Edhe 16 sirianë kanë vdekur urie në qytetin Madaja

Në Madaja, qytetin e rrethuar nga forcat ruse dhe Assadite, kanë vdekur urie edhe 16 sirianë dhe rrezikohen të vdesin edhe  qindra të tjerë. Rusët dhe assaditët nuk po i lejojnë organizatat humanitare të dërgojnë ndihma në ushqime, me qëllim që banorët dhe luftëtarët e opozitës të dorëzohen. Zyrtarët ndërkombëtarë që kanë vizituar popullatën në rrethim kanë vërejtur se banorët janë dobësuar në mungesë të artikujve elementarë për ekzistencë. Ata kanë marrë shënime edhe për rreth 360 raste të banorëve që mund të vdesin në mungesë të ushqimit.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Mos luani me Ligjin për Specialen, është gabim dhe e dëmshme

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, e ka cilësuar gabim dhe të dëmshëm kthimin …