Komandanti i KFOR-it, gjenerali turk, Ozkan Ulutash, ka qëndruar në një vizitë zyrtare, në selinë e NATO-s, në Bruksel

Ulutash: Aleatët dhe partnerët e NATO-s mbështesin përpjekjet e KFOR-it për sigurimin e mjedisit të sigurt në Kosovë

Komandanti i forcave paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë, gjenerali turk,  Ozkan Ulutash, ka deklaruar se misioni ushtarak përpos që ka burime të mira, është i përkushtuar të parandalojë çdo rrezik të përshkallëzimit. Një deklaratë të tillë  e bëri në pyetjen se a ekziston vërtetë rreziku që Serbia të sulmojë ushtarakisht Kosovën, siç kanë artikuluar liderët institucional në Prishtinë. Komandanti Ulutash deklaroi se ne vazhdimisht monitorojmë të gjitha zhvillimet relevante që mund të ndikojnë në sigurinë në mbarë Kosovën dhe stabilitetin rajonal. KFOR-i ka burime të mira dhe është krijuar për t’u përballur me të gjitha sfidat që mund të ndikojnë në mjedisin e sigurisë. Në pyetjen se në të ardhmen e planifikohet të rritet numri i pjesëtarëve të KFOR-it, Ulutash ka qartësuar  se aleatët dhe partnerët e NATO-s mbështesin plotësisht përpjekjet e KFOR për sigurimin e një mjedisi të sigurt në Kosovë. Ne gjithmonë do të sigurojmë që misioni ynë të mbetet i pajisur mirë dhe i vendosur mirë për të vazhduar zbatimin e mandatit të tij si reaguesi i tretë i sigurisë, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit.

Kontrolloni gjithashtu

Konfirmohet zyrtarisht se Kosova nuk do të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Kosova nuk do të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave për anëtarësim në Këshillin …