Lajmet

Peter Stano: Jemi të shqetësuar për implikimet në situatën e sigurisë të vendimeve, që mori administrata e Mitrovicës Veriore

Peter Stano

Bashkimi Evropian konsideron se vendimi i Komunës së Mitrovicës së Veriut, për ta kërkuar lirimin e një ndërtese komunale nga personat që punojnë për administratën e Serbisë, është në kundërshtim me përpjekjet për shtendosjen e situatës dhe uljen e tensioneve në raportet mes Kosovës dhe Serbisë. Zëdhënësi i BE-së, Peter …

Më shumë...

Prokuroria Speciale e Kosovës, sa herë arreston zyrtarë të vetëvendosjes vihet në shënjestër të ministrave të Qeverisë Kurti

Prokuroria ngriti aktakuzë kundër 19 vetave, në mesin e tyre: Mimoza Kusari-Lila, Besim Beqaj, Dardan Gashi e Nenad Rashiq

Prokuroria Speciale e Kosovës, sa herë arreston zyrtarë të vetëvendosjes vihet në shënjestër të ministrave të Qeverisë Kurti, të cilët e kanë kritikuar për mosveprim ndaj denoncimeve që ata po i bëjnë. Ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari, e cila ka publikuar një video ku ka folur për ish-ministrin Vesel Krasniqi …

Më shumë...

Përparim Gruda: E habitshme se si një ministre e Drejtësisë angazhohet aq shumë, për dëmtimin e integritetit të sistemit të drejtësisë

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë në PDK, Përparim Gruda, ka reaguar ndaj video-mesazhit të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka akuzuar Prokurorinë Speciale për mos punë. Gruda ka thënë se është e habitshme se si një ministre e Drejtësisë në …

Më shumë...

Kryetari i Tetovës Bilall Kasami, është ftuar që të paraqitet në Gjykatën Themelore të Tetovës për të dhënë dëshminë e tij

Bilall Kasami: LSDM-ja po tregon një sens më të madh për çështjen shqiptare

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, është ftuar që të paraqitet në Gjykatën Themelore të Tetovës për të dhënë dëshminë e tij, për shkak të organizimit të pritjes së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, më 11 gusht në Tetovë. Kasami në një postim ka publikuar thirrjen për të dëshmuar, …

Më shumë...

Deputeti, Ferat Shala, mori pjesë në zbulimin e pllakës përkujtimore në shtëpinë e heroit të kombit, Gani Kastrati, në fshatin Nekoc

Deputeti, Ferat Shala, mori pjesë në zbulimin e pllakës përkujtimore në shtëpinë e heroit të kombit, Gani Kastrati, në fshatin Nekoc

Eprori i lartë i UÇK-së gjatë luftës dhe deputeti i PDK-së, Ferat Shala, mori pjesë në zbulimin e pllakës përkujtimore në shtëpinë e heroit të kombit, Gani Kastrati në fshatin Nekoc të Drenasit. Me këtë rast, luftëtari i lirisë, Ferat Shala ka thënë se në shtëpinë e Gani Kastratit janë …

Më shumë...

Ambasadorja e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara, Floreta Faber, ka folur edhe për bashkëpunimin me Kongresin amerikan

Ambasadorja e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara, Floreta Faber, e cila ka përfaqësuar shtetin në Uashington për tetë vite, ka folur edhe për bashkëpunimin me Kongresin amerikan. Faber ka thënë se kur kongresmeni, Eliot Engel ishte larguar, kanë qenë vetëm tre anëtarë të kongresit që merreshin dhe punonin drejtpërdrejtë me …

Më shumë...

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani dhe Gramos Agusholli, nuk kanë ndryshuar qëndrim ndaj Kodit Civil.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani dhe Gramos Agusholli nuk kanë ndryshuar qëndrim ndaj Kodit Civil. Deputeti, Eman  Rrahmani ka thënë se nuk do ndryshojë qëndrim rreth kësaj çështje. Nuk ndryshoj qëndrim rreth kësaj çështje”, ka thënë ai. Edhe deputeti, Gramos  Agusholli ka thënë se nuk ka ndryshuar qëndrim. Dje …

Më shumë...

