Mustafa: Për 8 muaj nuk ka pasur bashkëngjitje të qytetarëve tanë në luftën e Sirisë

Kryeministri, Isa Mustafa sot vizitoi ministrinë e Punëve të Brendshme, ku u njoftua për së afërmi nga ministri, Skender Hyseni për rezultatet e këtij dikasteri. Kreu i Qeverisë, Isa Mustafa përmendi se të gjitha raportet e brendshme dhe ato ndërkombëtare konfirmojnë rezultatet pozitive të organeve të rendit në Kosovë. Ai vuri në spikamë edhe bashkëpunimin e mirë midis MPB-së dhe Policisë së Kosovës, bashkë me institucionet e tjera të sigurisë në vend. Duke folur mbi luftën kundër terrorizmit, kryeministri Mustafa vuri në dukje se “sipas raportimeve, për 8 muaj nuk ka pasur asnjë shkuarje të qytetarëve të Kosovës në frontet e luftës në Siri dhe Irak”. Në anën tjetër, ministri Skender Hyseni e ka njoftuar kryeministrin me punët dhe rezultatet e MPB-së dhe Policisë së Kosovës e departamenteve përkatëse për të vënë nën kontroll, për të luftuar dhe për të trajtuar çështjen e ekstremizmit të dhunshëm. Më tej, ai tha se institucionet e sigurisë po bëjnë përpjekje maksimale që Kosova të mos preket nga sulmet terroriste.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …