Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës dënon vënien e eksplozivit në xhaminë e Drenasit

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës dënon vënien e eksplozivit në xhaminë e Drenasit, Gjetja e eksplozivit në ambientet e xhamisë së Drenasit, ditën e premte në kohën e namazit të xhumasë, kur prania e besimtarëve është më e madhe se çdo ditë  tjetër, paraqet një akt të papranueshëm dhe me elemente që qojnë në akte  terroriste e që për qëllim kanë futjen e frikës, ushtrimin e dhunës, terrorit e shkatërrimit.

Aktet të tilla nuk kanë të bëjnë asgjë me mësimet dhe predikimet e fesë islame dhe as me traditën e popullit tonë, ndaj kërkojmë nga të gjithë që të jenë të përgjegjshëm dhe më të vëmendshëm për të  garantuar jetën e qytetarëve të vendit, pronës së tyre dhe për të  ruajtur e garantuar veprimin dhe funksionimin e institucioneve publike e fetare.  Xhamitë janë vend për adhurim, falje e lutje ku besimtarët gjejnë prehje shpirtërore dhe si   të tilla duhet trajtuar në mënyrë meritore e jo për dhunë terror e frikë.

Dënojmë ashpër aktin në fjalë, dhe njëkohësisht kërkojmë nga organet  kompetente që sa më parë të zbulojnë autoret dhe motivet e  këtij aktit të shëmtuar dhe të tillët të vihen para drejtësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Numërohen 65 për qind të votave, këta janë 10 më të votuarit nga PDK-ja, LDK-ja LV-ja dhe AAK-ja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar 65.01 për qind të numërimit të kandidatëve për deputetë. …