprim edhe autoblindat me qëllim për të …

Më shumë...

Policia shton masat e sigurisë në kryeqytet

Në kuadër të planit operativ, Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa të forta sigurie në prag të protestës së paralajmëruar nga opozita. Forca të shumta policore vërehen në stacionet kryesore në Prishtinë, ndërkohë që janë vendosur edhe automjetet e blinduara të njësive speciale. Poashtu, kompani për mirëmbajtjen e qytetit janë …

Më shumë...

Organizatorët kanë shpallur të përfunduar protestën e sotme në kryeqytet

Rreth orës 15 e 30 minuta organizatorët kanë shpallur të  përfunduar protestën e sotme në kryeqytet,  ndërsa grupe të ndryshme protestuesish vazhdojnë të gjuajnë ndërtesën e Qeverisë. Kryetari i  lëvizjes Vetëvendosjes, Visar Ymeri, e ka shpallur të përfunduar protestën, ndërkohë që një numër protestuesish vazhdon të hedh zjarr në drejtim …

Më shumë...

Policia kontrollon banesën e deputetit, Kurti

Policia e Kosovës ka kontrolluar sot banesën e deputetit, Albin Kurti. Në prag të protestës së thirrur nga partitë opozitare, pjesëtarë të Policisë së Kosovës i kanë bërë një kontroll deputetit të Vetëvendosjes, i cili po mbahet në arrest shtëpiak. Qëllimi i këtij kontrolli thuhet se ka qenë vërtetimi nëse …

Më shumë...

Protesta paqësore po eskalon në dhunë që mund të jetë shumë e rrezikshme

Protesta  paqësore po eskalon në dhunë që mund të jetë shumë e rrezikshme për shkak të pranisë së madhe të protestuesve nga mbarë Kosova, që po protestojnë në qendrë të Prishtinës. Tashmë në oborrin e ndërtesës së Qeverisë është hedhur edhe koktej molotovi nga disa protestues me maska. Shumë shishe …

Më shumë...

Selimi: Çdo parti do të jetë e obliguar për zbatimin e marrëveshjeve

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi ka thënë se dhuna e partive opozitare ka shkaktuar shumë probleme dhe dëme për Kosovën dhe imazhin e saj si shtet. Kjo është vërejtur, sipas tij, nga reagimet e Komisionit Evropian, Parlamentit Evropian, diplomacisë së Tiranës, ambasadave të huaja si dhe …

Më shumë...

Shpërthen në dhunë protesta e opozitës

Protesta e opozitës ka shpërthyer në përleshje të gjëra me policinë, ku nuk janë kursyer koktej mollotovët, gurët e fishekzjarret. Teksa deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi mori fjalën, disa protestues iu afruan rrethojave të Qeverisë, duke hedhur koktej mollotovi e gurë. Policia nuk është kundërpërgjigjur, por është tërhequr disa metra …

Më shumë...

Tahiri: Asociacionin mund ta shuajmë

Edhe pse nuk thuhet askund në Marrëveshjen e Brukselit, ministrja për Dialog, Edita Tahiri thotë se Qeveria ka fuqi për shuarjen e Asociacionit. “Nëse ne vërtetojmë se Asociaiconi nuk po e respekton Kushtetutën kur të duam marrim vendim për shuarjen e tij. Siç e krijojmë, ashtu edhe mund ta zhbëjmë” …

Më shumë...

Haradinaj: Kosovën nuk e japim për hir të askujt

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i pari iu ka  drejtuar  protestuesve, në sheshin e kryeqytetit  duke bërë thirrje për protesta  paqësore. Ai ka folur për shkaqet që opozita po proteston sot në mënyrë masive në Prishtinë. Haradinaj ka folur për korrupsionin në institucionet e vendit, për papunësinë, mërgimin e shqiptarëve …

Më shumë...

Moor: Të gjithë ne jemi myslimanë, meksikanë, katolikë, hebrenj, të bardhë të zinj, motra e vëllezër

Regjisori  dhe aktivisti i mirënjohur amerikan, Michael Moore ka kritikuar kandidatin republikan për zgjedhjet e ardhshme, Donald Trump lidhur me qëndrimin e tij racist, anti mysliman. Trump ka premtuar se nëse zgjidhet kryetar i Amerikës do të ndalojë hyrjen e çdo myslimani në Amerikë. Michael Moor në kundërshtim të ideve …

Më shumë...

Limaj: Sot ka rënë Qeveria e Kosovës

Fatmir Limaj nga Nisma për Kosovën, në fillim të fjalës së tij para mijëra protestuesve tha se  ata që e kanë sjellë këtë gjendje  nuk mund të qeverisin  më me Republikën e Kosovës. Ne jemi bashkuar sepse kemi obligim për vendin dhe nuk lejojmë të shkelet Kushtetuta e Republikës. Ai …

Më shumë...

Sot në qendër të Prishtinës mbahet protesta e opozitës për rrëzimin e Qeverisë

Sot në qendër të Prishtinës do të mbahet protesta, e cila prej kohësh ka qenë e  paralajmëruar nga tri partitë opozitare, me qëllim  për anulimin e nënshkrimeve të marrëveshjeve të Kosovës me Serbinë e Malin e Zi, si dhe për të kërkuar llogaridhënie nga ata që kanë shkelur Kushtetutën e …

Më shumë...

Ymeri: Sot fillon Epoka e re, pa Isën e Hashimin

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri para mijëra protestuesve ka deklaruar se kjo qeveri ka shkelur Kushtetutën dhe nuk mund të ketë legjitimitet.  Ai premtoi se populli i Kosovë nuk do të lejojë që pasuritë e Kosovës t i falen Vuçiqit e  Daçiqit, apo Qeverisë së Malit të Zi. Masiviteti popullor …

Më shumë...