Flamuri “Authoctonus” i afishuar në Tetovë, gjatë vizitës së kryeministrit Kurti, ka nxitur reagime të shumta, në Maqedoni

Flamuri “Authoctonus” i ngritur gjatë një tubimi në Tetovë për shkak të vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka nxitur reagime të shumta në Maqedoninë e Veriut. Autoritetet maqedonase janë vënë në kërkim të autorit që ngriti flamurin, ndërkohë që kanë reaguar edhe presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski e kryeministri …

Më shumë...

PDK me aksion simbolik para Qeverisë, në emër të VV-së hap konkurs për diler të drogës

 Partia Demokratike e Kosovës përmes një aksioni simbolik ka reaguar përsëri për Aferën “Droga”, ku ishte i përfshirë asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Besnik Mujeci, i cili javën e kaluar u arrestua si pjesë e një grupi kontrabandues në Shqipëri, pasi iu zunë mbi 11 mijë e 300 doza …

Më shumë...

Avokati i Pjetër Shalës, Muhamed Hedi Auini ka thënë se shumë persona fillimisht kishin pranuar të takoheshin, pastaj refuzonin

Avokati i Pjetër Shalës,  ka deklaruar se në kohën  derisa kanë mbledhur provat në teren, kanë hasur në persona të cilët kanë ngurruar të flasin me avokatët lidhur me çështjen për të cilën akuzohet i mbrojturi i tij. Në konferencën përgatitore për mbrojtjen, avokati Muhamed Hedi Auini ka deklaruar se  …

Më shumë...

Kryetari, Bajram Begaj i dërgoi një telegram urimi kryetarit të Ukrainës, Vladimir Zelensky, me rastin e Ditës së Pavarësisë

Bajram Begaj: Kosova dhe Serbia të kthehen sa më shpejt në tryezën e dialogut dhe në zbatimin e marrëveshjeve

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj i dërgoi sot një telegram urimi kryetarit  të Ukrainës, Vladimir  Zelensky, me rastin e Ditës së Pavarësisë . Në mesazhin e tij, Begaj ndërsa përcjell urimet për këtë ditë vlerësoi marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve, të cilat këtë vit kremtojnë 30-vjetorin e tyre, por edhe …

Më shumë...

Ambasada amerikane e ka këshilluar Qeverinë e Kosovës, të përmbahet nga ndërmarrja e çfarëdo veprimi që shton tensionet në veri

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë konfirmoi se vendimi i autoriteteve lokale në Mitrovicë të Veriut për largimin” e institucioneve serbe nga ndërtesa komunale në Lagjen e Boshnjakëve nuk është marrë në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare, e as në përputhje me kërkesat e saj për mosndërmarrjen e veprime që …

Më shumë...

Lumir Abdixhiku: Ministria e Arsimit do të duhej të ishte e gatshme prej muajsh për ta filluar vitin e ri shkollor

Lumir Abdixhiku: Opozitën do ta bëjmë në Kuvend, studio televizive dhe në takime me qytetarë e jo si LV-ja

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Ministria e Arsimit do të duhej të ishte e gatshme prej muajsh për ta nisur vitin e ri shkollor. Ai duke folur për problemet  me tekstet shkollore, ka theksuar se do të duhej të ishte prioritet. “Një datë është me rëndësi në …

Më shumë...

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se është detyrë e Qeverisë që t’i sigurojë tekstet shkollore për nxënësit

Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se është detyrë e qeverisë që t’i sigurojë tekstet shkollore për nxënësit. Ai ka thënë se çdo justifikim për dështimin e sigurimit të teksteve shkollore është dështim i qeverisë. Në këtë kontekst, Haradinaj ka pyetur se kur është boll …

Më shumë...

Filloi dhurimi vullnetar i gjakut në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në FSK

Filloi dhurimi vullnetar i gjakut në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në FSK. Sesioni i dytë  për këtë vit, i dhurimit vullnetar i gjakut ka filluar në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në FSK. Ky aktivitet, tashmë tradicional, është bërë në kuadër të bashkëpunimit   në mes të  Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së …

Më shumë...

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për skandalin e rezervave shtetërore

Ramush Haradinaj: Qeveria po na ngul thikë pas shpine aty ku na dhemb më së shumti, në kategoritë e lirisë

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur për skandalin e rezervave shtetërore. Ai thotë se qysh herët ka paralajmëruar se në Kosovë po krijohet një formë e re e korrupsionit, të cilën Haradinaj e quan si “lidhje të shkurt”. Sipas Haradinajt, Kurti personalisht ka nënshkruar tejkalimin …

Më shumë...