Lajmet

Turqia e ka informuar NATO-n se ratifikimi i anëtarësimit të Suedisë nuk do të përfundojë në kohën e caktuar paraprakisht

Turqia e ka informuar NATO-n se ratifikimi i anëtarësimit të Suedisë nuk do të përfundojë në kohë për të mundësuar ceremoninë e anëtarësimit gjatë takimit të ministrave të jashtëm të aleancës javën e ardhshme, thanë të mërkurën dy burime që kanë njohuri për këtë çështje. Javën e kaluar, komisioni i …

Më shumë...

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër 10 të pandehurve, 8 zyrtarë dhe dy qytetarë, në rastin “Subvencioni IV

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër dhjetë të pandehurve, prej tyre tetë zyrtarë dhe dy qytetarë, në rastin e njohur si “Subvencioni IV”. Prokuroria Speciale njofton se personat zyrtarë si të pandehur janë, tre zyrtarë nga Agjencia për Zhvillimin e …

Më shumë...

Dëshmitarja e mbrojtjes, Safete Hadërgjonaj, para trupit gjykues të Gjykatës Speciale, në Hagë, tha se nuk e ka njohur, Pjetër Shalën

Dëshmitarja e mbrojtjes, Safete Hadërgjonaj, para trupit gjykues të Gjykatës Speciale, në Hagë, tha se nuk e ka njohur, Pjetër Shalën

Dëshmitarja e mbrojtjes, Safete Hadërgjonaj, gjatë paraqitjes së saj para trupit gjykues të Gjykatës Speciale, në Hagë,  ka thënë se për Pjetër Shalën, ka dëgjuar vetëm atëherë kur ai është arrestuar. Ajo ka deklaruar para trupit gjykues  se iu ka dukur shumë  qesharake kur e ka marrë ftesën si dëshmitare …

Më shumë...

PSD: Nuk do ta lejojmë vizitën e Trendafiloves, në Kosovë, në kohën kur Gjykata Speciale po i persekuton luftëtarët e UÇK-së

Pasi është paralajmëruar se kryetarja e Gjykatës Speciale të Hagës, Ekaterina Trëndafilova, më 29 nëntor do të vijë në Prishtinë, PSD-ja do të organizojë protestë ka me dije kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj. Ai ka thënë se nuk do ta lejohet mbarëvajtja e  kësaj vizite në kohën kur Gjykata Speciale …

Më shumë...

Edi Rama: Rruga euroatlantike e Kosovës s’ diskutohet, hezitimi për ta njohur nga të gjitha vendet e BE-së e NATO-s, nuk i përket së ardhmes

Edi Rama: Rruga euroatlantike e Kosovës s’ diskutohet, hezitimi për ta njohur nga të gjitha vendet e BE-së e NATO-s, nuk i përket së ardhmes

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një konferencë të përbashkët në Shkup me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë që drejtimi euroatlantik i Kosovës tashmë as që diskutohet, raporton “Euronews Albania”. “Kahja euroatlantike e Kosovës është jashtë çdo diskutimi, ndërsa hezitimi për ta njohur nga vendet e BE-së dhe …

Më shumë...

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka takuar dje liderët e Ballkanit Perëndimor në një samit në Maqedoninë e Veriut

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka takuar dje liderët e Ballkanit Perëndimor në një samit në Maqedoninë e Veriut

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka takuar dje liderët e Ballkanit Perëndimor në një samit në Maqedoninë e Veriut. Në konferencën e përbashkët për medie, pas takimit me liderët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Kroacisë dhe Malit të Zi, Stoltenbergu u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me …

Më shumë...

Kryeministri Albin Kurti, ditë më parë ka takuar Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Mihael Davenport

Kryeministri Albin Kurti, ditë më parë ka takuar Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Mihael Davenport

Kryeministri Albin Kurti, ditë më parë ka takuar Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Mihael Davenport. Në këtë takim ata kanë folur për kërkesën e Serbisë për mbajtje të zgjedhjeve në territorin e Republikës së Kosovës. Kurti e ka theksuar se siç e ka njoftuar shefin e OSBE-së përmes …

Më shumë...

