Amerika heq dorë nga Siria, zgjidhjen ia lë në duar rusëve dhe Assadit

Administrata amerikane po heq dorë nga Siria dhe zgjidhjen e çështjes atje po u lë në duar rusëve dhe forcave të Assadit. Edhe  pse fillimisht ishte pikërisht Amerika ajo që i kishte trimëruar sirianët të luftonin regjimin e Assadit, madje duke i ndihmuar me armë, logjistikë  dhe duke i ushtruar, tani katër vjet më pas sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Kery ka harruar edhe takimin e Gjenevës, ku ishte marrë vendim që Assadi të largohet nga pushteti dhe atë t ia dorëzojë Qeverisë së përkohshme. Zyrtarët e lartë amerikanë janë pajtuar që Assadi të mbetet në pushtet përkohësisht, qëndrim ku i njëjtë me autoritetet e Kremlinit dhe të forcave kriminale të Assadit.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani

Enver Hasani: Kuvendi nuk mund t’i ndryshojë asnjë presje Ligjit për Specialen të kthyer nga Presidentja

Profesori i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Enver Hasani, ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës …