Lumir Abdixhiku, ka thënë se ai dhe LDK-ja qytetarëve u japin zgjidhjen, shpresën e programin model që Kosovën vërtetë e transformon

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se ai dhe LDK qytetarëve u japin zgjidhjen, shpresën dhe programin model që Kosovën vërtetë e transformon. Përderisa urrejtjen, frustrimin ndarjen e përçarjen ua lë atyre që nuk bën asgjë në katër vjet. “Në këtë fushatë, nuk kam fjalë urrejtëse për kundërshtarë. Nuk kam nxitje për të tjerët që nuk mendojnë si ne. “Në këtë fushatë, nuk kam fjalë urrejtëse për kundërshtarë. Nuk kam nxitje për të tjerët që nuk mendojnë si ne. Nuk kam as vullnet për të ju mbajtur në mllefin e brendshëm, sepse kohë për të humbur nuk kemi më. Qytetarëve u japim zgjidhjen, shpresën dhe programin model që Kosovën vërtetë e transformon. Dhe aq i mirë është ky program, sa që përveç se po e lakmojnë partitë e tjera, tani kanë nisur dhe ta kopjojnë”, tha Abdixhiku gjatë tubimit në Viti.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata e Apelit

Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për Ekrem Bajroviqin për krime lufte kundër popullatës civile

Gjykata e Apelit e Kosovës ka refuzuar ankesën e mbrojtjes së të akuzuarit Ekrem Bajroviqi, …