leoni

Presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva ka thënë se Izraeli po bënë  gjenocidit kundër civilëve palestinezë në Rripin e Gazës

Duke folur për gjendjen gjithnjë e më të rënduar në Lindjen e Mesme, presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva ka thënë se Izraeli po bënë  gjenocidit kundër civilëve palestinezë në Rripin e Gazës. Ai ka deklaruar për medie se ajo që po ndodh në Rripin e Gazës nuk është një luftë, është një gjenocid. “Nuk është një luftë ushtarësh kundër ushtarëve. Është një luftë mes një ushtrie shumë të përgatitur dhe grave e fëmijëve” deklaroi  presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva para gazetarëve në Addis Ababa, ku po merrte pjesë në një samit të Bashkimit Afrikan. Ai e ka dënuar sulmin e 7 tetorit të Hamasit ndaj Izraelit si një akt “terrorist”, por që atëherë ai është rritur me zë kritik ndaj fushatës ushtarake hakmarrëse të Izraelit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Bashkim Ramosaj reagon për subvencionet: APK nuk ka gjetur konflikt interesi tek zyrtarët komunalë

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka reaguar ndaj zërave publikë dhe shqetësimeve të …