Situata me zjarret në Kosovë vazhdon të jetë shqetësuese për shkak të temperaturave të larta dhe mungesës së kujdesit nga qytetarët. Vetëm gjatë ditës së sotme, janë raportuar gjithsej 41 vatra zjarri, ndërsa 14 prej tyre vazhdojnë të jenë aktive, sipas raportit të fundit nga Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave. …
Më shumë...Lajmet
Kryetari Bashkim Ramosaj reagon për subvencionet: APK nuk ka gjetur konflikt interesi tek zyrtarët komunalë
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka reaguar ndaj zërave publikë dhe shqetësimeve të ngritura lidhur me përfitimin e subvencioneve nga disa zyrtarë komunalë, duke sqaruar se Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit nuk ka konstatuar ndonjë konflikt interesi në këtë rast. Përmes një njoftimi publik, Ramosaj ka bërë të …
Më shumë...Iu dha lamtumira e fundit veteranit të UÇK-së, Naim Ymeri
Sot iu dha lamtumira e fundit veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ish-eprorit të TMK-së dhe FSK-së, Naim Ymeri, i cili ndërroi jetë në moshën 64-vjeçare. Ceremonia e varrimit u mbajt me nderime të plota ushtarake, në prani të familjarëve, bashkëluftëtarëve, përfaqësuesve të institucioneve shtetërore dhe qytetarëve të shumtë, të …
Më shumë...Republika Sërpska ndan 22 milionë euro shtesë për lobim në SHBA, përkundër sanksioneve ndaj udhëheqësve të saj
Republika Sërpska ka ndarë mbi 22 milionë euro shtesë për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me qëllim të “pozicionimit më të mirë” të këtij entiteti serb të Bosnjë e Hercegovinës në raport me administratën e re amerikane. Ministria për Integrime Evropiane dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar e Republikës Sërpska ka …
Më shumë...Gjykata Speciale cakton për 14 korrik shpalljen e aktgjykimit të Apelit në çështjen Pjetër Shala
Gjykata Speciale në Hagë ka njoftuar se shpallja e aktgjykimit të Apelit në çështjen ndaj Pjetër Shalës do të bëhet më 14 korrik 2025, në ora 11:30 sipas orës së Evropës Qendrore. Fillimisht, seanca ishte planifikuar për 15 korrik, por është ndryshuar me vendim të Panelit të Gjykatës së Apelit …
Më shumë...Marta Kos: Serbia përballet me sfida serioze – anëtarësimi në BE kërkon përmbushje të detyrimeve
Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, në një intervistë për Deutsche Welle, ka deklaruar se Serbia ndodhet në një situatë shumë të vështirë dhe se BE e mbështet fuqishëm rrugën e saj evropiane dhe popullin serb. Duke komentuar protestat në Serbi dhe procesin e stërzgjatur të integrimit, Kos …
Më shumë...Lutfi Haziri: Kosova rrezikon të shkojë në konstituim me “treshifrorë”
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka paralajmëruar se në mungesë të një marrëveshjeje politike, situata institucionale në vend mund të ngecë edhe në datat 26 dhe 27 korrik, me rrezikun që Kosova të shkojë në takime për konstituim të Kuvendit me numra të “treshifrorë”. Ai ka kritikuar …
Më shumë...Ramush Haradinaj përkujton vëllezërit Bytyqi: Heroizmi i tyre është krenari për mbarë kombin”
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot tre vëllezërit Bytyqi – Agronin, Yllin dhe Mehmetin – shqiptarë nga Prizreni me shtetësi amerikane, të cilët u vranë mizorisht në Serbi në korrik të vitit 1999. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se vëllezërit Bytyqi lanë …
Më shumë...“Nis Marshi i Paqes drejt Potoçarit, në kujtim të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë”
Në Bosnjë e Hercegovinë ka nisur të martën Marshi i përvitshëm i Paqes, në nder të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë. Mijëra pjesëmarrës, për tri ditë me radhë, do të përshkojnë rreth 110 kilometra nga fshati Nezuk, afër Tuzllës, drejt Qendrës Përkujtimore në Potoçar, ku më 11 korrik shënohet 30-vjetori …
Më shumë...Arben Gashi e sheh si çështje komplekse konstituimin e kuvendit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka deklaruar se nuk parasheh pasoja juridike për deputetët në rast se brenda 30 ditëve nuk respektohet aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit. Ai tha se në këtë rast nuk ka fajtor kolektiv dhe se çështja është më shumë politike …
Më shumë...Ejup Maqedonci pret në takim homologun zviceran, Martin Pfister , për bashkëpunimin ushtarak dhe rolin e diasporës
Ministri në detyrë i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, së bashku me zëvendësministrin në detyrë Shemsi Syla dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes, Gafurr Dugolli, priti në takim Kancelarin Federal dhe Ministrin e Mbrojtjes, Mbrojtjes Civile dhe Sportit të Zvicrës, Martin Pfister, i shoqëruar nga një delegacion zyrtar. …
Më shumë...Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së dhe eprori i FSK-së, Naim Ymeri
Sot, më 8 korrik 2025, ka ndërruar jetë në moshën 64-vjeçare veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ish-eprori i TMK-së dhe FSK-së, Naim Ymeri. Gjatë luftës së lavdishme të UÇK-së, Naim Ymeri ka dhënë kontribut të çmuar në logjistikë, por gjithashtu ka marrë pjesë në shumë beteja në terren, krahas …
Më shumë...Alarmante: Shqiptarët sistematikisht po përjashtohen nga institucionet, në Ministrinë e Mbrojtjes, nga 26 të punësuar, rezultati është 25:1
Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësimin më të thellë për shkallën alarmante që ka marrë diskriminimi ndaj shqiptarëve në institucionet shtetërore dhe publike. Rasti i fundit në Ministrinë e Mbrojtjes, ku nga 26 punësime të reja, 25 janë maqedonas dhe vetëm një është shqiptar, është dëshmi e qartë e një …
Më shumë...Prokuroria: Dragan Ristiq akuzohet për vrasje, keqtrajtime dhe dëbime në Gjakovë gjatë luftës
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për krime lufte ndaj Dragan Ristiqit për ngjarjet e ndodhura në Gjakovë gjatë viteve 1998-1999. Sipas aktakuzës, Ristiq, bashkë me forcat policore e ushtarake serbe, dyshohet se ka marrë pjesë në vrasje, keqtrajtime fizike e psikike, arrestime dhe shkatërrime të pasurisë së civilëve …
Më shumë...BE: Ndërtimi i urave mbi Ibër kërkon koordinim të ngushtë dhe përfshirje të komuniteteve
Bashkimi Evropian ka reaguar lidhur me ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë, duke e cilësuar projektin si një zhvillim me rëndësi të madhe politike dhe praktike, që kërkon koordinim të ngushtë dhe dialog gjithëpërfshirës mes komuniteteve. Në një përgjigje zyrtare, zëdhënësi i BE-së theksoi se …
Më shumë...Ramiz Lladrovci: Kurti e ka shefe Dejona Mihalin, turp që përmend Thaçin e Veselin
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Lladrovci tha se Kurti, duke folur për përvojën e tij me menaxhimin e brendshëm në Lëvizjen Vetëvendosje, nënkuptoi se “ka shefe Dejona Mihalin”, një figurë që ai e përshkroi si “llugë në shtëpi të vet” …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
