Shoqata Ekologjike “Eko Viciana”: “Ora e Tokës-Earth Hour” për herë të shtatë shënohet edhe në Kosovë

Shoqata Ekologjike “Eko Viciana”: “Ora e Tokës-Earth Hour” për herë të shtatë shënohet edhe në Kosovë

Më 19 Mars 2016, me rastin e shënimit të “Orës së Tokës – Earth Hour” do të zhvillohen aktivitete të ndryshme me qëllim të sensibilizimit të opinionit për rëndësinë që ka kursimi i energjisë në mbrojtjen e mjedisit. Qëllimi i kësaj iniciative është organizimi për herë të shtatë në Kosovë i aktivitetit i cili fton individët, grupet e interesit, institucionet qeveritare dhe joqeveritare, bizneset etj që me datë 19 mars 2016 prej orës 20:30 – 21:30 (për 1 orë) të fikin dritat dhe aparaturat e tepërta elektrike, duke ia dedikuar këtë Tokës, planetit tonë që po vuan nga ngrohja globale dhe ndryshimet klimatike. Ora e Tokës është organizim i WWF (Fondi Botëror për Natyrë), organizatës më të madhe mjedisore në botë (www.earthhour.org), e që partner mbi bazë vullnetare në implementimin e këtij aktivitetit për Kosovë ka Shoqatën Ekologjike “Eko Viciana”.

Në Orën e Tokës 2016 janë ftuar të marrin pjese të gjithë.

Edhe këtë vit organizimi qendror është paraparë të bëhet në Sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë ku do të vendoset stenda me qëllim të firmosjes publike për pjesëmarrje në Orën e Tokës në Kosovë, një ceremoni simbolike dhe e bukur, që në vitet e mëparshme ka pasur shumë sukses.

Do të organizohet edhe një fushatë ndërgjegjësimi ku planifikohen të shtypen një numër i konsideruar i fletëpalosjeve dhe posterave  të cilët do të shpërndahen nëpër qytet.

Temë të këtij viti ështe: Energjia e ripërtritshme dhe shpyllëzimet.

Ne do të jemi në Sheshin Nëna Terezë prej orës 15:00.

Kosova tashmë ka lansuar në internet web faqën e saj zyrtare: http://earth-hour-kosovo.blogspot.com/ në të cilën mund të regjistrohen të gjithë qytetarët e Kosovës si individ apo organizata.

Shënimi i Orës së Tokës në Kosovë, po realizohet në saje të punës vullnetare të ambientalistëve dhe dashamirësve të mjedisit nga Eko Viciana.

Në shpresojmë se mediat do të kenë rolin e tyre në sensibilizimin e opinionit të gjerë për ti dhënë rëndësinë e duhur promovimit të kësaj ngjarje e cila konsiderohet si “aksioni më i madh dhe më masiv mjedisor që historia ka njohur ndonjëherë”.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …