Lajmet

Ekipi mbrojtës i Nezir Mehmetajt, ka paralajmëruar se do ta apelojë vendim e Gjykatës së Lartë të Serbisë

Shtetasi i Kosovës, Nezir Mehmetaj është dënuar nga Gjykata e Lartë e Serbisë me gjashtë vjet burg, nën akuza për krime lufte kundër popullatës civile në fshatin Rudicë të Klinës më 1999. Ekipi i tij mbrojtës ka paralajmëruar se do ta apelojë këtë vendim. Gjykata e Lartë e Serbisë tha se ka konstatuar se Mehmetaj në qershor të vitit 1999 kishte marrë pjesë në rrëmbimin e civilit me kombësi rome, Jelaj Ramadan, mbetjet mortore të të cilit ende nuk janë gjetur. Sipas pretendimeve të gjykatës, bashkë me Mehmetajn kanë qenë edhe anëtarë të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në vendimin e gjykatës u tha po ashtu se Mehmetaj ishte pjesëtar i UÇK-së dhe në atë kohë lëvizte në fshatin Rudicë me uniformë të UÇK-së. Agron Mehmetaj, vëllai i Nezirit, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se familja nuk ndihet aspak mirë, sepse e di që ai po mbahet padrejtësisht dhe pa asnjë fakt në burgun e Serbisë. Përveç Mehmetajt, në Serbi gjenden në paraburgim nën akuza për krime lufte edhe Hasan Dakaj dhe Tefik Mustafa. Ndërkaq, Sadiku Duraku, që ishte arrestuar më 17 prill nën dyshime për krime lufte, u lirua në tetor të këtij viti.

Shtetasi i Kosovës, Nezir Mehmetaj është dënuar nga Gjykata e Lartë e Serbisë me gjashtë vjet burg, nën akuza për krime lufte kundër popullatës civile në fshatin Rudicë të Klinës më 1999. Ekipi i tij mbrojtës ka paralajmëruar se do ta apelojë këtë vendim. Gjykata e Lartë e Serbisë tha …

Më shumë...

Lista Serbe, e cila e ka mbështetjen e Beogradit, ka konfirmuar se do të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025

Serbët në Veri të Kosovës shpallën Asociacionin, “Republikë Serbe”

Partia e serbëve në Kosova, Lista Serbe, që ka mbështetjen e Beogradit, ka konfirmuar se do të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit.  Në një deklaratë publike  Lista Serbe thotë se këtë vendim do ta marrë pas incidentit që ndodhi dje në Kuvendin e Kosovës ku ata shkuan për t’u nënshkruar …

Më shumë...

Emmanuel Macron, njoftoi se do të emërojë një kryeministër të ri, pas dorëheqjes së Mishel Barnije

Presidenti francez, Emmanuel Macron, njoftoi se do të emërojë një kryeministër të ri pas dorëheqjes së Michel Barnier, qeveria e të cilit u rrëzua pas një votimi mosbesimi në parlament. Në një fjalim drejtuar kombit, Macron hodhi poshtë presionet e opozitës për të dhënë dorëheqjen, duke u zotuar të qëndrojë …

Më shumë...

Shtatorja e Hafez al-Asadit në provincën Hama të Sirisë është rrëzuar nga popullata siriane

Shtatorja e Hafez al-Asadit në provincën Hama të Sirisë është rrëzuar nga popullata siriane

Shtatorja e Hafez al-Asadit në provincën Hama të Sirisë është rrëzuar nga popullata, raporton Anadolu. Sipas informacioneve të marra nga burime në terren, statuja e babait të Bashar al-Asadit, Hafez Asad, në Hama, është shkatërruar nga banorët e qytetit. Në shkurt të vitit 1982, presidenti i atëhershëm sirian Hafez al-Asad …

Më shumë...

Ramush Haradinaj, ka prezantuar kandidatët e koalicionit për deputetë të Kuvendit të Kosovës, nga Theranda

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka prezantuar kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës nga Theranda. Haradinaj ka thënë se edhe pa mbështetjen e qeverisë, Suhareka është shndërruar në qendër të zhvillimit ekonomik. “Energjia e Suharekës sot ishte dëshmi e …

Më shumë...

Të arrestuarit, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj e Fadil Fazliu nga zyrat e EULEX-it në Kosovë, janë dërguar për në Hagë

Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Bashkim Smakaj, ish-nënkryetari i Malishevës Isni Kilaj dhe ish-pjesëtari i UÇK-së, Fadil Fazliu janë dërguar për në Hagë, nga zyrat e EULEX-it në Kosovë. Aty janë mbajtur nga dita e djeshme kur edhe janë arrestuar. Fahri Fadil Fazliu tha para gazetarëve se nuk ka mundur ta …

Më shumë...

Xhavit Haliti: Glauk Konjufca, shkeli Kushtetutën duke iu pamundësuar deputetëve të Listës Serbe, të hyjnë në sallë

https://www.google.com/url?sa=i&url=https%3A%2F%2Fgazetablic.com%2Fagjencia-kunder-korrupsionit-sqaron-publikimin-e-pasurise-se-xhavit-halitit-dhe-arta-rama-hajrizit%2F&psig=AOvVaw1Vm3iZ7oCkJZDpqkqUNlfH&ust=1625145827240000&source=images&cd=vfe&ved=0CAoQjRxqFwoTCJjI5pG6v_ECFQAAAAAdAAAAABAJ

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, e ka quajtur të gabuar dhe shkelje të Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit veprimin kryetarit, Glauk Konjufca, i cili ndërpreu seancën për t’i pamundësuar deputetëve të Listës Serbe, që të futën në sallë. Po ashtu edhe deputetët e Vetëvendosjes bllokuan ulëset e deputetëve të Listës …

Më shumë...

