leoni

Bedri Islami: Vetëvendosja e shpallur si një lëvizje politike e së majtës, u rreshtua me shqiptarët e VMRO-së, djathtiste

Lëvizja Vetëvendosje  e prirë nga Albin Kurti, njëherësh edhe shefi i qeverisë së saj, papritmas u bë pjesë e ndarjes dhe thelluesi i mëtejshëm i saj. Në të ardhmen do të jetë më e qartë ndërhyrja e tij, shkaqet dhe synimet që kishte, duke krijuar një njësi opozitare, e cila thelloi ndarjen, rriti agresivitetin, solli në fushën politike të Shkupit dhe të Tetovës mllefin, që ishte për shfaqur në rrugët e sheshet e Kosovës, kur kjo lëvizje ishte në opozitë, krijoi ndasi të reja, krahas të vjetrave, dhe, çuditërisht, megjithëse e shpallur si një lëvizje politike e së majtës progresive, Vetëvendosja e Kurtit u rreshtua me forcat politike shqiptare që janë të njohura si përkrahëse të së djathtës, përmes së cilës edhe kanë fituar disa komuna të rëndësishme në Maqedoni, por , më tej, të njohura edhe për lidhjet e tyre me lëvizje ekstreme islamike. Sidoqoftë, si forcë politike drejtuese në Kosovë ajo përçoi shembullin e keq të shtrirjes së sherreve politike në një truall tjetër, duke i dhënë të drejtën, megjithëse të pa afishuar, e ndërhyrjes së politikës serbe në ato komuna ku pakicat serbe janë shumicë. Alibia e krijuar për nacionalizmin serb do të jetë e dhimbshme, pasojat e saj do të ndjehen në të ardhmen, por , ajo që sot është më e ndjeshme, ato u ndjenë në krijimin e një sherrnaje, jo pa pasoja, mes forcave politike shqiptare në Maqedoni, tha veprimtar atdhetar dhe analisti shumë i njohur, Bedri Islami.

Kontrolloni gjithashtu

Konfirmohet zyrtarisht se Kosova nuk do të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Kosova nuk do të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave për anëtarësim në Këshillin …