HRN: Deklaratat e ministrit Murati, janë sulme të drejtpërdrejta kundër shoqërisë civile

Në diskutimet e Kuvendit të Kosovës mbi përmbajtjen e Raportit të DASH, për Kosovën, ministri i Financave, Hekuran Murati, ka shprehur shqetësim për disa pika të raportit që ai i konsideron si të bazuar në dezinformatë të mediave dhe organizatave. Reagimi i organizatave anëtare të Human Rights Network, ka qenë i shqetësuar nga këto deklarata të ministrit Murati, duke i konsideruar ato si sulme drejtpërdrejtë ndaj shoqërisë civile dhe mediave në Kosovë. Ata shprehin shqetësimin e tyre për këtë lloj praktike linçimi dhe degradimi të punës së aktivistëve dhe gazetarëve në prag të Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit. HRN thekson se raportet nga organizatat civile dhe institucionet e tjera duhet të shërbejnë si një reflektim i sinqertë i problemeve dhe sfidave me të cilat përballet shoqëria dhe qeveria, dhe secili ministër duhet të marrë ato si kritikë konstruktive për të përmirësuar punën e tyre. Në reagimin e tyre,  i bëjnë thirrje qeveritarëve që të mos përdorin deklarata linçuese dhe të përpiqen të përmirësojnë situatën në vend duke marrë në konsideratë rekomandimet dhe kritikat nga raportet e organizatave të shoqërisë civile dhe institucioneve tjera të pavarura.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano

BE-ja kërkon pajtueshmëri të Projekt-Statutit të Asociacionit me Marrëveshjet e Brukselit

Qeveria e Kosovës njoftoi se deri në fund të muajit do të përgatis vetë Statutin …