Ramush Haradinaj; Kurti në vend se të japë llogari për gjithçka të keqe që i ka bërë vendit, ky vetëm na fyen e na shan

Ramush Haradinaj; Kurti në vend se të japë llogari për gjithçka të keqe që i ka bërë vendit, ky vetëm na fyen e na shan

Koalicioni AAK – Nisma – Konservatorët – Forumi Intelektual E30 – Ideal vazhdoi tubimin elektoral në Junik, ku kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, premtoi se nën qeverisjen e tij do ta kthejnë mbarë Kosovën. Haradinaj përsëriti angazhimet e tij për uljen e çmimit të energjisë elektrike me 20 për qind, dyfishimin e pagave në sektorin publik dhe përkrahjen financiare për ata që nuk kanë një vend pune. “Kurti duhet të japë llogari për gjithçka që ka bërë, ky nuk po na jep llogari, vetëm po na shan… I kam ndarë tokë për varreza qytetarëve të Gjilanit, edhe atë tokë ua ka marrë dhe nuk kanë ku t’i varrosin qytetarët e Gjilanit. Kryetari i Gjilanit është nga partia e Kurtit, por gjilanasit nuk flasin mirë për të, tha Haradinaj. Ndërkohë, ish-kryetari i Junikut dhe kandidati për deputet, Agron Kuçi, akuzoi kryeministrin Kurti për mashtrime dhe gënjeshtra ndaj qytetarëve të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 21 mijë lindje në Kosovë gjatë nëntë muajve të vitit 2026

Në Kosovë janë regjistruar 21 mijë e 136 lindje gjatë periudhës janar-shtator 2026, sipas të …