Lajmet

Amerika heq dorë nga Siria, zgjidhjen ia lë në duar rusëve dhe Assadit

Administrata amerikane po heq dorë nga Siria dhe zgjidhjen e çështjes atje po u lë në duar rusëve dhe forcave të Assadit. Edhe  pse fillimisht ishte pikërisht Amerika ajo që i kishte trimëruar sirianët të luftonin regjimin e Assadit, madje duke i ndihmuar me armë, logjistikë  dhe duke i ushtruar, …

Më shumë...

Edhe 16 sirianë kanë vdekur urie në qytetin Madaja

Në Madaja, qytetin e rrethuar nga forcat ruse dhe Assadite, kanë vdekur urie edhe 16 sirianë dhe rrezikohen të vdesin edhe  qindra të tjerë. Rusët dhe assaditët nuk po i lejojnë organizatat humanitare të dërgojnë ndihma në ushqime, me qëllim që banorët dhe luftëtarët e opozitës të dorëzohen. Zyrtarët ndërkombëtarë …

Më shumë...

Shala: Deputetët opozitarë bojkotojnë Kuvendin, ndërsa marrin mëditje

Deputetët e opozitës vazhdojnë të marrin pjesë në udhëtimet zyrtare jashtë vendit, ndonëse ata prej muajsh po bojkotojnë seancat e rregullta të Kuvendit dhe mbledhjet e komisioneve parlamentare. Në kohën kur Kuvendi ka hyrë në muajin e pestë të bllokadës, deputetët e partive opozitare vazhdojnë t’i shfrytëzojnë udhëtimet jashtë vendit, …

Më shumë...

Policia zbardh detaje të reja mbi mjetin shpërthyes në xhaminë e Drenasit

Policia e Kosovës ka zbardhur hollësi të reja në lidhje me mjetin e dyshuar shpërthyes që u gjet dje në xhaminë e Drenasit. Sipas Policisë, mjeti shpërthyes nuk ka pasur detonator. Njësia për trajtimin e materialeve eksplozive dhe deminim, ka bërë tërheqjen në mënyrë të kontrolluar të mjetit shpërthyes të …

Më shumë...

Jahjaga nuk e ka themeluar ende komisionin për demarkacionin

Kryetarja e Kosovës, Atifete Jahjaga ende nuk i ka përfunduar procedurat për themelimin e Komisionit me ekspertë ndërkombëtarë për të shqyrtuar shënjimin e kufirit me Malin e Zi. Javë më parë, e para e shtetit kishte paralajmëruar themelimin e një komisioni ad-hoc me ekspertë ndërkombëtarë për të vlerësuar procesin e …

Më shumë...

Opozita vazhdon tubimet mobilizuese

Opozita po i vazhdon tubimet mobilizuese gjithandej vendit. Subjektet opozitare kanë njoftuar se sot, në orën 16:00, do të mbahet një tubim mobilizues me gra në Pejë. Në këtë tubim do të jenë të pranishme përfaqësueset e Vetëvendosjes, Fatmire Kollçaku dhe Albulena Haxhiu, Donika Kadaj dhe Magbule Shkodra nga Aleanca …

Më shumë...

Mediet shkruajnë për hapjen e konsullatës së Kosovës në Iowa

Mediet lokale në shtetin Iowa, kanë pasqyruar gjerësisht hapjen e konsullatës së Kosovës në kryeqytetin e këtij shteti, Des Moines. Kjo është konsullata e dytë e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas asaj në New York. “Përshtypjet e mia me të rinjtë dhe të rejat kosovare …

Më shumë...

Jahjaga: UNMIK-u duhet ta përfundojë mandatin

Kryetarja e shtetit, Atifete Jahjaga është shprehur e vendosur se krejt çka mund të bëjë UNMIK-u në Kosovë, është përmbyllja e misionit të tij. Ajo ka vlerësuar se miratimi i Rezolutës për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës nuk ndikon në fuqizimin e UNMIK-ut. Sipas kryetares Jahjaga, institucionet …

Më shumë...

