I dërguari Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, gjatë qëndrimit të tij në Bosnje dhe Hercegovinë, ka bërë homazhe në Qendrën Përkujtimore të Srebrenicës, nga ku ka garantuar se Amerika kurrë do t’i harrojë viktimat e gjenocidit të kryera nga forcat serbe në vitin …
Më shumë...Lajmet
Shqiprim Arifi: Albin Kurti po e përçan spektrin politik dhe po e dëmton shumë politikën shqiptare në Kosovën Lindore
Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka deklaruar se Albin Kurti jo vetëm që po përçan spektrin politik të shqiptarëve, por edhe po dëmton shumë politikën shqiptare në Kosovën Lindore. Albini po na përdorë si kartë ndaj ndërkombëtarëve për situatën në veri të Kosovës. Ne e kemi këtë proces tashmë qe …
Më shumë...Profesori dhe analisti, Milazim Krasniqi, ka shkruar se Albin Kurti nuk mund të bëhet me asgjë lider i mirëfilltë popullor
Profesori dhe analisti, Milazim Krasniqi ka shkruar se Albin Kurti nuk mund të bëhet me asgjë lider i mirëfilltë populist. Dy karakteristika të liderit popullor, janë investimet e mëdha në zonat kryesore të shtetit dhe instrumentalizimi me sukses i nacionalizmit. Ndërsa Albin Kurti ka bërë saktësisht të kundërtën e kësaj: …
Më shumë...Daniel Serwer: Asociacioni nuk është arsye pse pesë vendet e BE-së nuk e pranojnë pavarësinë as Shtetin e Kosovës
Diplomati amerikan, Gabriel Escobar, gjatë verës, kishte konstatuar se mund të bëhej një fushatë globale për njohjen e pavarësisë së Kosovës, në këmbim të themelimit të Asociacionit. Sipas profesorit amerikan Daniel Serwer, Asociacioni nuk është arsye pse pesë vendet e BE-së nuk e pranojnë shtetin e Kosovës. Kryeministri Kurti flet …
Më shumë...Arben Mustafa: Me pasigurinë e qasjen armiqësore ndaj kompanive të suksesshme, Qeveria po e shkatërron klimën e biznesit në Kosovë
Koordinatori i Departamentit për Financa i PDK-së, Arben Mustafa, ka reaguar pas mburrjes së pushtetit me një shkrimi të sponsorizuar e të publikuar në “Economist Impact”. Mustafa ka thënë se deputetët e Vetëvendosjes po mundohen që këtë raportim ta shesin si raportim ndërkombëtar. “Kjo tregon gjendjen e rëndë të kësaj …
Më shumë...Safet Gërxhaliu: Do të isha i lumtur nëse përshkrimet në videon e Vetëvendosjes do të ishin reale, por fatkeqësisht janë ndryshe
Pas publikimit të një videoje me titullin “Zhvillimi dhe drejtësia shkojnë bashkë”, përmes së cilës Lëvizja Vetëvendosje lavdëron Qeverinë Kurti për punët e saj, teksa hedh kritika dhe akuza ndaj opozitarëve, njohësi i ekonomisë Safet Gërxhaliu për RTV21 thotë se do të ishte i lumtur nëse ato përshkrime si në …
Më shumë...Albin Kurti për gazetën greke “To Vima”, deklaroi se Kosova do të bashkohej me Shqipërinë por nuk e lejon Kushtetuta e saj
Kryeministri Kurti në një intervistë për gazetën greke, “To Vima” është pyetur për idealin e bashkimit kombëtar, mbi të cilin është ngritur kauza e tij në fushatën zgjedhore. Kurti deklaroi se Kosova e Shqipëria janë një komb e dy shtete dhe ka shtuar se pushtetin në shkurt të vitit 2021 …
Më shumë...Komisioni Evropian nuk është i përqendruar në afate kohore në procesin e zgjerimit të BE-së por për t’i ndihmuar vendet kandidate
Komisioni Evropian nuk është i përqendruar në afate kohore në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian por për t’i ndihmuar vendet kandidate për të përparuar në këtë proces, ka thënë të martën zëdhënësja e KE-së, Dana Spinat, në një konferencë për medie në Bruksel pas propozimit të presidentit të Këshillit …
