Naxhie Bajraktari

Kreu i LDK- nuk i jep fjalën dhe shpërfill veprimtaren më të vjetër të partisë, zonjën Naxhie Bajraktari

Në shënim të 26-vjetorit të Forumit të Gruas së LDK-së, zonja Naxhie Bajraktari, njëra nga aktivistet e para të partisë, veprimtares, nuk u lejua që të marrë fjalën. Insistimi i saj që t’i drejtohej me një pyetje kryetarit të partisë, Isa Mustafa, u shpërfill disa herë.  Pas fjalimit të kryetarit, ajo provoi të ndërpres organizmin duke e kërkuar të drejtën e fjalës, por ceremonia vazhdoi në bazë të agjendës. Kjo bëri që Naxhie Bajraktari të lëshojë sallën në shenjë proteste, duke thënë se është e mllefosur me mos-përfilljen që iu bë nga partia, të cilës tha se i shërben plot 26 vjet. “Jam aktivistja e parë që kam marrë pjesë me burra në Degën e tretë, pastaj u formua Forumi i Gruas. Jam shumë e mllefosur, kur një veprimtares 26-vjeçare nuk i epet fjala, atëherë çka po duan. Po i marrin prej rrugëve dhe po i sistemojnë ku po duan, kurse mua, jam veprimtarja e parë edhe nuk kam të drejtë me thënë mendimin tim, ose me bë një pyetje për kryeministrin”, tha ajo. Veprimtarja Naxhie Bajraktari, ka thënë për Kosovapress se është ndjerë  shumë e zhgënjyer, meqë në këtë 26 vjetor që përkon me Ditën e Gruas, asaj iu mohua e drejta për të  pyetur dhe për ta shprehur mendimin.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …