Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se rezultatet katastrofale të testit PISA po nxjerrin në pah indiferencën e qeverisë së shpresës për çfarëdo investimi afatgjatë, nëse nuk është investim në spektaklin e liderit. Asnjë lëvizje për të ndryshuar këtë gjendje, për të tjerët që s’janë në rrethin e ngushtë …
Më shumë...Lajmet
Në gjykatën Speciale, në rastin e gjykimit të krerëve të UÇK-së, vazhdon marrja në pyetje e dëshmitarit, Sadik Halitjaha
Zëvendës-komandanti i Zonës Operative të Pashtrikut, gjatë luftës, Sadik Halitjaha, ka vazhduar dëshminë në Gjykatën Speciale. Ai është pyetur për zonën e cila ishte përgjegjësi e Batalionit të Budakovës, nëse janë mbajtur civilë të ndaluar në atë zonë. Në pyetjen se prokurorit, Genël Metro, Sadik Halitjaha, ka deklaruar: Jo që …
Më shumë...Shalanda Jung: Nëse ndihma ushtarake amerikane përfundon, Ukraina do të gjunjëzohet dhe do ta humb luftën e territoret
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë lëshuar një paralajmërim se fondet e planifikuara për Ukrainën do të përfundojnë në fund të vitit dhe Rusia mund ta fitojë luftën, nëse Kongresi nuk miraton fonde të reja. Shefja e Zyrës amerikane për Buxhet, Shalanda Jung, ka thënë, në një letër dërguar udhëheqësit …
Më shumë...OKB: Të paktën 15 mijë e 899 palestinezë i ka vrarë ushtria izraelite që nga 7 tetori, 375 të masakruar në 24 orët e fundit
Zyrtarët e lartë në Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar për një situatë fatale në Gazën e shkatërruar nga lufta, ku nuk ka vend të sigurt strehimi për civilët, pasi lufta e Izraelit me Hamasin përhapet në jug, ku shumë prej tyre kishin kërkuar më parë strehim. “Sa herë që mendojmë …
Më shumë...Republika e Çekisë mbështet anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian
Kryetari dhe anëtarët e Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, realizuan takim pune me delegacionin e Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane të Republikës Çeke, të udhëhequr nga kryetari i Komisionit z. Vlladisllav Vilimec. Kryetari i Komisionit, z. Arbër Ademi, theksoi marrëdhëniet tradicionale miqësore me Çekinë dhe …
Më shumë...KMDLNj kundërshton ndalimin e vizitave dhe telefonatave në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, për krerët e UÇK-së
KMDLNj është shprehur kundër ndalimit të vizitave dhe telefonatave në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, ku po mbahen në arrest krerët e luftës së UÇK-së. Këshilli këtë vendim e konsideron si shkelje që është ndërmarrë nga gjykata raciste për pengjet e Kosovës. Mungesa e transparencës dhe e llogaridhënies ka bërë …
Më shumë...David Shedd dhe Ivana Stradner: Kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është guvernatori i Putinit në Ballkan
Analistët e njohur gjermanë, David Shedd dhe Ivana Shtradner kanë deklaruar se kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është guvernatori i Putinit në Ballkan. Sipas tyre, konflikti me Kosovën kërcënon të përshkallëzohet, pasi fuqitë perëndimore shikojnë nga ana tjetër sepse janë të fokusuar në Ukrainë dhe Izrael. Ata në një shkrim …
Më shumë...Peter Stano: Propozimi i Brukselit për Asociacionin nuk është bërë publik pasi, përpjekjet diplomatike janë në vazhdim
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka deklaruar se propozimi i Brukselit për Asociacionin nuk është bërë publik pasi, përpjekjet diplomatike janë në vazhdim. Ne kurrë nuk i zbulojmë dokumentet zyrtare publikisht dhe as nuk marrim pjesë në shkëmbime publike për to, ndërkohë që ato diskutohen. Në të njëjtën gjë e …
Më shumë...KMDLNj ka reaguar ashpër kundër ndalimit të vizitave dhe telefonatave në Qendrën e Paraburgimit në Hagë
KMDLNj ka reaguar ashpër kundër ndalimit të vizitave dhe telefonatave në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, KMDLNj-ja këtë vendim e ka cilësuar si shkelje që është ndërmarrë nga gjykata raciste për pengjet e Kosovës, teksa ka theksuar se mungesa e transparencës dhe e llogaridhënies ka bërë që Zyra e Prokurorit …
Më shumë...Ne në Batalionin e Budakovës, gjatë luftës, nuk kemi pasur urdhër, as të drejtë ta ndalojmë askënd, tha Sadik Halitjaha
Ish-eprori i lartë i UÇK-së, Sadik Halitjaha, në vazhdim të dëshmive të tij, para trupit gjykues të gjykatës Speciale në Hagë, ka deklarua se Blerim Kuçi, i cili gjatë luftës ka qenë komandant brigade, kishte dezertuar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Një veprim i tillë, sipas Halitjahës përmbante shkelje, mirëpo …
Më shumë...Gjyqtarët e Gjykatës Speciale kanë vendosur të pranojnë si provë kopjen e një ditari, që e ka manipuluar shërbimi sekret serb
Gjyqtarët e Gjykatës Speciale kanë vendosur të pranojnë si provë kopjen e një ditari të luftës, që thuhet se qenka i një pjesëtari të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa origjinali gjendet në Serbi. Madje thuhet se ky “ditar” ka dëshmi të forta. Ditari ishte në pronësi të Shërbimit Sekret Serb, …
Më shumë...Ejup Maqedonci: Në trajnimin e organizuar në Zvicër, pjesëtarët tanë edhe një herë treguan shkallë të lartë profesionalizmi
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se pesë pjesëtarë të FSK-së, të Qendrës Ndërkombëtare të Kërkim-Shpëtimit të Gardës Kombëtare, përkrah ekipeve të kërkim-shpëtimit nga Mbretëria e Bashkuar, Spanja dhe Franca morën pjesë në trajnimin e organizuar në Zvicër. Ai bëri të ditur se pjesëtarët tanë edhe një herë treguan …
Më shumë...Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kërkon nga Albin Kurti, të mos e fyejë Policinë e Kosovës, por t’ia plotësojë kushtet
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka thënë kryeministrit të vendit, Albin Kurti të mos e fyejë Policinë e Kosovës dhe që t’ ia plotësojë kushtet. Ai ka saktësuar se Policia e Kosovës është një prej sukseseve më të mëdha të shtetit tonë. “Për dallim nga …
Më shumë...Arlinda Loncari: Me vrasjen e bashkëshortes, po të mos zbulohej se ishte vrasës, Naim Murseli do të fitonte 850 mijë euro
Avokatja nga Kosova, Arlinda Llonçari e cila punon në Suedi, ka sjellë detaje lidhur me veprimtarinë kriminale të Naim Murselit, bashkëshortit të viktimës, Liridona Ademaj-Murseli. Duke iu referuar mediave suedeze, ajo ka thënë se Naim Murseli, ka punuar si këshilltar i sigurimeve në njërën prej kompanive më të mëdha në …
Më shumë...Kryeministri Edi Rama mbajti fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së, në Shkodër
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mbajti fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së, e cila këtë herë bëri ndalesën e saj në Shkodër. Rama tregoi se tashmë Shkodra nuk është më qyteti i plehrave, një problem të cilin kryeministri e ka përsëritur shpesh herë. Ai shpjegoi se si …
Më shumë...Taulant Balla ua përkujton nenet penale deputetëve të Berishës, por nuk ka guxim të marrë masa
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar pas kaosit dhe tensioneve sot në Kuvend. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Balla kujton Kodin Penal për deputetët e opozitës. Ai shprehet se Kodi Penal përcakton qartësisht në nenet 151 dhe 154 veprat penale të shkatërrimit,dëmtimit me dashje të pronës me zjarr …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