Nezir Mehmetaj është dënuar nga autoritetet gjyqësore serbe me gjashtë vjet burg, nën akuza për krime lufte

Gjykata e Lartë në Beograd nuk e ndryshon masën e paraburgimit për shtetasin e Kosovës, Nezir Mehmetaj

Nezir Mehmetaj është dënuar nga autoritetet gjyqësore serbe me gjashtë vjet burg, nën akuza për krime lufte. Në dënim do t’i llogaritet koha e qëndruar në paraburgim dhe ky vendim i shkallës së parë të gjyqësorit serb mund të apelohet. Ai u arrestua më 3 janar 2020 në pikëkalimin kufitar …

Më shumë...

Përfaqësuesi i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku dyshon në sigurinë e zyrave të organizatës

Faton Klinaku

Përfaqësuesi i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku dyshon në sigurinë e zyrave të organizatës, për  prani të pajisjeve përgjuese dhe kamerave të fshehta, madje brenda zyrave të OVL-UÇK. Kam gjetur pllaka të hequra në zyrë dhe jam i bindur që ka përgjues. Nuk i kam prekur ato, le të përgjojnë, sa të …

Më shumë...

Shukri Buja rrëfen sesi iu ka shmangur shokëve të luftës, me frikë nga akuzat për ndikim te dëshmitarët

Shukri Buja

Komandanti i Zonës Operative të Nerodimes, gjatë luftës, Shukri Buja, ka bërë të ditur  se gjatë periudhës para dëshmisë së tij në Gjykatën Speciale, ka shmangur takimet me ish-shokët e luftës dhe ato publike për të mos rrezikuar akuza për ndikim te dëshmitarët. Buja theksoi se që nga momenti kur …

Më shumë...

Fatmir Humolli, ka njoftuar se nuk do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025

Fatmir Humolli

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka thënë se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025, nuk do të garojë. Ai ka treguar se me disa persona, figura të çështjes kombëtare kanë synuar krijimin e një partie të re politike, pasi  këto aktualet …

Më shumë...

Dardan Sejdiu: Turp që nuk po e kuptojmë se në Hagë, po gjykohet krejt lufta e popullit për liri

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu ka shprehur shqetësimin për mungesën e vetëdijes publike lidhur me procesin që po zhvillohet në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK. Ai ka theksuar se ky gjykim nuk është vetëm për individët e akuzuar, por përpjekje për të rishkruar historinë e luftës çlirimtare të Kosovës. Shoqëria duhet të kuptojë …

Më shumë...

NATO-ja dënon sulmin në kanalin e Ibër Lepencit, duke kërkuar hetim të plotë dhe transparent

Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Operacionet, Tom Goffus, ka dënuar ashpër sulmin ndaj infrastrukturës kritike në kanalin Ibër-Lepenc, në Zubin Potok, më 29 nëntor. Deklarata u bë gjatë një takimi në selinë e NATO-s me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Goffus theksoi rëndësinë e një hetimi të plotë …

Më shumë...

Florian Bieber: Shefja e re e BE-së, Kaja Kallas Kallas, ka qasje më vendimtare sa i përket Kosovës dhe dialogut

Florian Bieber: Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk mund të kthehet në dinamikën që ishte para konfliktit më 24 shtator, në Banjskë

Politologu, Florian Baiber, ka komentuar rolin e shefes së re të BE-së, Kaja Kallas, duke theksuar se ajo ka një qasje më të fortë dhe më vendimtare për çështjet që lidhen me Kosovën dhe dialogun me Serbinë. Sipas tij,  Kaja Kallas ka qenë më e zëshme dhe më e angazhuar …

Më shumë...

Deputetët e Vetëvendosjes mbajtën një seancë të Kuvendit, pa praninë e asnjë deputeti të opozitës

Glauk Konjufca i ka reaguar edhe deputetit tjetër të Vetëvendosjes, Gramos Agusholli, lidhur me komunitetin horr, LGBT+

Deputetët e Vetëvendosjes mbajtën  një seancë të Kuvendit, pa praninë e asnjë deputeti të opozitës. Kryeparlamentari Glauk Konjufca tha  se projektligjet e rendit të ditës kishin rëndësi të madhe dhe afate kohore të ngushta që rrezikonin procese të rëndësishme në vend. Organizimi i seancës ka shkaktuar kritika të ashpra nga …

Më shumë...

Besnik Tahiri: Kuvendi i Kosovës po përjeton një puç parlamentar dhe shembje të demokracisë

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës po përjeton një “puç parlamentar” dhe “shembje të demokracisë”. Sipas Tahirit, partia në pushtet ka organizuar një seancë të jashtëzakonshme pa respektuar procedurat e rregullta parlamentare. “Shmangia nga logjika normale parlamentare në pikë të natës, pa …

Më shumë...