OKB: Që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë në vitin 2022 e deri më tani janë vrarë 10 mijë civilë dhe janë plagosur 18.500

Kombet e Bashkuara (OKB) njoftuan se që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë në vitin 2022 e deri më tani janë vrarë 10 mijë civilë dhe janë plagosur 18.500 të tjerë, transmeton Anadolu. Ndihmës sekretari i përgjithshëm për Evropën, Azinë Qendrore dhe Amerikën në Departamentin e Çështjeve Politike të OKB-së, Miroslav …

Më shumë...

7 mijë e 500 euro është paga mujore e një Gani Jakupit, që paguhet nga Buxheti i Kosovës si këshilltar i ministres, Donika Shvarc

Jo më pak se 7 mijë e 500 euro është paga me të cilën, njëfarë  zhongleri, i quajtur,  Gani Jakupi,  paguhet nga Qeveria e Kosovës për pozitën,  këshilltar në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, dikaster ky i cili udhëhiqet nga Donika Shvarc. Ky farë, Gani Jakupi jeton në …

Më shumë...

Paga mujore e njëfarë artisti, 7. 500 euro në muaj, është baras sa pagat mujore e 50 veteranëve të luftës së UÇK-së

Paga mujore e një të vetëquajturi artist 7. 500 euro në muaj është sa pagat mujore e 50  veteranëve të luftës së UÇK-së, pagat e të cilëve nuk pranon t’ i rrisë  Qeveria e Albin Kurtit sepse po bën përpjekje ta ulë numrin e veteranëve nga 40 mijë, në 15 …

Më shumë...

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, konstaton se edhe kësaj radhe zjarri në Institut, është shkaktuar si pasojë e një defekti elektrik

Haxhiu: Vendimet e shfuqizuara sot nga qeveria nuk prekin pagat e prokurorëve e gjyqtarëve

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se ka informacione se zjarri në Institutin e Mjekësisë Ligjore  është shkaktuar si pasojë e një defekti elektrik. Në një prononcim para gazetarëve, ajo ka shtuar se nuk ka pasur djegie të mostrave, arkivit apo mbetjeve mortore në IML. “Nga vlerësimet e djeshme, …

Më shumë...

Edi Rama: Duhet të zbatohet sa më shpejt kërkesa e Shqipërisë për bashkëfinancim me NATO-n, lidhur me bazën e re detare, në Porto Romano

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama ka folur gjatë konferencës së përbashkët për shtyp që u mbajt në Shkup me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Ai deklaroi  se duhet të zbatohet sa më shpejt kërkesa e Shqipërisë për bashkëfinancim me NATO-n, për bazën e re detare në Porto Romano. …

Më shumë...

Eva Palatova: Kosova duhet ta zbatojë marrëveshjen drejt normalizimit për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve jo shumicë

Zëvendës-shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Eva Palatova, gjatë një Forumi të mbajtur në Selanik, i cili është organizuar nga UNMIK-u, ka folur për qasjen e BE-së ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ajo ka thënë se BE-ja …

Më shumë...

Prokurori i Shtetit ka njoftuar opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetë aktakuza

Prokurori i Shtetit ka njoftuar opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetë  aktakuza kundër gjashtëdhjetenjë  personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë njëmbëdhjetë (11) persona, si dhe janë bërë gjashtë (6) …

Më shumë...

Albin Kurti, “trim” me fjalë kur flet para “popullit” të Vetëvendosjes, frikacak e i mjerë para autoriteteve ndërkombëtare dhe hijes së Radojçiqit

Albin Kurti

Albin Kurti  vazhdimisht po  ndërron sipas situatës, pikërisht sikur kameleoni. Kur flet para gazetarëve, apo para popullit të Vetëvendosjes, fryn muskujt e tregohet trim mbi trimat, sidomos kur flet për  aksionin e Policisë në veri të Kosovës kundër një bande  serbe, në krye me terroristin, Radojçiq, i cili u ndërmor …

Më shumë...

Zëdhënësi i NATO-së gjatë luftës në Kosovë, Xhejmi Shea, bën thirrje që trupat e NATO-së të rrisin angazhimin e tyre, në Kosovë

Jamie Shea

Zëdhënësi i NATO-së gjatë luftës, në Kosovë, Xhejmi Shea, ka bërë thirrje që trupat e NATO-së të rrisin angazhimin e tyre në Kosovë, për shkak të tensioneve të larta me Serbinë, pasi konsideron se  situata në Ballkanin Perëndimor është e ndjeshme, për shkak të shtimit të  ushtrisë serbe pranë kufirit …

Më shumë...