Gjenerali Lahi Brahimaj, i ndau mirënjohje Radios-Kosova e Lirë me motivacionin për kontributin e jashtëzakonshëm

Gjenerali Lahi Brahimaj, i ndau mirënjohje Radios-Kosova e Lirë me motivacionin për kontributin e jashtëzakonshëm

Radio-Kosova e Lirë ka shënuar sot 25-vjetorin e kryerjes me sukses të misionit të saj informativ dhe historik gjatë luftës së UÇK-së, si dhe aktivitetin e shumanshëm të deritanishëm gjatë këtij çerek shekulli. Para 25 vjetësh, Radio-Kosova e Lirë përgatiti dhe transmetoi emisionin e saj të fundit nga Malet e Berishës, në Rrafshnaltën e Drenicës, pikërisht në ditën kur nga Kosova u largua përgjithmonë dhe me turp të përjetshëm makineria vrastare e regjimit të Millosheviqit. Në shenjë nderimi dhe respekti për drejtorin e Radios-Kosova e Lirë, Ahmet Qeriqi, gjenerali Lahi Brahimaj nga Zona Operative e Dukagjinit gjatë luftës  së UÇK-së ndau një mirënjohje me motivacion për kontribut të jashtëzakonshëm. Me këtë rast, ai shkroi: “Shënimi jubilar i 25-vjetorit të kryerjes së misionit informativ dhe historik të Radios-Kosova e Lirë më riktheu kujtimet e luftës së lavdishme për liri. Ambientet e Shtëpisë-Muze në Berishë janë dëshmitare të një historie që, me peshën e saj, do t’i mbijetojë shekujve.” Në emër të bashkëthemeluesve të Radios Kosova e Lirë dhe bashkëluftëtarëve, u nda një mirënjohje për kontributin e jashtëzakonshëm në Luftën Çlirimtare për Radion dhe drejtorin Ahmet Qeriqi. Misioni i Radios Kosova e Lirë vazhdon, tha mes tjerash, gjeneral Lahi Brahimaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Duda Balje denoncon presionet për votën në Kuvend, m’u ofrua pozitë profesoreje në Shkup në këmbim të mbështetjes për Haxhiun

Deputetja Duda Balje ka konfirmuar publikisht se ka qenë subjekt i përpjekjeve të ndikimit për …