leoni

Jahjaga nuk e ka themeluar ende komisionin për demarkacionin

Kryetarja e Kosovës, Atifete
Jahjaga ende nuk i ka përfunduar procedurat për themelimin e Komisionit me
ekspertë ndërkombëtarë për të shqyrtuar shënjimin e kufirit me Malin e Zi. Javë
më parë, e para e shtetit kishte paralajmëruar themelimin e një komisioni
ad-hoc me ekspertë ndërkombëtarë për të vlerësuar procesin e demarkacionit me
Malin e Zi. Njohësit e rrethanave politike konsiderojnë se kryetarja është
vonuar, pasi që edhe sikur të krijohet një komision i tillë, nuk do të mund të
bënte asgjë, pasi që mandati i Jahjagës përfundon për dy muaj. Në anën tjetër,
partitë opozitare thonë se
ideja e formimit të këtij komisioni është dhënë vetëm sa për të
larguar presionin publik mbi presidenten.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …