Lajmet

OKB-ja e UNICEF-i fshehin abuzimet kundër fëmijëve nga ndërkombëtarët në Afrikën Qendrore

Një raport i publikuar kohëve të fundit denoncon një  dështim të  thellë institucional të Organizatës sKombeve të Bashkuara, për të vepruar mbi dyshimet se paqeruajtës francezë dhe të tjerë, kanë abuzuar seksualisht me fëmijë, në Republikën Qendrore Afrikane. Raporti  ka zbuluar  edhe më shumë abuzime të këtilla. Një djalosh i ri, i …

Më shumë...

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme

Zëvendës-ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme, nga posti në të cilin, katër vjet më parë e kishte emëruar kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi. Në dorëheqjen e tij drejtuar medieve ai thotë se ishte munduar ta jepte kontributin në sferën e Diplomacisë Publike, asaj Digjitale …

Më shumë...

B.Mahmuti: Kriteret e refuzimit të liberalizimit të vizave janë politike dhe ideologjike

Publicisti dhe veprimtari,  Bardhyl Mahmuti ka deklaruar se kriteret e refuzimit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës janë politike dhe ideologjike dhe si të tilla, në kontekstin aktual të përkëdheljes që i bëhet Serbisë, paraqesin një rrezik për ardhmërinë e Kosovës.  Propozimi për të mos hequr regjimin e …

Më shumë...

Qeveria mirëpret raportin e Komisionit Evropian

Qeveria e Kosovës ka përshëndetur raportin e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave. Në njoftimin e shpërndarë për mediet thuhet se “Qeveria e Republikës së Kosovës e mirëpret qartësimin se ky është raporti i fundit në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe e sheh si inkurajues faktin që …

Më shumë...

Rreth 110 mijë qytetarë kanë ikur nga Kosova duke filluar qysh prej vitit 2014 e deri tani

Afro 110 mijë qytetarë të vendit tonë  kanë ikur duke filluar qysh prej vitit 2014 e deri tani . Megjithatë fundi i vitit të kaluar dhe fillimi i 2015-së ka shënuar fluksin më të madhë të largimit të qytetarëve nga Kosova.Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme përkatësisht nga  departamenti …

Më shumë...

Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit mes dy policive shqiptare

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni ka pritur sot në takim drejtorin e Policisë së Shtetit të Shqipërisë, Haki Çako. Siç bëhet e ditur në njoftimin e Policisë, ky takim kishte për qëllim avancimin e bashkëpunimit të mëtejmë në mes të dy institucioneve policore të të dy …

Më shumë...

Në dialogun me Kosovën Serbia përfiton shumë dhe nuk ka pse i druhet Kapitullit 35

Ambasadori anglez, në Beograd Denis Keefe ka thënë se nuk ka asgjë të fshehtë në platformën negociuese të Bashkimit Evropian për kapitullin 35 që ka të bëjë me Kosovën. Procesi i negociatave me Brukselin është konfirmuar si duhet e Serbia sapo ka bërë njërin nga hapat e rëndësishëm – hapjen …

Më shumë...

Zhbogar përmend si kusht edhe Demarkacionin

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar ka vlerësuar se kushtet e kërkuara nga Komisioni Evropian, mund të plotësohen brenda disa javësh. “Bartja e një numri të mjaftueshëm të gjyqtarëve në departamentin e krimeve të rënda, krijimi i një historie hetimore dhe konfiskimi i pasurisë”, theksoi Zhbogar, …

Më shumë...

Dana Rohrabacher: Kosova në marrëveshje me Serbinë, ka hequr dorë nga pjesa veriore e saj

Kongresmeni republikan, Dana Rohrabacher, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ka deklaruar se “me marrëveshjen me Serbinë, Kosova ka hequr dorë nga pjesa veriore e saj dhe kjo marrëveshja nuk sjell paqe afatgjate në rajon. Në favor të kësaj do të ishte rregullimi i kufijve, Duhet të pranojmë …

Më shumë...

AAK: Qeveria mos ta paraqes si fitore të saj raportin e KE

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka konsideruar përpjekjet e Qeverisë që raportin e Komisionit Evropian për plotësimin e kushteve për liberalizim, ta paraqesë si fitore të saj, janë të papranueshme dhe tallje me opinionin publik. Sipas këtij subjekti, kushtet e kërkuara nga Komisioni Evropian për heqjen e vizave, janë …

Më shumë...

Thaçi: Lajm pozitiv raporti pozitiv për liberalizimin e vizave

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi e ka quajtur si lajm të mirë raportin pozitiv të Këshillit Evropian për liberalizimin e vizave. Në një shkrim të afishuar në profilin e tij në Facebook, ai ka njoftuar edhe për nënshkrimin e projektit për ndërtimin e termocentralit ‘Kosova e …

Më shumë...

Avramopulos: Të plotësohen edhe 8 kushte, për të siguruar liberalizimin e vizave

Komisioneri evropian për çështje të brendshme, Dimitris Avramopulos, ka bërë të ditur se Kosova ka shënuar përparim të dukshëm në drejtim të plotësimit të kushteve për heqjen e regjimit të vizave. Komisioni Evropian, sipas tij ka miratuar raportin e tretë dhe të fundit të Kosovës për përmbushjen e kushteve për …

Më shumë...

Mijëra tetovarë protestuan kundër helmimit të ajrit nga ‘Jugohromi’

Mijëra qytetarë në Tetovë sot morën pjesë në protestën kundër ndotjes së ajrit, duke kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të punës së fabrikës ‘Jugohrom’. Protestuesit i dhanë ultimatum Qeverisë së Nikolla Gruevskit deri me 25 dhjetor për të ndaluar punën e ‘Jugohromit’ që e ka shndërruar Tetovën në qytetin më të …

Më shumë...

Institucioni më i besuar për qytetarët është FSK-ja

Nga hulumtimi i realizuar nga Instituti për Hulumtime Zhvillimore Riinvest, mësohet se institucioni më i besuar nga qytetarët e Kosovës është Forca e Sigurisë së Kosovës. Anketa për matjen e besueshmërisë së qytetarëve në institucionet vendore dhe atyre ndërkombëtare të pranishme në Kosovë, është realizuar me 1 mijë anketues nga …

Më shumë...

Deputetët e opozitës nuk do të marrin pjesë në seancën e sotme ku flet kryetarja Jahjaga

Jo zyrtarisht bëhet e ditur se deputetët e bllokut opozitar nuk do të marrin pjesë në seancën e nesërme solemne, në të cilën kryetarja  e Kosovës Atifete Jahjaga do t’i adresohet Kuvendit në fjalimin e saj vjetor. Opozita nuk do të jetë fare pjesë e seancës solemne në të cilën …

Më shumë...

Deputetet Alma Lama dhe Vjosa Osmani braktisen seancën e Kuvendit

Përveç deputetëve të partive opozitare, në seancën e sotme të Kuvendit kanë munguar edhe dy deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alma Lama dhe Vjosa Osmani. Ato kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit që është mbajtur në sallën e improvizuar asi atyre nuk ju është dhënë fjala nga kryetari …

Më shumë...