Rugova: Të respektohet marrëveshja e koalicionit

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova u ka bërë thirrje strukturave të kësaj partie, që të respektojnë marrëveshjen e koalicionit, në bazë të së cilës Thaçi duhet të zgjedhet president. “Të respektohet marrëveshja e LDK-së e cila është nënshkruar dhe është qëndrim i strukturave të partisë”, ka thënë …

Më shumë...

Sot në dy-vjetorin e vdekjes përkujtohet dr. Muhamet Pirraku

Në përkujtim të jetës dhe veprës së doktor, profesor Muhamet Pirrakut, sot në orën 11.00, në sallën e Institutit Albanologjik të Prishtinës, mbahet Akademi përkujtimore. Në orën 13.00 në vendlindjen e tij në Flamuras, (ish Sankoc) të Drenicës zbulohet edhe përmendorja.  Muhamet Pirraku ka qenë studiues i zellshëm dhe i …

Më shumë...

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës dënon vënien e eksplozivit në xhaminë e Drenasit

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës dënon vënien e eksplozivit në xhaminë e Drenasit, Gjetja e eksplozivit në ambientet e xhamisë së Drenasit, ditën e premte në kohën e namazit të xhumasë, kur prania e besimtarëve është më e madhe se çdo ditë  tjetër, paraqet një akt të papranueshëm dhe …

Më shumë...

Ministri, Demolli priti asistentin për Operacione të Sekretarit gjeneral të NATO-s, Patrick Turner

Ministri i ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës(MFSK), zotëri Haki Demolli me bashkëpunëtorë, priti në takim zyrtar Asistentin për Operacione të Sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, zotëri Patrick Turner. Fillimisht, Ministri Demolli në emër të Ministrisë dhe FSK-së e falënderoi përfaqësuesin e NATO-s për kujdesin dhe angazhimin që ka …

Më shumë...

Avokatit të Popullit: KEDS-i me kontrollim të paautorizuar të shtëpive shkel të drejtën e pronës

Institucioni i Avokatit të Popullit ka  pranuar ankesa të ndara lidhur me aktivitetet e Kompanisë kosovare për distribuim dhe furnizim me energji elektrike sh.a. (KEDS j.s.c) për kontrollimin e pajisjeve elektrike nëpër  banesa, shtëpi dhe hapësira private. Në bazë të pretendimeve të ankuesve, punëtorët e KEDS-it i kryejnë këto kontrolle …

Më shumë...

Përurohet hidrocentrali ‘Albaniku III’, investim i diasporës

Në fshatin Selac të Shalës së Bajgorës, sot është përuruar hidrocentrali ‘Albaniku III’, i cili do të ketë një kapacitet prej 4.3 megavatësh. Krye-investitori, Gani Nuhiu, tha se ndihet i nderuar që të shpalos një punë që është bërë me shumë mund dhe sakrificë. Ai shtoi se ky hidrocentral u …

Më shumë...

Asambleja e qytetit të Namurit në Belgjikë votoi pro binjakëzimit të këtij qyteti me Prishtinën

Asambleja e qytetit të Namurit në Belgjikë votoi pro binjakëzimit të këtij qyteti me Prishtinën. Ky votim vjen pas vizitës së delegacionit së Namurit në Prishtinë, prirë nga kryetari i qytetit, Maxime Prévot, në nëntorin e vitin e kaluar. Gjatë muajit shkurt, poashtu një delegacion nga Komuna e Prishtinës do …

Më shumë...

Xhandarmëria serbe shfaqet sërish në fshatin, Karaçevë

Xhandarmëria serbe nuk po ndalet së patrulluari edhe në brendësi të territorit të Kosovës, sidomos në fshatrat e brezit kufitar. Kështu, fshati Karaçevë i Dardanës mbetet vendi më i pasigurt në Kosovë, pasi që banorët ndihen të rrezikuar nga pjesëtarët e xhandarmërisë serbe. Një patrullë e xhandarmërisë serbë është fotografuar …

Më shumë...