Gjatë shënimit të Ditës së Gruas, policia ka arrestuar katër aktivistë të Vetëvendosjes

Gjatë shënimit të Ditës së Gruas, policia ka arrestuar katër aktivistë të Vetëvendosjes

Në një reagim të Vetëvendosjes thuhet se Policia e Kosovës po e vazhdon gjuetinë ndaj aktivistëve të kësaj partie. Edhe sot në Ditën e Gruas, ajo arrestoi aktivistët: Zgjim Hyseni, Egzon Azemi, Arbër Morina dhe Lekë Isufi, në kohën kur  po merreshin me aktivitetet e planifikuara për datën 8 Mars, Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Arsyet pse policia i ka arrestuar aktivistët, si zakonisht nuk janë bërë të ditura. Atyre nuk i është treguar asnjë flet-arrest, dhe sipas traditës së shtetit policor, thjesht janë kidnapuar në një aksion të papritur ku janë angazhuar policë të uniformuar dhe policë civilë. Organizimi i këtij arrestimi në mes të një rruge kryesore të Prishtinës, në një orar tepër të frekuentuar prej këmbësorëve, tregon se sulmet policore të urdhëruara nga pushteti kriminal, kanë si synim edhe terrorizimin e qytetarëve. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të aktivistëve, dhe dënimin e urdhërdhënësve e zbatuesve të këtyre veprimeve të përndjekjes politike, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.

Kontrolloni gjithashtu

LDK e mbledh kryesinë e partisë për të vendosur nëse do ta përkrah kandidaturën e Vjosa Osmanit për kryetare të Kosovës

LDK reagon kundër kërkesës së Vetëvendosjes për anulimin e votave me postë të mërgatës

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpërndarë një komunikatë ku akuzon Lëvizjen Vetëvendosje për kërkesën e …