Më shumë...Deputetët socialistë në Serbi propozojnë Rezolutë për anëtarësimin në BRICS ku bëjnë pjesë: Brazili, Rusia, India, Kina e Afrika e Jugut
Deputetët e Lëvizjes Socialiste në Serbi i kanë dorëzuar kryetarit të Kuvendit të Serbisë propozim për Rezolutë për anëtarësimin e Serbisë në BRICS. Nënshkrues të këtij propozimi janë deputetët e partisë, kryetar i së cilës është sanksionuar nga SHBA, Aleksandër Vulin, Bojan Torbica dhe Gjorgje Komlenski, të cilët janë pjesë …
Më shumë...Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës mbetet ende opsion, thotë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë që mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës mbetet ende opsion. Mocioni është mënyra më e duhur dhe legjitime, është demokraci. Aktualisht opozita i ka votat për ta iniciuar mocionin, pastaj duhet ndihma e deputetëve të tjerë. Shpresoj që …
Më shumë...Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi, ka uruar Ejup Maqedoncin, për emërimin e tij në postin e Ministri të Mbrojtjes së Kosovës
Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi, ka uruar ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci për emërimin e tij në postin i ministri të Mbrojtjes. Në letrën e ministrit Peleshi rikonfirmohet se Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë do të vazhdojë angazhimin e plotë për mbështetje …
Më shumë...Ish-ambasadori i Holandës, Robert Bosch, ka thënë se Serbia po luan lojë dinake sa i përket normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën
Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka thënë se Serbia po luan lojë dinake sa i përket normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën. Sipas tij, normalizimi për Serbinë do të thotë Kosova të jetë pjesë e Serbisë, derisa shtron pyetje se kur do të vijë koha që këtë lojë të …
Më shumë...Edhe sot para trupit gjykues të Gjykatës Speciale në Hagë po mbahet seanca kundër katër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Edhe sot para trupit gjykues të Gjykatës Speciale në Hagë po mbahet seanca gjyqësore kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Ashtu sikur edhe dje sapo ka filluar seanca, ajo është mbyllur në sesion privat. Dëshmitari 18-të ka filluar dëshminë ditën e djeshme, të cilën e ka …
Më shumë...KMDLNJ: Për shtatë muajt e parë të këtij viti në Kosovë kanë humbur jetën 18 punëtorë në vendin e punës, kryesisht në ndërtimtari
Për shtatë muajt e parë të këtij viti në Kosovë, kanë humbur jetën 18 punëtorë në vendin e punës, kryesisht në ndërtimtari dhe se ky sektor po rrezikon më së shumti jetën e tyre, thuhet në një publikim të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, duke …
Më shumë...Bujar Osmani: Në interes të shteteve dhe të rajonit është zbatimi i marrëveshjeve të arritura në mes të Kosovës dhe Serbisë
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, dhe kryesues i radhës i OSBE-së, Bujar Osmani, ka thënë se në interes të shteteve dhe të rajonit është zbatimi i marrëveshjeve të arritura në mes të Kosovës dhe Serbisë. Sipas Osmanit këto janë edhe qëndrimet e komunitetit ndërkombëtar. Ai ka thënë se …
Më shumë...Aleksandër Vuçiq: Gjatë muajve në vazhdim Serbia pret shumë presione dhe kërcënime rreth Kosovës
Kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është cituar të ketë deklaruar se gjatë muajve në vazhdim Serbia pret shumë presione dhe kërcënime rreth Kosovës. Më duket se muajt në vazhdim nuk do të jenë të lehtë dhe pres shumë presione dhe kërcënime dhe zbatim të atyre kërcënimeve për Kosovën nga ata …
Më shumë...