Shaip Kamberi: Nën fishkëllimat e opozitës ka dështuar përfundimi i seancës konstituive në Kuvendin e Serbisë

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka bërë të ditur se sot nën fishkëllimat e deputetëve të opozitës ka dështon përfundimi i seancës konstituive në Kuvendin e Serbisë. Sipas tij, ishte një teatër absurdi.  Ai shkruan se nën fishkëllimat e opozitës dështon përfundimi i seancës konstituive në Serbi. Përveç verifikimit të mandateve nuk është arritur që të zgjidhet kreu i parlamentit, sepse opozita me protestat përmes fishkëllimave nuk ka lejuar vazhdimin e seancës. Nuk dihet kur do të jetë vazhdimi. Gjithë kjo tollovi u karakterizua me akuzat e ndërsjella pozitë- opozitë se kush është bashkëpunëtor i Kurtit. Sidoqoftë, bashkë me deputetët Ahmedin dhe Selmën nga SDA ne do të vazhdojmë angazhimin tonë në një mjedis politik parlamentarë të kontaminuar, ka shkruar Shaip Kamberi në një postim të tij.

 

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …